advertisement
Fillimi | Kosovё | Plani i dialogut për veriun publikohet më 10 shtator
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Plani i dialogut për veriun publikohet më 10 shtator

Plani i dialogut për veriun publikohet më 10 shtator

Qeveria e Kosovës do të shfrytëzojë prezencën e përfaqësuesve të 25 shteteve anëtare të Grupit Ndërkombëtar Drejtues për të prezantuar planin e dialogut për veriun e Kosovës. Disa ditë më vonë, pritet që të nisë dialogu, kanë bërë të ditura burime të gazetës. Si rezultat i prezantimit të planit, shtetet që mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe që janë pjesë e GND-së do të marrin vendim për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë. Në këtë mënyrë, Qeveria e Kosovës do të plotësojë edhe një kriter të kërkuar në Raportin e Progresit nga Bashkimi Evropian, e që është prezantimi i një strategjie integrimi për veriun. Plani parasheh konsultime me përfaqësuesit e tri komunave veriore dhe asaj të Mitrovicës së veriut, në mënyrë që të fillojë zbatimi i planit të Ahtisaarit, pa iu përmendur emri. 

“Koha Ditore” shkruan sot se burime të saj kanë bërë të ditur se bartës së këtij dialogu do të jenë përfaqësues të tjerë të ekzekutivit kosovarë, dhe jo ekipi që ka prezantuar vendin në dialogun teknik me Beogradin. 

Burimet e gazetës kanë shpjeguar se deri në shtator, pritet që presidenti i ri i Serbisë, nëse do të jetë Boris Tadiq, të marrë vendim që në bazë të Kushtetutës së Serbisë të emërojë përfaqësuesit e komunave veriore, ndërkaq që komuniteti ndërkombëtar po bënë presion që deri atëherë nga veriu të largohen edhe strukturat e MUP-it nga veriu. 

Dialogu fillimisht do të jetë vetëm mes Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të veriut, por siç i ka thënë gazetës një zyrtar ndërkombëtar i akredituar në Kosovë, “në një fazë të mëvonshme, Serbia duhet të jetë palë e dialogut, në mënyrë që të garantojë zbatimin e marrëveshjeve të mundshme”.

Shtetet që janë pjesë e Grupit Ndërkombëtar Drejtues e që e kanë mbikëqyrur pavarësinë Kosovës nëpërmjet Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), sipas burimeve të gazetës, janë pajtuar që të mos e kushtëzojnë përmbylljen e mbikëqyrjes me zbatimin e plotë të pakos edhe në veri, por të mjaftohen me prezantimin e një iniciative seriozet ë Qeverisë së Kosovës për integrimin e veriut. (INA)

Vlerëso tekstin
0

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Kosovё
Previous
image
Kosova dhe Shqipëria me rrezik mesatar nga terrorizmi
 Kompania e sigurimeve Aon dhe ndërmarrja për këshillime The Risk Advisory Group kanë hetuar 200 vende të botës lidhur me shkallën e rrezikut terrorist që ...
image
Qeveria e Kosovës do të kërkojë sqarime nga ambasada e SHBA-ve për Trepçën
Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe Resurse Natyrore të Serbisë, për bashkëpunimin biznesor dhe teknik në ...
image
Bllokohen pronat e Naser Kelmendit në Sarajevë
Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës ka bllokuar 7 prona të paluajtshme të biznesmenit kosovar, të arrestuar në Kosovë, Naser Kelmendi. Ndër patundshmëritë e bllokuara është edhe ...
image
Hoxhaj: Estonia, model për Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Estonisë, është takuar sot me ministrin ...
image
Pa marrëveshje bisedimet për çështjet teknike
Shefi i ekipit serb në bisedimet teknike në mes të Kosovës dhe Serbisë, Dejan Paviçeviq e ka vlerësuar si shumë pozitiv takimin e sotëm në ...
image
Sfidat e Kosovës në procesin e eurointegrimeve
Sot në Kolegjin Universitar ISPE është mbajtur konferenca me temë:’’Roli i Komisionit për Integrime Evropianë në Procesin e Integrimeve të Kosovës në BE’’, panelistë në ...
image
Nikoliq paralajmëron Westerwelen: As Kosovën, as vetëvrasje
“Gjermania do të duhej ta kuptonte se nuk ia vlen që me shantazhe të na detyrojë t’ia presim vetes venet ose të bëjmë vetëvrasje. Kosovën ...
image
Rasti Limaj, mbrojtja pret të bie poshtë aktakuza
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në sallën e improvizuar në "Kinemanë ABC1", sot mbahet seanca e radhës ndaj Fatmir Limajt dhe të akuzuarve të tjerë ...
image
Aktakuzë ndaj kryetarit dhe pesë zyrtarëve të Prizrenit
Prokurori i EULEX-it ka ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë zyrtarëve tjerë të kësaj komune.Ramadan Mujës i ngarkohen katër ...
image
Spanja: Nuk e njohim Kosovën, pa e njohur Serbia
Spanja edhe më tej refuzon ta njoh shtetin e Kosovës, ka deklaruar sot ministri spanjoll i Punëve të Jashtme, Jose Manuel Garcia Margallo gjatë vizitës ...
image
Kërkohet zbardhja e fatit të Ukshin Hotit
Në Krushë të Madhe të Rahovecit, në 14-të vjetorin e zhdukjes së tij nga Burgu i Dubravës, u kërkua sërish zbardhja e fatit të Ukshin ...
image
Biden kërkoi nga Daçiqi zbatimin e plotë të marrëveshjes
Zëvendëspresidenti i SHBA, Joseph Biden ka takuar në Washingtonn kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq të cilin e ka uruar ‘për arritjen e marrëveshjes fillestare në ...
image
Veseli: proceset ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së janë politike
Nënkryetari i parë i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli gjatë një vizite në Malishevë ka thënë se proceset gjyqësore që janë duke vazhduar ndaj ...
image
Bilanci zyrtar i Luftës së Kosovës: 11 840 të vrarë
Në Kosovë nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 ka pasur 12 843 viktima shqiptare, prej tyre 1 741 femra......
image
Albin Kurtit i jepet viza amerikane
Pas shumë refuzimeve, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti ka marrë vizën amerikane.Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje në përbërjen e Albin Kurtit do të qëndrojnë ...
Next