advertisement
Fillimi | Kosovё | Rusia akuzon Kosovën se po stërvit rebelët sirianë
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Rusia akuzon Kosovën se po stërvit rebelët sirianë

Rusia akuzon Kosovën se po stërvit rebelët sirianë

Ministria e Jashtme e Rusisë ka shfaqur të hënën shqetësime për raportimet që falsin se rebelët sirianë po trajnohen në Kosovë dhe se po stërviten nga anëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po krijojnë bazën ndërkombëtare për stërvitje të rebëve. 

Gazeta "Dnevni Avaz" e Sarajevës citon protestën ruse, në të cilën theksohet “Vëmendjen tonë e tërheqin raportet e fundit mediale mbi lidhjet e opozitës siriane dhe të autoriteteve’, siç citohet, “të të ashtuquajturës Republika e Kosovës. Kjo përfshin jo vetëm shkëmbimin e përvojave për organizimin e lëvizjeve separatiste të drejtuara kundër regjimeve, por përfshin stërvitjen e rebelëve të Sirisë në Kosovë”.

Sipas pohimeve të Moskës, qendrat stërvitore ndodhen në ish-bazat e UÇK-së, kurse “shndërrimi i Kosovës në bazë ndërkombëtare për ushtrimin e rebelëve për formacione të ndryshme të armatosura mund të jetë faktor kryesor destabilizues në Ballkan”.

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka vlerësuar se qëllimet e tilla bëjnë të shqetësohemi dhe se qëllimet e stërvitjes se rebelëve sirianë në Kosovë janë në kundërshtim me përpjekjet e Kombeve të Bashkuara dhe të të deleguarit special paqësor të saj, Kofi Annanit. 

“Jemi këtu që të marrim mësime. Në Kosovë e kanë kaluar këtë rrugë dhe kanë përvojat e nevojshme aq të dobishme për ne. Posaçërisht dëshirojmë të dimë se si të unifikojmë në një ushtri grupet tona të armatosura të shkapërderdhura:, është shprehur njëri nga liderët e opozitës së armatosur siriane dhe luftëtar për të drejtat njerëzore, Amar Abdulhamid. Abdulhamidi kishte braktisur Sirinë në vitin 2005 dhe ishte vendosur në SHBA, i cili qysh më herët njihet si kundërshtar i regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad. 

Edhe përfaqësuesi rus në Këshillin e Sigurimit dje akuzoi Kosovën se po stërvit rebelët sirianë. Por, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj mohoi akuzat e tilla. (KD/INA)

Vlerëso tekstin
0

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

shkupi në 15/05/2012 16:22:42
avatar
edhe ky raport tregon lidhsmerin qe kan ngjarjet e fundit qe po ndodhin ne kosoven lindore ne veri te kosoves dhe ne maqedoni.po shifet qart se qarqet sllave me qdo kusht po tentojn ti njollosin si destabilizues shqiptart prandaj boshti mosk beograd shkup athin vazhdimisht po sulmon shqiptart her si radikal islamik her si trajnus te rebeleve sirian si terorist.e ghith kjo tregon se qarqet sllave kan mar nje hov per ti sulmue shqiptart si popull e jo si musliman per ate problemet nuk jan te karakterit fetar po re karakterit etnik.
Thumbs Up Thumbs Down
2
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Kosovё
Previous
image
Guri për Paqe në Kosovë shënon fillimin e Javës së Tolerancës dhe Pajtimit
Kosova sot iu bashkua mbi 100 shteteve që e kanë marrë Gurin për Paqe, një simbol të dëshirës së vendosur për paqe. ...
image
Westerwelle: Zbatimi i marrëveshjes, pastaj integrimet
Pas marrëveshjes së 19 prillit, Kosova dhe Serbia duhet të kalojnë në fazën e zbatimit të saj, ka deklaruar tw hënën në Prishtinë, ministri i ...
image
Westerwelle viziton Prishtinën
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle vazhdon vizitën në Serbi, ku do të takojë sot edhe presidentin dhe kryeministrin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, përkatësisht ...
image
Kosova dhe Shqipëria me rrezik mesatar nga terrorizmi
 Kompania e sigurimeve Aon dhe ndërmarrja për këshillime The Risk Advisory Group kanë hetuar 200 vende të botës lidhur me shkallën e rrezikut terrorist që ...
image
Qeveria e Kosovës do të kërkojë sqarime nga ambasada e SHBA-ve për Trepçën
Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe Resurse Natyrore të Serbisë, për bashkëpunimin biznesor dhe teknik në ...
image
Bllokohen pronat e Naser Kelmendit në Sarajevë
Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës ka bllokuar 7 prona të paluajtshme të biznesmenit kosovar, të arrestuar në Kosovë, Naser Kelmendi. Ndër patundshmëritë e bllokuara është edhe ...
image
Hoxhaj: Estonia, model për Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Estonisë, është takuar sot me ministrin ...
image
Pa marrëveshje bisedimet për çështjet teknike
Shefi i ekipit serb në bisedimet teknike në mes të Kosovës dhe Serbisë, Dejan Paviçeviq e ka vlerësuar si shumë pozitiv takimin e sotëm në ...
image
Sfidat e Kosovës në procesin e eurointegrimeve
Sot në Kolegjin Universitar ISPE është mbajtur konferenca me temë:’’Roli i Komisionit për Integrime Evropianë në Procesin e Integrimeve të Kosovës në BE’’, panelistë në ...
image
Nikoliq paralajmëron Westerwelen: As Kosovën, as vetëvrasje
“Gjermania do të duhej ta kuptonte se nuk ia vlen që me shantazhe të na detyrojë t’ia presim vetes venet ose të bëjmë vetëvrasje. Kosovën ...
image
Rasti Limaj, mbrojtja pret të bie poshtë aktakuza
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në sallën e improvizuar në "Kinemanë ABC1", sot mbahet seanca e radhës ndaj Fatmir Limajt dhe të akuzuarve të tjerë ...
image
Aktakuzë ndaj kryetarit dhe pesë zyrtarëve të Prizrenit
Prokurori i EULEX-it ka ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë zyrtarëve tjerë të kësaj komune.Ramadan Mujës i ngarkohen katër ...
image
Spanja: Nuk e njohim Kosovën, pa e njohur Serbia
Spanja edhe më tej refuzon ta njoh shtetin e Kosovës, ka deklaruar sot ministri spanjoll i Punëve të Jashtme, Jose Manuel Garcia Margallo gjatë vizitës ...
image
Kërkohet zbardhja e fatit të Ukshin Hotit
Në Krushë të Madhe të Rahovecit, në 14-të vjetorin e zhdukjes së tij nga Burgu i Dubravës, u kërkua sërish zbardhja e fatit të Ukshin ...
image
Biden kërkoi nga Daçiqi zbatimin e plotë të marrëveshjes
Zëvendëspresidenti i SHBA, Joseph Biden ka takuar në Washingtonn kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq të cilin e ka uruar ‘për arritjen e marrëveshjes fillestare në ...
Next