advertisement
Fillimi | Kosovё | Kryeqyteti kosovar pa infrastrukturë për biçiklistë
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Kryeqyteti kosovar pa infrastrukturë për biçiklistë

Kryeqyteti kosovar pa infrastrukturë për biçiklistë

Me vetëm një shteg biçiklistësh në kryeqytet, policët e trafikut në Prishtinë nuk i ka penguar ky fakt që dy ditë më parë t`ia tërheqin vërejtjen një ngasësi biçiklete se mund të dënohet shkaku i ngasjes “në vend joadekuat”, në afërsi të hotelit Grand. 

”Derisa po biçikloja më ndaloi njëri prej katër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që gjendeshin para hotelit, të cilët më kërkuan letërnjoftimin dhe pasi ja dhashë e pyeta pse?. Më tha se s'kam të drejtë ta ngasë biçikletën ku nuk ka shtigje për biçikletë, s'kam të drejtë ta ngase biçikletën pa helmetë dhe s'kam të drejtë për asnjë moment t'i heq duart nga timoni", ka rrëfyer të enjten  Shkëlzen Gashi.

Më pas, ai është dërguar në stacion policor ku i janë numëruar të njëjta arsye, sikurse gjatë ndalimit në rrugë.

”Më mori në stacionin policor në qendër dhe atje nxori një ligj a rregullore dhe i lexoi gjërat që m'i tha para hotelit.

Për tri shkeljet, sipas tij, duhet të dënohesha nga 25 euro”, ka shtuar ai. Gashi ka pohuar t`i ketë thënë policit ta dënonte në bazë të ligjit që përmendte.

”I thashë nëse ligji thotë ashtu më dëno, por për shkeljen e parë ankohem në Komunën e Prishtinës”. Por, polici nuk e kishte dënuar me arsyetimin se nuk kishte dënuar asnjëherë biçiklistë.

”Nuk kam dënuar asnjëherë biçiklistë, e po më vjen keq", ka cituar Gashi, policin. 

Por, në Policinë e Kosovës nuk dinë për këtë rast. Pohojnë të mos jetë evidentuar. 

”Policia  i ka detyrat e veta dhe biçiklisti po ashtu duhet t`i dijë rregullat e veta kur del në komunikacion, përndryshe unë nuk paskam dëgjuar për këtë rast, që faktikisht nuk mund të quhet rast”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Por, Shkëlzen Gashi ka theksuar se nga ky rast ka ndërmend t`i propozojë komunës një plan për shtigje biçiklistët në kryeqytet.

“Kjo më vetëdijesoi që sa më parë, bashkë me biçiklistët tjerë, profesioniste dhe joprofesionistë, por pasionant të biçiklizmit sikur puna ime, ta hartojmë një planprojekt që ta bëjmë Prishtinën qytet me shtigje për biçikleta dhe t'ia dërgojmë Kryetarit të Komunës së Prishtinës, dr. Isa Mustafa”, ka thënë ai, duke fajësuar Komunën për mosrealizimin e shtigjeve për biçiklistët.

”Prishtina është i vetmi kryeqytet në Evropë qe s'ka shtigje për biçiklistë dhe kjo mund të behet madje me shumë pak mjete, të cilat nuk mungojnë, por duhet vullnet, sepse kur ka vullnet, ka mundësi”, është shprehur Gashi.

Këtë fakt e pranojnë edhe vet zyrtarët komunalë, mirëpo sipas tyre ndërtimi i shtigjeve nuk ka mundur të bëhet si pasojë e mungesës së kushteve. 

“Komuna e Prishtinës, gjatë ndërtimit të rrugëve të reja në qytet, aty ku kanë lejuar kushtet e terrenit, dhe te pronësisë ka paraparë edhe ndërtimin e shiritit të biçiklistëve, shembull i mirë në këtë rast është rruga B në lagjen e Spitalit”, ka thënë zëdhënësi i komunës Asdren Osaj. Ai ka bërë të ditur se ndërtimi i shtigjeve për biçiklistë është në agjendën e komunës.

”Komuna ka plane të ndërtojë shtigje për biçiklistët në rrugën B ndërtimi i së cilës vazhdon ende dhe sa herë të ndërtohen rrugë të reja do të shqyrtohet mundësia edhe e ndërtimit të shtigjeve për biçiklistë”, ka shtuar ai.

Ndryshe, statistikat e Policisë dëshmojnë se gjatë periudhës janar-maj, janë shqiptuar rreth 30 mijë tiketa për kundërvajtje në trafik, prej tyre afro 300 janë shqiptuar ndaj këmbësorëve për mosrespektim të shenjave të komunikacionit. (KD/INA)

Vlerëso tekstin
4.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Kosovё
Previous
image
Dëshmitari “M” akuzon EULEX-in për presion
Dëshmitari “M” ka përfunduar dëshminë në rastin “Kleçka”. Ai nëpërmjet video-linkut, zëri i të cilit ka qenë i deformuar dhe nuk i është dukur fytyra, ...
image
Hoxhaj kundër ideve të Daçiqit për shkëmbim territores
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, idetë e Ivicia Daçiqit i ka cilësuar krejtësisht të papranueshme dhe në kundërshtim më vlerat evropiane ...
image
Serbët djegin flamurin e BE-së dhe të Kosovës
Simpatizantë të Partisë Radikale Serbe (SRS) kanë djegur sot flamurin e Bashkimit Evropian dhe atë të Kosovës, përpara ndërtesës së Presidencës së Serbisë ...
image
LB: Heshtje e dyshimtë e Qeverisë së Kosovës
Ditëve të fundit, konsorciumi amerikan “New Generation Power” lidhi një marrëveshje me Qeverinë e Serbisë për investime në gjigantin metalurgjik të Trepçës....
image
Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Sllovenisë dhe Shqipërisë
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Jožef Hlep dhe ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka. ...
image
Bruksel, sot takimi Thaçi - Daçiç
Në Bruksel sot pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç, të cilët do të diskutojnë për ...
image
Guri për Paqe në Kosovë shënon fillimin e Javës së Tolerancës dhe Pajtimit
Kosova sot iu bashkua mbi 100 shteteve që e kanë marrë Gurin për Paqe, një simbol të dëshirës së vendosur për paqe. ...
image
Westerwelle: Zbatimi i marrëveshjes, pastaj integrimet
Pas marrëveshjes së 19 prillit, Kosova dhe Serbia duhet të kalojnë në fazën e zbatimit të saj, ka deklaruar tw hënën në Prishtinë, ministri i ...
image
Westerwelle viziton Prishtinën
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle vazhdon vizitën në Serbi, ku do të takojë sot edhe presidentin dhe kryeministrin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, përkatësisht ...
image
Kosova dhe Shqipëria me rrezik mesatar nga terrorizmi
 Kompania e sigurimeve Aon dhe ndërmarrja për këshillime The Risk Advisory Group kanë hetuar 200 vende të botës lidhur me shkallën e rrezikut terrorist që ...
image
Qeveria e Kosovës do të kërkojë sqarime nga ambasada e SHBA-ve për Trepçën
Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe Resurse Natyrore të Serbisë, për bashkëpunimin biznesor dhe teknik në ...
image
Bllokohen pronat e Naser Kelmendit në Sarajevë
Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës ka bllokuar 7 prona të paluajtshme të biznesmenit kosovar, të arrestuar në Kosovë, Naser Kelmendi. Ndër patundshmëritë e bllokuara është edhe ...
image
Hoxhaj: Estonia, model për Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Estonisë, është takuar sot me ministrin ...
image
Pa marrëveshje bisedimet për çështjet teknike
Shefi i ekipit serb në bisedimet teknike në mes të Kosovës dhe Serbisë, Dejan Paviçeviq e ka vlerësuar si shumë pozitiv takimin e sotëm në ...
image
Sfidat e Kosovës në procesin e eurointegrimeve
Sot në Kolegjin Universitar ISPE është mbajtur konferenca me temë:’’Roli i Komisionit për Integrime Evropianë në Procesin e Integrimeve të Kosovës në BE’’, panelistë në ...
Next