advertisement
Fillimi | Kosovё | “Grand”-i i merret investitorëve
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

“Grand”-i i merret investitorëve

“Grand”-i i merret investitorëve

Agjencia Kosovare e Privatizimit vendosi ta ritenderojë Hotelin “Grand”. Ky vendim thuhet se u mor pasi blerësi ka dështuar të ofrojë garanci dhe siguri për investime, shkruan gazeta “Express”. 

Sipas gazetës, kështu Behgjet Pacolli, Remzi Ejupi, e Zylqif Berisha do t’i humbin 8.1 milionë euro, sa paguan për këtë hotel. 

Ejupi akuzoi kreun e AKP-së se ua mori hotelin nga duart pasi nuk ia dhanë rreth 4 milionë euro haraç.

Hoteli “Grand” përfundimisht i kthehet shtetit. Pas shumë vjet zvarritjesh, Agjencia Kosovare e Privatizimit vendosi që t’ia marrë aksionet pronarit Zylqif Berisha dhe ta përgatisë për ritenderim këtë ndërmarrje. Ky vendim thuhet se u mor pasi blerësi ka dështuar të ofrojë garanci dhe siguri për investime në hotelin më të madh ne Prishtinë.

Por, ata që i paguan 8.1 milionë euro për ta blerë këtë ndërmarrje gjashtë vjet më parë, thonë se problem nuk është garancia e investimeve, por korrupsioni i zyrtarëve të lartë të AKP-së.

Madje, Remzi Ejupi, bashkëpronar në Hotelin Grand, akuzon kreun e AKP-së, Dino Asanaj se ua mori hotelin nga duart, pasi nuk ia dhanë rreth 4 milionë euro haraç, sa i kishte kërkuar ai përmes ndërmjetësve të tij. “Na kemi tregu që presioni ka qenë. Herën e parë i kanë lyp 4 milionë euro, herën e dytë 3 milionë e gjysmë dhe nuk po më çudit fakti se kjo far pune ka qenë e pritshme. Ne ju kemi tregu qysh në fillim se nuk japim haraç”, pohon Ejupi. (INA)


Vlerëso tekstin
0

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Kosovё
Previous
image
Dëshmitari “M” akuzon EULEX-in për presion
Dëshmitari “M” ka përfunduar dëshminë në rastin “Kleçka”. Ai nëpërmjet video-linkut, zëri i të cilit ka qenë i deformuar dhe nuk i është dukur fytyra, ...
image
Hoxhaj kundër ideve të Daçiqit për shkëmbim territores
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, idetë e Ivicia Daçiqit i ka cilësuar krejtësisht të papranueshme dhe në kundërshtim më vlerat evropiane ...
image
Serbët djegin flamurin e BE-së dhe të Kosovës
Simpatizantë të Partisë Radikale Serbe (SRS) kanë djegur sot flamurin e Bashkimit Evropian dhe atë të Kosovës, përpara ndërtesës së Presidencës së Serbisë ...
image
LB: Heshtje e dyshimtë e Qeverisë së Kosovës
Ditëve të fundit, konsorciumi amerikan “New Generation Power” lidhi një marrëveshje me Qeverinë e Serbisë për investime në gjigantin metalurgjik të Trepçës....
image
Bruksel, sot takimi Thaçi - Daçiç
Në Bruksel sot pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç, të cilët do të diskutojnë për ...
image
Guri për Paqe në Kosovë shënon fillimin e Javës së Tolerancës dhe Pajtimit
Kosova sot iu bashkua mbi 100 shteteve që e kanë marrë Gurin për Paqe, një simbol të dëshirës së vendosur për paqe. ...
image
Westerwelle: Zbatimi i marrëveshjes, pastaj integrimet
Pas marrëveshjes së 19 prillit, Kosova dhe Serbia duhet të kalojnë në fazën e zbatimit të saj, ka deklaruar tw hënën në Prishtinë, ministri i ...
image
Westerwelle viziton Prishtinën
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle vazhdon vizitën në Serbi, ku do të takojë sot edhe presidentin dhe kryeministrin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, përkatësisht ...
image
Kosova dhe Shqipëria me rrezik mesatar nga terrorizmi
 Kompania e sigurimeve Aon dhe ndërmarrja për këshillime The Risk Advisory Group kanë hetuar 200 vende të botës lidhur me shkallën e rrezikut terrorist që ...
image
Qeveria e Kosovës do të kërkojë sqarime nga ambasada e SHBA-ve për Trepçën
Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe Resurse Natyrore të Serbisë, për bashkëpunimin biznesor dhe teknik në ...
image
Bllokohen pronat e Naser Kelmendit në Sarajevë
Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës ka bllokuar 7 prona të paluajtshme të biznesmenit kosovar, të arrestuar në Kosovë, Naser Kelmendi. Ndër patundshmëritë e bllokuara është edhe ...
image
Hoxhaj: Estonia, model për Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Estonisë, është takuar sot me ministrin ...
image
Pa marrëveshje bisedimet për çështjet teknike
Shefi i ekipit serb në bisedimet teknike në mes të Kosovës dhe Serbisë, Dejan Paviçeviq e ka vlerësuar si shumë pozitiv takimin e sotëm në ...
image
Sfidat e Kosovës në procesin e eurointegrimeve
Sot në Kolegjin Universitar ISPE është mbajtur konferenca me temë:’’Roli i Komisionit për Integrime Evropianë në Procesin e Integrimeve të Kosovës në BE’’, panelistë në ...
image
Nikoliq paralajmëron Westerwelen: As Kosovën, as vetëvrasje
“Gjermania do të duhej ta kuptonte se nuk ia vlen që me shantazhe të na detyrojë t’ia presim vetes venet ose të bëjmë vetëvrasje. Kosovën ...
Next