advertisement
Fillimi | Kosovё | NATO: Nuk tolerojmë dhunë në Kosovë
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

NATO: Nuk tolerojmë dhunë në Kosovë

NATO: Nuk tolerojmë dhunë në Kosovë

NATO sot ka shprehur shqetësime dhe zemërim lidhur me sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it nga ana e serbëve në veriun e Kosovës, duke paralajmëruar se nuk do të tolerojë dhunën.

“Thellësisht jemi të zemëruar për shkak të akteve të dhunës të drejtuara kundër ushtarëve tanë. Trupat tona veprojnë plotësisht në përputhje të mandatit të OKB-së”, theksoi zëvendës – zëdhënësja e NATO-s, Karmen Romero. 

Sipas saj, KFOR nuk do të tolerojë dhunë ndaj ushtarëve të saj, të cilët kanë të drejtën e vetëmbrojtjes. Ajo ka bërë thirrje për përmbajtje nga çdo aksion provokativ. 

KFOR njoftoi se dy ushtarë të tyre janë të plagosur rëndë nga sulmet e serbëve lokal, disa prej të cilëve kanë pasur edhe armë zjarri. (INA)


17: 34 - Së paku dy ushtarë të KFOR-it dhe katër serbë janë plagosur sot në veri të Mitrovicës gjatë përleshjeve mes KFOR-it dhe grupeve serbe tek barrikada në fshatin Rudar. Informacionet e fundit flasin për tërheqjen e trupave dhe transportuesve të KFOR-it, ndërsa disa nga serbët e arrestuar janë lënë të lirë. Situata është raportuar e qetë dhe se siç bëhet e ditur disa serb po ndjekin lëvizjet e trupave ndërkombëtare në rrugën Leposaviq - Rudarë. 

Deri tek përleshja ka ardhur, kur serbët kanë rezistuar përpjekjeve të KFOR-it për të hequr barrikadat në rrugën magjistrale Leposaviq – Rudarë. Plagosjen e ushtarëve e ka konfirmuar zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki, i cili ka thënë se gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.

Raportohet se serbët e plagosur janë shtrirë në spitalin e veriut të Mitrovicës, ku mjekët serbë thonë se njëri prej tyre është në rrezik jete, transmeton KTV. Siç raportojnë mediat serbe, të plagosurit kanë marrë plagë nga plumbat e gomës. Disa media thonë se KFOR-i ka humbur kontaktet me një ushtar të tij, por ky rast nuk është permenduar nga KFOR-i.

Ndërkaq, oficeri amerikan, Jozef Linch, ka thënë sot se ushtarët e KFOR-it do të shtinë me armë në serbët e grumbulluar, nëse ata do të gjuajnë me gurë pjesëtarët e KFOR-it, apo nëse vërehen armë në masën e grumbulluar, raporton gazeta serbe, “Blic”.

KFOR-i ka thënë nëpërmjet një komunikate për media se është duke kryer operacionin e largimit të bllokadave në rrugë në afërsi të Rudares. “KFOR-i ka vendosur disa pika të kontrollit të automjeteve dhe ka siguruar zonën për arsye të sigurisë. Kjo është e ndërlidhur me largimin e bllokadave në rrugë dhe është e përkohshme. Pas largimit të bllokadave në rrugë do të largohen edhe pikat e kontrollit të automjeteve dhe zona e sigurisë. Gjer tani nuk është raportuar asnjë incident, thuhet në komunikatën e KFOR-it.  

 

11:15 - Tensionet kanë shpërthyer sot në mëngjes në veriun e Kosovës, ku janë dëgjuar sirena dhe krisma armësh. Situata është tensionuar pas bllokadave të vendosura nga KFOR në rrugët që shpiejnë nga Zveçani për në fshatin Rudare dhe në lokacionin e njohur si “Dudin Krsh”. 

Sipas raporteve të mediave, bëhet e ditur për tre persona të plagosur nga armët e zjarrit, që janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës. 

Pas aksionit të KFOR me qëllim të heqjes së barrikadave në këtë zonë, serbët në këtë zonë të veriut janë alarmuar përmes sirenave që të nisen drejt Rudares dhe Zveçanit, për të penguar KFOR-in për heqjen e barrikadave. 

Mediat serbe raportojnë për persona të plagosur nga armët e zjarrit, që janë dëgjuar në disa drejtime. Forcat e KFOR-it kanë lejuar ndihmën e shpejtë që të futet në disa zona, për shkak të personave të plagosur. Në Zveçan akoma janë të lëshuar sirenat që thërrasin qytetarët në barrikada, ndërsa në qytetin e Mitrovicës dhe në disa pjesë janë dëgjuar edhe krisma armësh. 

Mësohet se KFOR ka përdorur gazë lotsjellës për të shpërndarë turmat serbe, të cilat janë përleshur me trupat ushtarake. 

KFOR gjithashtu edhe në urën e Ibrit që çon drejt Zveçanit kanë vendosur tela me gjemba dhe kanë bllokuar qarkullimin të këmbësorëve dhe makinave. Në pjesën veriore po vijojnë të fluturojnë helikopterë të forcave të KFOR-it, ndërsa situata vazhdon të tensionohet.

