
Mesiq e Moisiu vizituan familjen Haradinaj në Gllogjan
Kosova nuk mund të zhvillohet nëse jeton në izolim, dhe jo vetëm vendet e rajonit duhet të angazhohen në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, por edhe vetë Bashkësia Evropiane, ka thënë ish-presidenti i Kroacisë Stipe Mesiq gjatë një vizite që i bëri Gllogjanit dhe familjes Haradinaj. Mesiq më pas ka theksuar se ne (Krocia) jemi munduar që të liberalizohet regjimi i vizave deri në fund, duke thënë se me hyrjen në Bashkësinë Evropiane të gjithë shqiptarët si në Shqipëri, Kosovë Malë të Zi, Serbi, Maqedoni e të tjerë do të jetojnë në një korpus të përbashkët kulturor. “Kroacia tani përgatitët të hyjë në Bashkimin Evropian, dhe zëri i saj do të jetë edhe më i fortë se deri më tani”, ka thënë Mesiq në Gllogjan, duke shtuar se detyrë e gjeneratës së re është që të gjithë t’i hapim kufijtë për të qenë të bashkuar në BE.
Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, vizitat e tij në Gjakovë e Gllogjan i ka vlerësuar si kënaqësi të veçantë. Duke treguar që edhe ai të ketë qenë pjesëtarë i Luftës Nacional Çlirimtare, Moisiu u shpreh që të kuptojë shumë mirë ndjenjën e familjarëve të dëshmorëve të luftës, duke thënë se rënia e tyre është më shumë krenari se sa dhimbje.
“Liria nuk dhurohet, liria fitohet, dhe edhe populli shqiptar i Kosovës arriti lirinë e tij me armë pas 100 vjet robërie nga kryengritësit serb”, tha Moisiu.
Në emër të familjes Haradinaj të dy ish-presidentët i përshëndeti Daut Haradinaj. Ai ndër të tjera tha se populli shqiptar nuk e deshi luftën. “Ne jemi detyruar që të mbrohemi, dhe këtë më së miri e din ish -presidenti Mesiq.(INA)
Të dyshuarit për “Monstra” s’kanë shtetësi të Kosovës
Dy të dyshuarit për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, të cilët janë arrestuar nga ana e policisë së Kosovës, nuk ka pasur dhe ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (6)
- Ministria e Shëndetësisë anashkalon specialistët shqiptarë (5)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj