advertisement
Fillimi | Kosovё | Kosova i ka borxh shqiptarëve në Mal të Zi
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Kosova i ka borxh shqiptarëve në Mal të Zi

Kosova i ka borxh shqiptarëve në Mal të Zi

Krerët më të lartë të Lëvizjes "Vetëvendosje!" kanë zhvilluar një takim me subjektet politike shqiptare në Malin e Zi. Në këtë takim ka folur zyrtari i lartë dhe deputeti i kësaj lëvizje, Florin Krasniqi. 

Krasniqi gjatë diskutimit të tij ka shprehur hapur obligueshmërin e Kosovës dhe Shqipërisë për ndihmë në realizimin e të drejtave të shqiptareve në Mal të Zi. Ai paraqiti një të dhënë shumë interesante sa i përket ndihmës që diaspora shqiptare nga Mali i Zi në SHBA ka dhënë për ndihmë luftës së UÇK-së.

"Më shumë mjete financare për UÇK-në në SHBA kanë dhënë shqiptaret e Malit të Zi, se sa shqiptaret e Kosovës", deklaroi Krasniqi.

Ish-aktivisti i mirënjohur i diasporës shqiptaro - amerikane, Florin Krasniqi ka nxitur edhe vëmendjen e mediave malazeze, të cilat kanë ndjekur këtë ngjarje dhe qëndrimet e shprehura. 

Shtypi malazez, posaçarisht e përditshmja Vijesti, e ka ndjekur dhe pasqyruar takimin e politikanëve shqiptarë nga Mali i Zi me udhëheqësit më të lartë të Lëvizjes Vetevendosje nga Kosova. Mediat malazeze kanë akuzuar deputetin Krasniqi, duke e ndërlidhur ate me luftën e vitit 1999 dhe duke e fyer si kontrabandist armësh. 

Por, ndaj këtyre reagimeve ka reaguar deputeti i partisë Forca Shqiptare në Podgoricë, Genci Nimabegu, i cili ka nënvizuar se Florin Krasniqi është deputet i i Kuvendit të Kosovës si dhe bëhet fjalë për një bashkëbisedues të respektuar.

Poashtu Nimanbegu shtoi se lideret e Vetevendosjes, Kurti dhe Krasniqi, në takimin në fjalë janë munduar që të ndihmojnë në krijimin e kushteve për dialog në mes të kolegëve të tyre në Mal të Zi. Ai sqaroi se shqiptaret kanë të drejtë që të komunikojnë me të gjithe politikanët legjitim në rajon duke shtua edhe faktin se Lëvizja Vetevendosje nuk ka politikë negative karshi Malit të Zi. (B.Sina/INA)

Vlerëso tekstin
3.67

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Kosovё
Previous
image
Qeveria e Kosovës do të kërkojë sqarime nga ambasada e SHBA-ve për Trepçën
Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe Resurse Natyrore të Serbisë, për bashkëpunimin biznesor dhe teknik në ...
image
Bllokohen pronat e Naser Kelmendit në Sarajevë
Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës ka bllokuar 7 prona të paluajtshme të biznesmenit kosovar, të arrestuar në Kosovë, Naser Kelmendi. Ndër patundshmëritë e bllokuara është edhe ...
image
Hoxhaj: Estonia, model për Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Estonisë, është takuar sot me ministrin ...
image
Pa marrëveshje bisedimet për çështjet teknike
Shefi i ekipit serb në bisedimet teknike në mes të Kosovës dhe Serbisë, Dejan Paviçeviq e ka vlerësuar si shumë pozitiv takimin e sotëm në ...
image
Sfidat e Kosovës në procesin e eurointegrimeve
Sot në Kolegjin Universitar ISPE është mbajtur konferenca me temë:’’Roli i Komisionit për Integrime Evropianë në Procesin e Integrimeve të Kosovës në BE’’, panelistë në ...
image
Nikoliq paralajmëron Westerwelen: As Kosovën, as vetëvrasje
“Gjermania do të duhej ta kuptonte se nuk ia vlen që me shantazhe të na detyrojë t’ia presim vetes venet ose të bëjmë vetëvrasje. Kosovën ...
image
Rasti Limaj, mbrojtja pret të bie poshtë aktakuza
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në sallën e improvizuar në "Kinemanë ABC1", sot mbahet seanca e radhës ndaj Fatmir Limajt dhe të akuzuarve të tjerë ...
image
Aktakuzë ndaj kryetarit dhe pesë zyrtarëve të Prizrenit
Prokurori i EULEX-it ka ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë zyrtarëve tjerë të kësaj komune.Ramadan Mujës i ngarkohen katër ...
image
Spanja: Nuk e njohim Kosovën, pa e njohur Serbia
Spanja edhe më tej refuzon ta njoh shtetin e Kosovës, ka deklaruar sot ministri spanjoll i Punëve të Jashtme, Jose Manuel Garcia Margallo gjatë vizitës ...
image
Kërkohet zbardhja e fatit të Ukshin Hotit
Në Krushë të Madhe të Rahovecit, në 14-të vjetorin e zhdukjes së tij nga Burgu i Dubravës, u kërkua sërish zbardhja e fatit të Ukshin ...
image
Biden kërkoi nga Daçiqi zbatimin e plotë të marrëveshjes
Zëvendëspresidenti i SHBA, Joseph Biden ka takuar në Washingtonn kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq të cilin e ka uruar ‘për arritjen e marrëveshjes fillestare në ...
image
Veseli: proceset ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së janë politike
Nënkryetari i parë i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli gjatë një vizite në Malishevë ka thënë se proceset gjyqësore që janë duke vazhduar ndaj ...
image
Bilanci zyrtar i Luftës së Kosovës: 11 840 të vrarë
Në Kosovë nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 ka pasur 12 843 viktima shqiptare, prej tyre 1 741 femra......
image
Albin Kurtit i jepet viza amerikane
Pas shumë refuzimeve, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti ka marrë vizën amerikane.Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje në përbërjen e Albin Kurtit do të qëndrojnë ...
image
Njohja nga Egjipti, inspirim për botën arabe
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, priti sot në takim një delegacion të lartë të Këshillit Egjiptian për Punë të Jashtme, i cili po viziton Republikën e Kosovës. ...
Next