
Surroi nuk do të jetë në AAK
Publicisti Veton Surroi ka demantuar lajmin e dhënë në mediat e shkruara sot, se ai së shpejti edhe zyrtarisht do të jetë anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Klubi për Politikë të Jashtme, bordin e të cilit udhëheq Surroi, ka lëshuar një komunikatë shtypi ku thekson se ka qenë vetëm spekulim lajmi i botuar në të përditshmen “Bota Sot” dhe disa nga portalet elektronike.
“Lidhur me spekulimin e botuar në disa media dhe portale me datën 31 maj 2012, ju njoftojmë se Veton Surroi nuk po zhvillon negociata për aderim dhe nuk po përgatitet të aderojë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës e as në ndonjë parti tjetër politike”, thuhet në reagimin e KPJ-së. E përditshmja Bota Sot shkroi sot se Surroi shumë shpejt do të jetë anëtar i AAK-së dhe se ndërmjetës për aderimin e tij në AAK, është nënkryetari i partisë Blerim Shala. (INA)
Ahmeti - Zhernovski: Prioritet intergimi evroatlanik, M.O dhe marrëdhëniet ndëretnike
Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetari Ali Ahmeti, ka pritur kryetarin e Partisë Liberalo-Demokratike të Maqedonisë, Andrej Zhernovski.Ahmeti dhe Zhernovski konstatuan marrëdhëniet ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj