advertisement
Fillimi | Kosovё | Thaçi tek Mbreti saudit Abdullah
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Thaçi tek Mbreti saudit Abdullah

Thaçi tek Mbreti saudit Abdullah

Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Arabinë Saudite, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli, u prit nga mbreti Abdullah Ibn Abdulaziz al Saud. Në njoftimin për media të Kryeministrisë bëhet e ditur se ata diskutua për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për përkrahjen që Arabia Saudite i ka dhënë dhe po vazhdon t’i japë Kosovës.

Gjatë takimit, kryeministri Thaçi e informoi mbretin Abdullah Ibn Abdulaziz al Saud për zhvillimet aktuale në Republikën e Kosovës dhe vizionin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe rritjes së mirëqenies sociale të qytetarëve.

Kosova është një shtet, që shikon kah e ardhmja dhe punon për të ardhmen zhvillimore. Në këtë drejtim mbështetja e Arabisë Saudite është e mirëpritur – theksoi kryeministri Thaçi.

Në takim u bisedua edhe për procesin e njohjeve të reja për shtetin e pavarur dhe demokratik të Kosovës. Në këtë kuadër, kryeministri Thaçi kërkoi nga Mbreti Abdullah që Arabia Saudite ta ndihmojë Kosovën në këtë proces, posaçërisht tek ato vende të pa inkuadruara, që manipulohen nga diplomacia e Beogradit.

Kryeministri Thaçi gjatë takimit të sotëm falënderoi Arabinë Saudite për përkrahjen e Kosovës, si gjatë periudhës së luftës çlirimtare, ashtu edhe gjatë procesit të rindërtimit.

Në takim, kryeministri i Kosovës foli edhe për projektet e infrastrukturës rrugore, posaçërisht për magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, dhe mori përkrahjen e Mbretit për investime përmes Bankës Islamike.

Nga ana e tij, Mbreti Abdullah Ibn Abdulaziz al Saud shprehu vullnetin e Arabisë Saudite për ta përkrahur Republikën e Kosovës në vendet ku ka ndikim Arabia Saudite, si në procesin e njohjeve, ashtu edhe në ekonomi, investime dhe turizëm. (KD/INA)

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Kosovё
Previous
image
Bllokohen pronat e Naser Kelmendit në Sarajevë
Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës ka bllokuar 7 prona të paluajtshme të biznesmenit kosovar, të arrestuar në Kosovë, Naser Kelmendi. Ndër patundshmëritë e bllokuara është edhe ...
image
Hoxhaj: Estonia, model për Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Estonisë, është takuar sot me ministrin ...
image
Pa marrëveshje bisedimet për çështjet teknike
Shefi i ekipit serb në bisedimet teknike në mes të Kosovës dhe Serbisë, Dejan Paviçeviq e ka vlerësuar si shumë pozitiv takimin e sotëm në ...
image
Sfidat e Kosovës në procesin e eurointegrimeve
Sot në Kolegjin Universitar ISPE është mbajtur konferenca me temë:’’Roli i Komisionit për Integrime Evropianë në Procesin e Integrimeve të Kosovës në BE’’, panelistë në ...
image
Nikoliq paralajmëron Westerwelen: As Kosovën, as vetëvrasje
“Gjermania do të duhej ta kuptonte se nuk ia vlen që me shantazhe të na detyrojë t’ia presim vetes venet ose të bëjmë vetëvrasje. Kosovën ...
image
Rasti Limaj, mbrojtja pret të bie poshtë aktakuza
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në sallën e improvizuar në "Kinemanë ABC1", sot mbahet seanca e radhës ndaj Fatmir Limajt dhe të akuzuarve të tjerë ...
image
Aktakuzë ndaj kryetarit dhe pesë zyrtarëve të Prizrenit
Prokurori i EULEX-it ka ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë zyrtarëve tjerë të kësaj komune.Ramadan Mujës i ngarkohen katër ...
image
Spanja: Nuk e njohim Kosovën, pa e njohur Serbia
Spanja edhe më tej refuzon ta njoh shtetin e Kosovës, ka deklaruar sot ministri spanjoll i Punëve të Jashtme, Jose Manuel Garcia Margallo gjatë vizitës ...
image
Kërkohet zbardhja e fatit të Ukshin Hotit
Në Krushë të Madhe të Rahovecit, në 14-të vjetorin e zhdukjes së tij nga Burgu i Dubravës, u kërkua sërish zbardhja e fatit të Ukshin ...
image
Biden kërkoi nga Daçiqi zbatimin e plotë të marrëveshjes
Zëvendëspresidenti i SHBA, Joseph Biden ka takuar në Washingtonn kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq të cilin e ka uruar ‘për arritjen e marrëveshjes fillestare në ...
image
Veseli: proceset ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së janë politike
Nënkryetari i parë i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli gjatë një vizite në Malishevë ka thënë se proceset gjyqësore që janë duke vazhduar ndaj ...
image
Bilanci zyrtar i Luftës së Kosovës: 11 840 të vrarë
Në Kosovë nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 ka pasur 12 843 viktima shqiptare, prej tyre 1 741 femra......
image
Albin Kurtit i jepet viza amerikane
Pas shumë refuzimeve, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti ka marrë vizën amerikane.Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje në përbërjen e Albin Kurtit do të qëndrojnë ...
image
Njohja nga Egjipti, inspirim për botën arabe
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, priti sot në takim një delegacion të lartë të Këshillit Egjiptian për Punë të Jashtme, i cili po viziton Republikën e Kosovës. ...
image
Vetëvendosje kërkon zgjedhje sa më parë
 Sot, 2 vite e 5 muaj pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2010 në të cilat u bë vjedhja e orkestruar e votës dhe u degradua ...
Next