advertisement
Fillimi | Kosovё | Universiteti i Bremenit në listën e universiteteve elitare, ISPE partner i denjë
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Universiteti i Bremenit në listën e universiteteve elitare, ISPE partner i denjë

Universiteti i Bremenit në listën e universiteteve elitare, ISPE partner i denjë

Në Gjermani nëntë universitete janë radhitur në listën e universiteteve më elitare. Të premten u morr vendimi.

Titullin universitet elitë mund ta mbajnë në pesë vitet e ardhshme njëmbëdhjetë universitete: Universiteti Humboldt i Berlinit, Universiteti i Bremenit, Universiteti teknik i Dresdenit, si dhe universitetet e Këlnit, Tübingenit, etj.

Radhitja e këtyre universiteteve elite gjermane ka nxitur edhe kurreshtjen në Kosovë.  Studentët dhe Kolegji ISPE në Prishtinë si universitet privat partner me Universitetin e Bremenit ka mirëpritur lajmin. 

"Kjo radhitje e Universitetit të Bremenit ndikon edhe në imazhin e Universitetit ku po studiojmë ne. Me këtë rriten edhe mundësitë tona që të ndjekim procesin studimor edhe në këtë universitet elitar. Favori tjetër është se nga Bremeni kemi edhe profesorët e mirënjohur gjerman, që kanë arritur të radhisin këtë universitet në rangun e universiteteve elitare në Gjermani", theksoi studentja e ISPE, Fitore Osmani, e cila po vijon një semestër në Universitetin e Bremenit.  

Para gjashtë javësh qeveria gjermane dhe 16 landet u ulën bashkë për të parën herë dhe krijuan një konkurs për kërkime të nivelit të lartë, të ashtuquajturën "nismë ekselence".  Në këtë kuadër përzgjidhen universitetet dhe grupet kërkimore më të mira dhe mbështeten me mjete financiare prej qeverisë.

Rektori i Universitetit të Bremenit Wilfried Müller e konsideron universitetin e tij si ekselent dhe për këtë arsye është regjistruar me koncepte për të ardhmen në disiplinën më të vështirë. 

Mirëpo, konkurrenca është e fortë: Në raundin final për titullin elitë dhe për shumë para marrin pjesë gjashtëmbëdhjetë universitete. Çdo fitues merr 50 milionë euro në 5 vjet. Müller spekulon: "11 ose 12 do të dalin fitues." 

Në çdo tender mund të konkurrojnë për vlerësime rreth 1.000 universitetet në Gjermani. Kandidimi është i mund në tri kategori. Së pari shkollat e larta me programe për nxënës të përzgjedhur mund të konkurrojnë me konceptet e tyre për promovimin e brezit të ri shkencor. Së dyti ka të ashtuquajtura qendra ekselence, në të cilat universitetet mund të shënojnë pikë me qendra speciale të kërkimit të nivelit të lartë; dhe në disiplinën më të vështirë, atë të "koncepteve të së ardhmes" ato mund të paraqesin planet e tyre konkrete, me anë të të cilave shkolla e lartë e tyre synon të arrijë pararojën ndërkombëtare. Vetëm kush fiton këtu mund të quhet universitet elitë. (INA)

 

Vlerëso tekstin
4.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Kosovё
Previous
image
Peci dorëhiqet, Sadiku emërohet shef i Zyrës Ndërlidhëse në Beograd
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka propozuar ambasadorin aktual në Zagreb, Valdet Sadiku, në detyrën e zyrtarit ndërlidhës të Republikës së Kosovës në Beograd. ...
image
Hill dhe Petritsch shpallen “Doctor Honoris Causa”
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” i ka nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” ambasadorin amerikan Christopher Hill dhe ambasadorin austriak Wolfgang Petritsch, në shenjë falënderimi ...
image
AKR: Jemi parti e fuqishme, nuk po fundosemi
Aleanca Kosova e Re reagon ndaj shkrimit “AKR-ja nuk e kalon pragun “ të botuar në një të përditshme kosovare. ...
image
Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Irlandës për perspektivën evropiane të Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, priti në takim ministren për Çështje Evropiane të Irlandës, Lucinda Creighton, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë. ...
image
VV ndez në flakë "Marrëveshjen me Serbinë"
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur në orët e vona të natës duke organizuar një aksion simbolik me të cilin shprehin mospajtimin e tyre për ...
image
Bondsteel pritet të mbyllet më 2014
Shtetet anëtare të NATO-s po e mendojnë seriozisht reduktimin e mëtutjeshëm të KFOR-it. Në këtë drejtim po mendohet mbyllja e kampit "Bondsteel"....
image
Edhe dy muaj paraburgim për Limaj
Fatmir Limajt e nëntë ish-bashkëluftëtarëve të tij, të akuzuar për krime lufte, tash të njohur si rasti “Kleçka”, u është vazhduar arresti shtëpiak ...
image
Kah do të shkojë Jakup Krasniqi
“Kah do të shkojë Jakup Krasniqi”, “A do të hapë parti të re ai”, “Ka gjasë që Krasniqi të pësojë si Daci,apo të fitoj një numër të konsiderueshëm të votave ”. Këto fjali që po qarkullojnë së fundmi në media e kanë shqetësuar shumë ish-sekretarin e PDK-së, Jakup Krasniqi....
image
Bukoshi i pafajshëm, Tolaj dënohet me 18 muaj burg
Pas gati dy vite ndjekje penale ish –Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj që akuzohej për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare sot doli ...
image
Ministri Hoxhaj po merr pjesë në takimin ministror të Kartës së Adriatikut
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po merr pjesë sot në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5), që po zhvillohet në Shkup. ...
image
VV i përgjigjet diplomatit amerikan, Edward Joseph
Lëvizja Vetëvendosje, konkretisht nënkryetari i saj, Shpend Ahmeti i është përgjigjur diplomatit amerikan, Edward Joseph, i cili kishte thënë se SHBA-të kanë vendosur pesë kushte për Vetëvendosje nëse duan të bashkëpunojnë në të ardhmen....
image
Bruksel: Pa marrëveshje për telekomunikacion as pas 6 orësh bisedime
Delegacioni i Serbisë dhe ai i Kosovës nuk u morën veshë as në fund të bisedimeve të sotshme, të mbajtura si rëndom në Bruksel, që ...
image
Pacolli merr premtim për njohje nga Tajlanda
Zëvendëskryeministri i Kosovës, z.Behgjet Pacolli ka pritur në një takim një delegacion të shtetit të Tajlandës, të udhëhequr nga i dërguari i kryeministressë këtij vendi, z.Pichate Satirachaval....
image
U promovua libri për veprimtarin Naser Hanin
Në Institutin e Albanologjisë në Prishtinë dje u promovua libri “Një jetë në shërbim të lirisë” kushtuar veprimtarit të çështjes kombëtare Naser Hanit, i autorit ...
image
Sot vazhdojnë bisedimet në Bruksel
Brukseli mirëpret sërish të hënën delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, për një raund të ri të dialogut teknik në fushën e telekomunikacionit dhe energjetikës.Sipas paralajmërimeve ...
Next