 

KFOR: Operacioni për heqjen e barrikadave

KFOR përmes një komunikate sot në mëngjes ka informuar se ka nisur një operacion për tërheqjen e barrikadave në rrethinën e Rudares, me qëllim të lëvizjes së lirë të qytetarëve. 

“Nga ora 08.40, KFOR po realizon operacionin për heqjen e barrikadave në rrethinën e Rudares. Ky aktivitet ka për qëllim që të mundësojë lëvizjen e lirë jo vetëm për KFOR-in, por edhe për organizatat e tjera ndërkombëtare dhe qytetarët e Kosovës”, thuhet në komunikatën e KFOR-it. 

KFOR bën të ditur se ka vendosur disa pika kontrolli dhe zona sigurie për shkaqe sigurie, duke shtuar se bëhet fjalë për një operacion dhe masa për heqjen e barrikadave. 

Në komunikatën e parë të KFOR-it nuk komunikohet për incidente dhe se bëhet e qartë se KFOR po kontribuon për masat e sigurisë dhe lëvizjen e lirë për të gjithë qytetarët e KFOR-it. 

Autoritetet ilegale serbe në veri kanë akuzuar KFOR-in amerikan për ndërmarrjen e këtij aksioni. Dragisha Miloviq, përfaqësues i serbëve lokal ka theksuar për Tanjug se KFOR po provokon situatën dhe pastaj të shpallë fajtorë serbët. Ai i ka apeluar bashkëqytetarëve të tij të jenë të qetë dhe ti shmangen dhunës dhe sulmeve ndaj KFOR-it. 

 

Operacioni pas sulmit të EULEX

Në Rudare janë të njohura edhe barrikadat e ngritura nga betoni, me një lartësi prej disa metrave. Ato kanë pamundësuar tejmase lëvizjen e lirë në këtë zonë. Aksioni i KFOR vjen një ditë pasi që në Zveçan u sulmua një makinë zyrtare e EULEX, e cila po kryente detyrën. Makina e serbëve u sulmua nga një turmë e qytetarëve në qendër të Zveçanit, ku me lëndime të lehta shpëtuan pjesëtarët e misionit evropian.  (INA)

 


 

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Kosovё
Previous
image
Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e arrestit shtëpiak për 7 personat e dyshuar për krime lufte, pas 12 orësh  seancë.Avokati i ish-Komandantit të ...
image
Fatmir Sejdiu: Isa Mustafa, inferior ndaj PDK-së
Kryetari i Nderit i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu ka paralajmëruar rikthimin aktiv në politikë, duke goditur kreun aktual të LDK-së, Isa ...
image
Maqedonia, sjellje antievropiane
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se Maqedonia po sillet në mënyrë antievropiane. ...
image
Fushata “Ta pastrojmë Kosovën”
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinore të premten organizon fushatën "Ta pastrojmë Kosovën". Fushata “Ta pastrojmë Kosovën” ka për qëllim mobilizimin e qytetarëve të Kosovës për ...
image
Prokuroria kërkon paraburgim për ambasadorin Selimi dhe të tjerët
Prokuroria Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi është paraqitur në Gjykatën e Apelit, i shoqëruar nga një polic i EULEX-it. Në fillim është thirrur ...
image
Pesë ish-komandantë të UÇK-së arrestohen për krime lufte
Policia e EULEX-it në bashkërendim me Njësinë e Operacioneve Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), kanë arrestuar pesë persona. ...
image
Harmonizohet teksti i marrëveshjes së prillit
Ka përfunduar takimi mes Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiq, i ndërmjetësuar nga baronesha Catherine Ashton. Palët nuk kanë arritur ndonjë ...
image
Sondazhi: PDK 31, LDK 26, VV 20 përqind
Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, atëherë Partia Demokratike e Kosovës do të merrte 31 për qind të votave të qytetarëve të Kosovës, thuhet ...
image
Ritakohen sot Thaçi -Ashton -Daçiq për Marrëveshjen
Dje u raportua nga Brukseli se të dy kryeministrat janë afër me qëndrime rreth planit të zbatimit të Marrëveshjes. ...
image
Dëshmitari “M” akuzon EULEX-in për presion
Dëshmitari “M” ka përfunduar dëshminë në rastin “Kleçka”. Ai nëpërmjet video-linkut, zëri i të cilit ka qenë i deformuar dhe nuk i është dukur fytyra, ...
image
Hoxhaj kundër ideve të Daçiqit për shkëmbim territores
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, idetë e Ivicia Daçiqit i ka cilësuar krejtësisht të papranueshme dhe në kundërshtim më vlerat evropiane ...
image
Serbët djegin flamurin e BE-së dhe të Kosovës
Simpatizantë të Partisë Radikale Serbe (SRS) kanë djegur sot flamurin e Bashkimit Evropian dhe atë të Kosovës, përpara ndërtesës së Presidencës së Serbisë ...
image
LB: Heshtje e dyshimtë e Qeverisë së Kosovës
Ditëve të fundit, konsorciumi amerikan “New Generation Power” lidhi një marrëveshje me Qeverinë e Serbisë për investime në gjigantin metalurgjik të Trepçës....
image
Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Sllovenisë dhe Shqipërisë
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Jožef Hlep dhe ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka. ...
image
Bruksel, sot takimi Thaçi - Daçiç
Në Bruksel sot pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç, të cilët do të diskutojnë për ...
Next