
Kadri Veseli dëshmon për rastin "Bllaca 2"
Kadri Veseli do t’i drejtohet të mërkurën në mëngjes Gjykatës. Ish-shefi i SHIK-ut pritet të jetë dëshmitar i radhës në procesin gjyqësor “Bllaca II”.
Se ai do të dëshmojë në këtë proces e konfirmojnë edhe avokatët e të akuzuarve. Ramiz Krasniqi, që në këtë proces mbron Driton Hajdarin, konfirmoi se Kadri Veseli do të jetë dëshmitar i radhës, shkruan sot gazeta Express.
“Po, të mërkurën është Veseli dëshmitar”, ka theksuar Krasniqi për Express. Pritet që ish-shefin e SHIK-ut ta marrin në pyetje prokurorja e rastit dhe avokatët mbrojtës.
Veseli është ftuar si dëshmitar në këtë rast për të treguar për veprimtarinë e organizatës SHIK, për të cilën dëshmitari bashkëpunues Nazim Bllaca ka hedhur akuza të rënda.
Nga deklarata publike e tij gjashtë personat po akuzohen për vrasje dhe tentim vrasje, në emër të kësaj organizate, shkruan “Express”. Pritet që Veseli të sqarojë të gjitha pretendimet e Bllacës se SHIK-u ka paguar njerëz për të kryer vrasje.
Edhe dëshmitari Nazim Bllaca në dëshminë e tij ka thënë se si agjent i SHIK-ut ka marrë rrogë dhe ka kryer urdhrat që ka marrë nga eprorët e tij. Në këtë rast, përveç të akuzuarve, ai përmend si epror edhe deputetin e PDK-së, Azem Sylën. Seanca gjyqësore fillon në orën dhjetë dhe mbahet në objektin e Gjykatës Supreme.
Gjashtë të akuzuarit, Sadik Abazi, Fahredin Gashi, Driton Hajdari, Bekim Syla, Shaban Syla dhe Shpresim Uka, akuzohen për vrasjen e Ibush Kllokoqit dhe tentim vrasjen ndaj Adem Salihajt, ish-kryetar i Ferizajt dhe Ismet Arifit. (INA)
Përfundon pa marrëveshje takimi i radhës Thaçi-Daçiç
Takimi ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, i cili për temë ka pasur planin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit, ka përfunduar pa marrëveshje. ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Izet Zeqiri jep dorëheqje nga funksioni i deputetit (8)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
- BDI nuk dorëzohet për Dollnenin, PDSH drejton akuza (5)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj