
Policia ishte sulmuar në Kodrën e Trimave në Prishtinë
Përplasja e bandave dhe aksioni i Policisë për ti ndalur ata në Kodrën Trimave në Prishtinë kishin në paraskenën të shumë-kërkuarin e Policisë, Enver Sekiraqa.
Një dëshmitar ka pohuar për Indeksonline se anëtarë të grupit të Sekiraqës kanë shtënë mbi Policinë. Deri te ky veprim i tyre kundër forcave të rendit ka ardhur pasi që ata po dyshonin se aksioni policor ishte organizuar enkas për të arrestuar Enever Sekiraqën, transmeton indeksonline.
Pas sulmit që kishte bërë grupi i Sekiraqës mbi Policinë, kjo e fundit është tërhequr për t’ia lënë vendin njësive speciale-ROSU, bëjnë të ditur dëshmitar për Indeksonline.
Ndryshe, të enjten në lagjen Kodra e Trimave në kryeqytet pati ndodhur plagosja e një kalimtari. Policia e Kosovës pat bërë të ditur se dy grupe janë gjuajtur mes vete dhe me këtë rast është plagosur një kalimtari i rastit, I.G. (1947).
Po ashtu u bë e ditur se është arrestuar H.J. dhe policia është në kërkim të personave të tjerë. Indeksonline kishte raportuar se njëri prej të përfshirëve në këtë përleshje është Naser Sekiraqa, vëllai i Enver Sekiraqës.(INA)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj