
Kosovë, rrjet për shitjen e patentë shoferit
Në Kosovë është zbuluar një rrjet që merret me shitjen e patentë shoferit, shkruan sot e përditshmja “Koha Ditore”.
“Mund të mos dish shkrim e lexim, por me 500 euro mund ta marrësh patentën për shofer pa asnjë problem. Madje, pa hyrë fare në provim”, shkruan gazeta.
Mijëra shoferë të tillë qarkullojnë rrugëve të Kosovës me patentë, të marrë në mënyrë kriminale, falë një rrjeti të gjerë zyrtarësh të lidhur me Ministrinë e Infrastrukturës.
Kjo mënyrë e pajisjes së shoferëve me patentë është zbuluar nga hetimet e deritashme të Policisë së Kosovës. Provat tashmë janë dorëzuar në Prokurorinë Speciale.
Nga të gjitha këto dëshmi, me e forta po konsiderohet dëshmia e ekzaminerit Samed Veseli, të cilën dëshmi hetuesja Valdete Gubetini dyshohet se ka dashur ta fshihte.
Veseli ka zbuluar para hetuesve rrjetin e njerëzve që kanë dhënë patentë shoferë të të gjitha kategorive. (INA)
Hoxhaj kërkoi hapjen e pikës kufitare Stançiq - Bellanoc
Prishtina kërkon hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc – Stançiq dhe se kjo kërkesë sot është bërë në Shkup nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj