advertisement
Fillimi | Kosovё | BE-ja Thaçit: Integrimi varet nga Kosova
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

BE-ja Thaçit: Integrimi varet nga Kosova

BE-ja Thaçit: Integrimi varet nga Kosova

Bashkimit Evropian nuk po i bëjnë shumë përshtypje kritikat e kryeministrit Hashim Thaçi. Unioni i 27 shteteve, pesë prej të cilave nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndien se ka bërë shumë investime dhe e ka përkrahur shtetin e ri. 

Zyrtarë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë i ka thënë “Kohës Ditore” se dy proceset për të cilat po kritikon kryeministri Hasim Thaçi, varen nga rezultatet e institucioneve të Kosovës. Rezultatet e studimit të fizibilitetit do të tregojnë gjendjen reale të Kosovës, ndërkaq që edhe liberalizimi i vizave, pas dorëzimit të udhërrëfyesit që pritet të ndodhë së shpejti, do të varet krejtësisht nga puna e institucioneve të Kosovës. 

Sipas shefit të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, të dy proceset, edhe liberalizimi, edhe procesi i integrimit, kërkojnë reforma të mundimshme dhe me kosto politike.

Kosova, shteti më i ri në Evropë, ka misionin më të madh të BE-së, EULEX, i cili ndihmon autoritet e Kosovës në përmirësimin e sundimit të ligjit. E gjithë politika kosovare e sheh integrimin në Bashkimin Evropian si qëllim të përbashkët, por procedurat e ngadalta të anëtarësimit e edhe ato të liberalizimit të vizave kanë bërë që zërat për mostrajtim të drejtë nga BE-ja të rriten në shtetin që është edhe me i izoluari në Evropë. 

Kohëve të fundit, gjuhën kritike ndaj BE-së e ka kultivuar edhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi. Sipas tij, BE-ja po tregohet e ngadaltë karshi entuziazmit të kosovarëve për të qenë pjesë e BE-së. Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, në një bisedë për “Kohën Ditore”, ka thënë se gjithçka varet nga rezultatet e Kosovës. 

“Gjithkush duhet ta dijë se këto përpjekje janë të mundimshme dhe janë të kushtueshme në aspektin politik dhe institucional, si dhe kërkojnë reforma ekonomike. Të gjitha vendet kanë kaluar të njëjtin proces. Është një proces me kushte dhe progresi matet me rezultate konkrete”, ka thënë Zhbogar.

Kritikave për ngathtësi të Bashkimit Evropian u është bashkuar së fundi edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunachek.  

Vlerëso tekstin
0

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Kosovё
Previous
image
Prokuroria kërkon paraburgim për ambasadorin Selimi dhe të tjerët
Prokuroria Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi është paraqitur në Gjykatën e Apelit, i shoqëruar nga një polic i EULEX-it. Në fillim është thirrur ...
image
Fushata “Ta pastrojmë Kosovën”
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinore të premten organizon fushatën "Ta pastrojmë Kosovën". Fushata “Ta pastrojmë Kosovën” ka për qëllim mobilizimin e qytetarëve të Kosovës për ...
image
Pesë ish-komandantë të UÇK-së arrestohen për krime lufte
Policia e EULEX-it në bashkërendim me Njësinë e Operacioneve Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), kanë arrestuar pesë persona. ...
image
Harmonizohet teksti i marrëveshjes së prillit
Ka përfunduar takimi mes Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiq, i ndërmjetësuar nga baronesha Catherine Ashton. Palët nuk kanë arritur ndonjë ...
image
Sondazhi: PDK 31, LDK 26, VV 20 përqind
Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, atëherë Partia Demokratike e Kosovës do të merrte 31 për qind të votave të qytetarëve të Kosovës, thuhet ...
image
Ritakohen sot Thaçi -Ashton -Daçiq për Marrëveshjen
Dje u raportua nga Brukseli se të dy kryeministrat janë afër me qëndrime rreth planit të zbatimit të Marrëveshjes. ...
image
Dëshmitari “M” akuzon EULEX-in për presion
Dëshmitari “M” ka përfunduar dëshminë në rastin “Kleçka”. Ai nëpërmjet video-linkut, zëri i të cilit ka qenë i deformuar dhe nuk i është dukur fytyra, ...
image
Hoxhaj kundër ideve të Daçiqit për shkëmbim territores
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, idetë e Ivicia Daçiqit i ka cilësuar krejtësisht të papranueshme dhe në kundërshtim më vlerat evropiane ...
image
Serbët djegin flamurin e BE-së dhe të Kosovës
Simpatizantë të Partisë Radikale Serbe (SRS) kanë djegur sot flamurin e Bashkimit Evropian dhe atë të Kosovës, përpara ndërtesës së Presidencës së Serbisë ...
image
LB: Heshtje e dyshimtë e Qeverisë së Kosovës
Ditëve të fundit, konsorciumi amerikan “New Generation Power” lidhi një marrëveshje me Qeverinë e Serbisë për investime në gjigantin metalurgjik të Trepçës....
image
Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Sllovenisë dhe Shqipërisë
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Jožef Hlep dhe ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka. ...
image
Bruksel, sot takimi Thaçi - Daçiç
Në Bruksel sot pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç, të cilët do të diskutojnë për ...
image
Guri për Paqe në Kosovë shënon fillimin e Javës së Tolerancës dhe Pajtimit
Kosova sot iu bashkua mbi 100 shteteve që e kanë marrë Gurin për Paqe, një simbol të dëshirës së vendosur për paqe. ...
image
Westerwelle: Zbatimi i marrëveshjes, pastaj integrimet
Pas marrëveshjes së 19 prillit, Kosova dhe Serbia duhet të kalojnë në fazën e zbatimit të saj, ka deklaruar tw hënën në Prishtinë, ministri i ...
image
Westerwelle viziton Prishtinën
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle vazhdon vizitën në Serbi, ku do të takojë sot edhe presidentin dhe kryeministrin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, përkatësisht ...
Next