advertisement
Fillimi | Kosovё | Jahjaga synon presidencën deri në 2016
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Jahjaga synon presidencën deri në 2016

Jahjaga synon presidencën deri në 2016

Atifete Jahjaga i ka acaruar liderët politikë që e kanë bërë presidente, me shpërfaqjen e ambicieve për të qëndruar në krye të shtetit në mandat të plotë pesëvjeçar. Në prill të vitit të kaluar ajo e ka marrë drejtimin e vendit për një periudhë transitore, duke pranuar të bëhet produkt i marrëveshjes Thaçi-Mustafa-Pacolli, që për synim kishte tejkalimin e ngërçit institucional në të cilin ishte futur shteti. Por, pas 14 muajsh në Presidencë, Jahjaga ka vendosur ta shpërfillë këtë marrëveshje, duke e konsideruar shkurtimin e mandatit presidencial si antikushtetues. 

Mospajtimin e ka shprehur me letër në Gjykatën Kushtetuese.

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili më 6 prill të vitit të kaluar e ka firmosur marrëveshjen për shkuarje në zgjedhje të parakohshme presidenciale dhe parlamentare, ka përkujtuar të shtunën se Jahjaga asokohe ishte pajtuar me qëndrimin e “trojkës” dhe se tash nuk ka arsye për të shprehur mospajtime. 

Në një prononcim për “Kohën Ditore” ai ka paralajmëruar se LDK-ja nuk do të miratojë asnjë ndryshim në Kushtetutë, nëse ato nuk janë në harmoni me “marrëveshjen për tejkalimin e ngërçit politik”, e cila më pas është mbështetur me Rezolutë të Kuvendit të Kosovës. (INA)  

Vlerëso tekstin
3.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Kosovё
Previous
image
VV i përgjigjet diplomatit amerikan, Edward Joseph
Lëvizja Vetëvendosje, konkretisht nënkryetari i saj, Shpend Ahmeti i është përgjigjur diplomatit amerikan, Edward Joseph, i cili kishte thënë se SHBA-të kanë vendosur pesë kushte për Vetëvendosje nëse duan të bashkëpunojnë në të ardhmen....
image
Bruksel: Pa marrëveshje për telekomunikacion as pas 6 orësh bisedime
Delegacioni i Serbisë dhe ai i Kosovës nuk u morën veshë as në fund të bisedimeve të sotshme, të mbajtura si rëndom në Bruksel, që ...
image
Pacolli merr premtim për njohje nga Tajlanda
Zëvendëskryeministri i Kosovës, z.Behgjet Pacolli ka pritur në një takim një delegacion të shtetit të Tajlandës, të udhëhequr nga i dërguari i kryeministressë këtij vendi, z.Pichate Satirachaval....
image
U promovua libri për veprimtarin Naser Hanin
Në Institutin e Albanologjisë në Prishtinë dje u promovua libri “Një jetë në shërbim të lirisë” kushtuar veprimtarit të çështjes kombëtare Naser Hanit, i autorit ...
image
Sot vazhdojnë bisedimet në Bruksel
Brukseli mirëpret sërish të hënën delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, për një raund të ri të dialogut teknik në fushën e telekomunikacionit dhe energjetikës.Sipas paralajmërimeve ...
image
Pal Lekaj sërish kandidat për kreun e Gjakovës
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ia ka besuar për herë të tretë Pal Lekajt kandidaturën për kreun e Komunës së Gjakovës. Partia e Ramush Haradinajt edhe ...
image
Isa Mustafa sërish kandidat për Prishtinën
Të paktën tri nga pesë Degët e LDK'së në Prishtinë e kanë përgatitur emrin e Isa Mustafës për ta propozuar për Kryetar të Prishtinës ...
image
Thaçi e Daçiq u takuan në Austri
Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Daçiq kanë zhvilluar një bisedë gjatë pjesëmarrjes në forumin evropian Wachau në Austri. ...
image
Thaçi dhe Daçiq takohen në forumin e Valhau
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq sot do të marrin pjesë në Forumin evropian Vahau, ku janë tubuar ekspertë dhe ...
image
Të hënën bëhet hapja e misionit të Kosovës në Beograd
 Të hënën, ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, do të bëhet zyrtari i parë i shtetit të Kosovës që do të fillojë punë në ...
image
Limaj përsëri në arrest shtëpiak
 Avokati mbrojtës i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj ka konfirmuar se Limaj dhe të gjithë të tjerët në rastin "Kleqka" janë kthyer në arrest shtëpiak."Po, mund ...
image
Takimi Limaj - Idrizi për zgjedhjet dhe zhvillimet shqiptare
Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi ka zhvilluar një takim të përzemërt me heroin e Luftës së Kosovës, Fatmir Limaj. Idrizi ka ...
image
Dita e katërt e bisedimeve Kosovë – Serbi
Në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd për zbatimin e Marrëveshjes së 19 prillit ndërmejt Kosovës e Serbisë, grupet e punës edhe sot, për të ...
image
Pesë kushtet amerikane për Vetëvendosjen
Edward Joseph, diplomat amerikan dhe ish-zëvendësshef i OSBE-së në Kosovë, i cili ka marrë pjesë në një debat me Albin Kurtin dhe Shpend Ahmetin para ...
Next