advertisement
Fillimi | Kosovё | Kthehet në rigjykim rasti i Lirim Jakupit
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Kthehet në rigjykim rasti i Lirim Jakupit

Kthehet në rigjykim rasti i Lirim Jakupit

Lirim Jakupi, ish-luftëtar i UÇPMB-së, i njohur me nofkën e luftës “Nazi” dhe pjesëmarrës në rastin e grupit të armatosur në Brodec të Malësisë së Tetovës, është duke u paraqitur sërish në një proces gjyqësor në Gjykatën e Qarkut në Gjilan të udhëhequr nga gjykatësit e EULEX-it. 

Rasti i Jakupit është kthyer në rigjykim nga ana e Gjykatës Supreme të Kosovës. Edhe pse  ishte dënuar me gjashtë vjet burgim, nga ish-gjykatësi i UNMIK-ut, Vinod Bolello, rasti i tij është kthyer në rigjykim ka bërë të ditur për “Koha Ditore”, avokati i tij Bajram Krasniqi. 

Ai tha se ndaj Lirim Jakupit nuk ka aktakuzë shtesë, pos asaj që është ngritur në vitin 2003 nga ana e prokurores ndërkombëtare, Elizabet Ren. Sipas tij, Lirim Jakupi është në përfundim të vuajtjes së dënimit dhe realisht ndaj tij nuk ka as aktakuzë të ngritur për ikjen nga Burgu i Dubravës. 

”Unë kam kërkuar me shkrim që ai të lirohet nga burgu, por ndërkohë me rastin e tij është duke u marrë një avokat gjilanas, sipas detyrës zyrtare”, sqaroi Krasniqi. 

Në zyrën e EULEX-it në Gjilan bëhet e ditur se këtë rast do ta rigjykojnë gjyqtarët Vladimir Mikula, Mariola Pasnik dhe Vlastimir Dimiq. Sipas 

Elizabet Renit, Jakupi akuzohet për periudhën e vitit 2003, se së bashku me Asllan dhe Rasim Bajramin dhe Basri Xhemailin kanë qenë duke u përgatitur për një akt terrorist në territorin e Serbisë. 

Ren e ngarkon Jakupin edhe si pjesëmarrës në një akt terrorist të kryer në vitin 2003 ndaj dy policëve serbë në punktin policor në Konçul të Serbisë . Jakupi akuzohet për veprat penale të shtytjes, asistencë apo kryerje të terrorizmit. 

Sipas avokatit Krasniqi, aktakuza e prokurores Ren është e paqëndrueshme, sepse në këtë rast nuk ka dëshmitarë dhe se Lirim Jakupi në atë aktakuzë përmendet vetëm kalimthi. Atë kohë Jakupin e bënte përgjegjës prokurorja tjetër, Cecelia Tilliada, dhe e ngarkonte për tri vepra penale të detyrimit katër vepra penale të rrëmbimit dhe tri vepra penale të shtrëngimit. Jakupi në këtë gjykim u shpall fajtor së bashku me ish-komandantin e UÇPMB-së, Shefket Musliu, dhe mori një dënim unik prej gjashtë vjetëve burg.  

Gjykata Supreme e Serbisë i kishte vërtetuar dënimin prej 15 vjetësh burg, meqë Gjykata e Vranjës në vitin 2003, në mungesë, e kishte dënuar dhe shpallur fajtor.(INA)


Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (3 publikuar):

arben në 23/05/2012 11:40:18
avatar
Allahu te liroft o burr..nuk ta din dertin dhe veshtirsin veq Allahut askush..na shkun djemt me te mire ne burgje ose te vrare ne kurthe..
Thumbs Up Thumbs Down
-15
MAR në 23/05/2012 20:32:02
avatar
Pas ikjes së tij nga burgu i Dubravës, shumë policë dhe gardianë të burgut ishin suspenduar. Më kujtohet një deklaratë e Agim Çekut ku qartë tha se egzistojnë prova se Lirim Jakupi është bashkëpunëtor i UDBA-s.
Thumbs Up Thumbs Down
0
albi në 28/08/2012 22:57:49
avatar
lirim jakupi esht nje trim i mdh shqipetar
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 3 | Treguar: 1 - 3

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Kosovё
Previous
image
Dëshmitari “M” akuzon EULEX-in për presion
Dëshmitari “M” ka përfunduar dëshminë në rastin “Kleçka”. Ai nëpërmjet video-linkut, zëri i të cilit ka qenë i deformuar dhe nuk i është dukur fytyra, ...
image
Hoxhaj kundër ideve të Daçiqit për shkëmbim territores
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, idetë e Ivicia Daçiqit i ka cilësuar krejtësisht të papranueshme dhe në kundërshtim më vlerat evropiane ...
image
Serbët djegin flamurin e BE-së dhe të Kosovës
Simpatizantë të Partisë Radikale Serbe (SRS) kanë djegur sot flamurin e Bashkimit Evropian dhe atë të Kosovës, përpara ndërtesës së Presidencës së Serbisë ...
image
LB: Heshtje e dyshimtë e Qeverisë së Kosovës
Ditëve të fundit, konsorciumi amerikan “New Generation Power” lidhi një marrëveshje me Qeverinë e Serbisë për investime në gjigantin metalurgjik të Trepçës....
image
Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Sllovenisë dhe Shqipërisë
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Jožef Hlep dhe ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka. ...
image
Bruksel, sot takimi Thaçi - Daçiç
Në Bruksel sot pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç, të cilët do të diskutojnë për ...
image
Guri për Paqe në Kosovë shënon fillimin e Javës së Tolerancës dhe Pajtimit
Kosova sot iu bashkua mbi 100 shteteve që e kanë marrë Gurin për Paqe, një simbol të dëshirës së vendosur për paqe. ...
image
Westerwelle: Zbatimi i marrëveshjes, pastaj integrimet
Pas marrëveshjes së 19 prillit, Kosova dhe Serbia duhet të kalojnë në fazën e zbatimit të saj, ka deklaruar tw hënën në Prishtinë, ministri i ...
image
Westerwelle viziton Prishtinën
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle vazhdon vizitën në Serbi, ku do të takojë sot edhe presidentin dhe kryeministrin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, përkatësisht ...
image
Kosova dhe Shqipëria me rrezik mesatar nga terrorizmi
 Kompania e sigurimeve Aon dhe ndërmarrja për këshillime The Risk Advisory Group kanë hetuar 200 vende të botës lidhur me shkallën e rrezikut terrorist që ...
image
Qeveria e Kosovës do të kërkojë sqarime nga ambasada e SHBA-ve për Trepçën
Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe Resurse Natyrore të Serbisë, për bashkëpunimin biznesor dhe teknik në ...
image
Bllokohen pronat e Naser Kelmendit në Sarajevë
Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës ka bllokuar 7 prona të paluajtshme të biznesmenit kosovar, të arrestuar në Kosovë, Naser Kelmendi. Ndër patundshmëritë e bllokuara është edhe ...
image
Hoxhaj: Estonia, model për Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Estonisë, është takuar sot me ministrin ...
image
Pa marrëveshje bisedimet për çështjet teknike
Shefi i ekipit serb në bisedimet teknike në mes të Kosovës dhe Serbisë, Dejan Paviçeviq e ka vlerësuar si shumë pozitiv takimin e sotëm në ...
image
Sfidat e Kosovës në procesin e eurointegrimeve
Sot në Kolegjin Universitar ISPE është mbajtur konferenca me temë:’’Roli i Komisionit për Integrime Evropianë në Procesin e Integrimeve të Kosovës në BE’’, panelistë në ...
Next