advertisement
Fillimi | Kosovё | Ndryshimi i kufijve të Kosovës sjell ndarje reja në Ballkan
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Ndryshimi i kufijve të Kosovës sjell ndarje reja në Ballkan

Ndryshimi i kufijve të Kosovës sjell ndarje reja në Ballkan

Ndryshimi i kufijve të Kosovës do të shpie deri te ndarjet e reja në Ballkan dhe kjo do të ishte kërcënim për paqen në rajon. Kështu ka deklaruar dje në Pejë komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, ku ka lavdëruar punën e forcave paqeruajtëse në Kosovë.

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjenerali Erhard Drews, i ka porositur kosovarët që të mendojnë dhe të punojnë për integrimet euroatlantike dhe evropiane si rruga më e mirë e suksesit dhe e së ardhmes së vendit. Porosia e numrit një të KFOR-it është bërë nga baza ushtarake e KFOR-it në Pejë në fshatin Italia, ku të hënën është bërë ndërrimi i komandës në pjesën perëndimore ku vepron KFOR-i, transmeton Koha.net.

Në ceremoninë ushtarake të mbajtur me këtë rast ka marrë pjesë edhe ministri italian i Mbrojtjes, Gianpaolo di Paolo.

Gjeneral Drews është shprehur i bindur se Kosova është duke ecur përpara dhe në këtë drejtim duhet të shikojmë vetëm nga e ardhmja dhe jo e kaluara. Ndërsa i pyetur nga gazetarët për sigurinë në pjesën veriore të Mitrovicës, Drews ka thënë se KFOR-i ofron siguri për të gjithë qytetarët, duke përfshirë edhe pjesën veriore.

“KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës mandatin e tyre e kanë të krijojnë siguri në gjithë vendin, por respektimi i ligjit lidhet edhe me EULEX-in”, ka thënë Drews.

Ai ka falënderuar ushtarët italianë të KFOR-it që kanë shërbyer në Kosovë gjatë këtij 6- mujori dhe ka uruar ushtarët e rinj që kanë nisur misionin e tyre të hënën.

Ministri italian i Mbrojtës, Gianpaolo di Paolo, ka qenë shumë i shkurtër në adresimin para ushtarëve të rreshtuar. “Dola këtu vetëm për t’ju përshëndetur juve që keni punuar në shumë shtete të tjera dhe keni krijuar siguri për qytetarët. Një falënderim i madh për punën që keni zhvilluar edhe në momentet me të vështira”, ka thënë ministri italian Paolo. (KD/INA)

Vlerëso tekstin
0

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Kosovё
Previous
image
Lulzim Peci jep dorëheqje
Lulzim Peci ka dhënë dorëheqje nga emërimi i tij si zyrtar ndërlidhës në Beograd. ...
image
Hill dhe Petritsch shpallen “Doctor Honoris Causa”
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” i ka nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” ambasadorin amerikan Christopher Hill dhe ambasadorin austriak Wolfgang Petritsch, në shenjë falënderimi ...
image
AKR: Jemi parti e fuqishme, nuk po fundosemi
Aleanca Kosova e Re reagon ndaj shkrimit “AKR-ja nuk e kalon pragun “ të botuar në një të përditshme kosovare. ...
image
Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Irlandës për perspektivën evropiane të Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, priti në takim ministren për Çështje Evropiane të Irlandës, Lucinda Creighton, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë. ...
image
VV ndez në flakë "Marrëveshjen me Serbinë"
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur në orët e vona të natës duke organizuar një aksion simbolik me të cilin shprehin mospajtimin e tyre për ...
image
Bondsteel pritet të mbyllet më 2014
Shtetet anëtare të NATO-s po e mendojnë seriozisht reduktimin e mëtutjeshëm të KFOR-it. Në këtë drejtim po mendohet mbyllja e kampit "Bondsteel"....
image
Edhe dy muaj paraburgim për Limaj
Fatmir Limajt e nëntë ish-bashkëluftëtarëve të tij, të akuzuar për krime lufte, tash të njohur si rasti “Kleçka”, u është vazhduar arresti shtëpiak ...
image
Kah do të shkojë Jakup Krasniqi
“Kah do të shkojë Jakup Krasniqi”, “A do të hapë parti të re ai”, “Ka gjasë që Krasniqi të pësojë si Daci,apo të fitoj një numër të konsiderueshëm të votave ”. Këto fjali që po qarkullojnë së fundmi në media e kanë shqetësuar shumë ish-sekretarin e PDK-së, Jakup Krasniqi....
image
Bukoshi i pafajshëm, Tolaj dënohet me 18 muaj burg
Pas gati dy vite ndjekje penale ish –Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj që akuzohej për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare sot doli ...
image
Ministri Hoxhaj po merr pjesë në takimin ministror të Kartës së Adriatikut
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po merr pjesë sot në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5), që po zhvillohet në Shkup. ...
image
VV i përgjigjet diplomatit amerikan, Edward Joseph
Lëvizja Vetëvendosje, konkretisht nënkryetari i saj, Shpend Ahmeti i është përgjigjur diplomatit amerikan, Edward Joseph, i cili kishte thënë se SHBA-të kanë vendosur pesë kushte për Vetëvendosje nëse duan të bashkëpunojnë në të ardhmen....
image
Bruksel: Pa marrëveshje për telekomunikacion as pas 6 orësh bisedime
Delegacioni i Serbisë dhe ai i Kosovës nuk u morën veshë as në fund të bisedimeve të sotshme, të mbajtura si rëndom në Bruksel, që ...
image
Pacolli merr premtim për njohje nga Tajlanda
Zëvendëskryeministri i Kosovës, z.Behgjet Pacolli ka pritur në një takim një delegacion të shtetit të Tajlandës, të udhëhequr nga i dërguari i kryeministressë këtij vendi, z.Pichate Satirachaval....
image
U promovua libri për veprimtarin Naser Hanin
Në Institutin e Albanologjisë në Prishtinë dje u promovua libri “Një jetë në shërbim të lirisë” kushtuar veprimtarit të çështjes kombëtare Naser Hanit, i autorit ...
image
Sot vazhdojnë bisedimet në Bruksel
Brukseli mirëpret sërish të hënën delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, për një raund të ri të dialogut teknik në fushën e telekomunikacionit dhe energjetikës.Sipas paralajmërimeve ...
Next