advertisement
Fillimi | Kosovё | Limaj kërkon reformimin e brendshëm të PDK-së
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Limaj kërkon reformimin e brendshëm të PDK-së

Limaj kërkon reformimin e brendshëm të PDK-së

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fatmir Limaj ka vlerësuar se reformimi i brendshëm i subjektit të tij politik është i domosdoshëm dhe se për këtë arsye pranë organeve drejtuese të partisë do t`i paraqes idetë që ka për realizimin e këtij procesi.

Në një takim me intelektualët e Prizrenit, Limaj nuk ka komentuar nëse ka çarje në marrëdhëniet personale me kreun e partisë dhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe por nuk ka saktësuar nëse synon marrjen e udhëheqjes së partisë, por ka pranuar se ndryshimet në PDK janë të nevojshme, së paku në mënyrën e shpërndarjes së përgjegjësisë për postet politike.

"PDK-ja duhet me e ndal trendin e shpërblimit me poste apo dhënien e tyre falas", ka thënë Limaj. Sipas tij ka ardhur koha që "PDK-ja ta rishikojë dhe rifreskojë veten, të rigjenerojë forcat dhe energjitë, në mënyrë që të ecë përpara".

Deputeti Limaj, i cili javë më parë u shpall i pafajshëm nga akuzat për krime lufte si ish-komandant i UÇK-së, ka theksuar se subjekti i tij politik duhet të merr parasysh kriteret profesionale dhe meritokracinë gjatë emërimit të kuadrove të saj në postet e rëndësishme politike.

"Nuk duhet të ketë më shpërblime me poste. Por, secili duhet të dal dhe të matet me vota, ngase vota sjell me vete edhe përgjegjësinë për tu përballur me qytetarët. Ka ministra që janë të pa votuar dhe ata njerëz nuk kanë përgjegjësi para votuesve. Mendoj se këto gjëra duhet të qartësohen brenda PDK-së, sepse unë dua me e pa PDK-së të fortë, që me i shërbye vendit në mënyrën e duhur", ka deklaruar Limaj. (INA)

Vlerëso tekstin
0

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Kosovё
Previous
image
Prokuroria kërkon paraburgim për ambasadorin Selimi dhe të tjerët
Prokuroria Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi është paraqitur në Gjykatën e Apelit, i shoqëruar nga një polic i EULEX-it. Në fillim është thirrur ...
image
Fushata “Ta pastrojmë Kosovën”
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinore të premten organizon fushatën "Ta pastrojmë Kosovën". Fushata “Ta pastrojmë Kosovën” ka për qëllim mobilizimin e qytetarëve të Kosovës për ...
image
Pesë ish-komandantë të UÇK-së arrestohen për krime lufte
Policia e EULEX-it në bashkërendim me Njësinë e Operacioneve Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), kanë arrestuar pesë persona. ...
image
Harmonizohet teksti i marrëveshjes së prillit
Ka përfunduar takimi mes Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiq, i ndërmjetësuar nga baronesha Catherine Ashton. Palët nuk kanë arritur ndonjë ...
image
Sondazhi: PDK 31, LDK 26, VV 20 përqind
Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, atëherë Partia Demokratike e Kosovës do të merrte 31 për qind të votave të qytetarëve të Kosovës, thuhet ...
image
Ritakohen sot Thaçi -Ashton -Daçiq për Marrëveshjen
Dje u raportua nga Brukseli se të dy kryeministrat janë afër me qëndrime rreth planit të zbatimit të Marrëveshjes. ...
image
Dëshmitari “M” akuzon EULEX-in për presion
Dëshmitari “M” ka përfunduar dëshminë në rastin “Kleçka”. Ai nëpërmjet video-linkut, zëri i të cilit ka qenë i deformuar dhe nuk i është dukur fytyra, ...
image
Hoxhaj kundër ideve të Daçiqit për shkëmbim territores
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, idetë e Ivicia Daçiqit i ka cilësuar krejtësisht të papranueshme dhe në kundërshtim më vlerat evropiane ...
image
Serbët djegin flamurin e BE-së dhe të Kosovës
Simpatizantë të Partisë Radikale Serbe (SRS) kanë djegur sot flamurin e Bashkimit Evropian dhe atë të Kosovës, përpara ndërtesës së Presidencës së Serbisë ...
image
LB: Heshtje e dyshimtë e Qeverisë së Kosovës
Ditëve të fundit, konsorciumi amerikan “New Generation Power” lidhi një marrëveshje me Qeverinë e Serbisë për investime në gjigantin metalurgjik të Trepçës....
image
Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Sllovenisë dhe Shqipërisë
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Jožef Hlep dhe ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka. ...
image
Bruksel, sot takimi Thaçi - Daçiç
Në Bruksel sot pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç, të cilët do të diskutojnë për ...
image
Guri për Paqe në Kosovë shënon fillimin e Javës së Tolerancës dhe Pajtimit
Kosova sot iu bashkua mbi 100 shteteve që e kanë marrë Gurin për Paqe, një simbol të dëshirës së vendosur për paqe. ...
image
Westerwelle: Zbatimi i marrëveshjes, pastaj integrimet
Pas marrëveshjes së 19 prillit, Kosova dhe Serbia duhet të kalojnë në fazën e zbatimit të saj, ka deklaruar tw hënën në Prishtinë, ministri i ...
image
Westerwelle viziton Prishtinën
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle vazhdon vizitën në Serbi, ku do të takojë sot edhe presidentin dhe kryeministrin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, përkatësisht ...
Next