
Boja pensionist, emërohet ambasador
Presidenca dhe Qeveria kanë emëruar pensionistin Rexhep Boja për ambasador në Arabinë Saudite. Boja ka mbushur 66 vjet kur është dekretuar nga Presidentja Jahjaga. Sipas ligjit në Kosovë, mosha e pensionimit të secilit zyrtar është 65 vjeç.
Qeveria e Kosovës dhe Presidentja kanë vendosur të emërojnë pensionistin Rexhep Boja ambasador në Arabinë Saudite. Edhe pse mosha e pensionimit në Kosovës, sipas ligjeve në fuqi është 65, Boja (1946) në momentin kur ka marrë dekretin e Presidentes, ka pasur 66 vjet, shkruan Gazetaexpress.
Në prill të vitit 2010, Boja ishte emëruar nga Presidenti i atëhershëm Fatmir Sejdiu, si i Ngarkuar me Punë në Arabinë Saudite, por se në atë kohë nuk kishte mbushur moshën e pensionimit.
Ditë më parë, zyrtarët e Ministrisë së Jashtme kanë deklaruar se për emërimin e Bojës janë pajtuar të gjitha institucionet, duke përfshirë Presidencën dhe Komisionin për Politikë të Jashtme.
Ndryshe, sipas ligjit, mosha e pensionimit në Kosovë sikur për meshkuj, ashtu edhe për femra, është 65 vjeç, derisa për stafin diplomatikë nuk ka ligj tjetër që lejon diplomatët të ushtrojnë ndonjë post edhe pas moshës së pensionimit. (INA)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj