
Hoxhaj nesër në seancën e KS të OKB-së
Ministri i Punëve të Jashtëm i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj nesër do të marrë pjesë në seancën e radhës të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku do të shqyrtohet raporti tremujor për situatën në Kosovë i Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-moon.
Ministri Hoxhaj do t’i drejtohet Këshillit të Sigurimit me një fjalim, ku do të paraqes progresin e vazhdueshëm që po shënohet në Republikën e Kosovës dhe për sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova në këtë fazë.
Hoxhaj do të njoftojë anëtarët e KS të OKB-së, për fuqizimin e vazhdueshëm të shtetësisë së Kosovës, progresin e brendshëm institucional, shoqëror e ekonomik, si dhe për forcimin e mëtutjeshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.
Ministri i Jashtëm i Kosovës do të flasë edhe për gjendjen në veri të Republikës së Kosovës, për zhvillimet e fundit dhe për vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës, që në bashkëpunim të ngushtë me faktorin ndërkombëtar, të vendosë sundimin e rendit dhe ligjit në këtë pjesë të territorit.
Hoxhaj do të raportojë edhe për dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe moszbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani, nga pala serbe.
Ministri Hoxhaj, para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, do të paraqesë edhe angazhimin e fuqishëm institucional dhe shoqëror të Kosovës në avancimin sa më të shpejtë në rrugën integruese evropiane. (INA)
Ibrahimi zgjidhet sekretar i komunës së Dollnenit
Kandidati i PDSH-së për kryetar komune në komunën e Dollnenit, Sevgani Ibrahimi është zgjedhur sekretar i kësaj komune, ku në raundin e tretë zgjedhor fitoi ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Izet Zeqiri jep dorëheqje nga funksioni i deputetit (8)
- SHSHM reagon për maltretimin e gazetarit të INA (7)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- Qosja: Nëse Berisha fiton përsëri, është katastrofë historike (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj