advertisement
Fillimi | Kosovё | Vetëvrasja e Dino Asanajt, e treta në familjen e tij
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Vetëvrasja e Dino Asanajt, e treta në familjen e tij

Vetëvrasja e Dino Asanajt, e treta në familjen e tij

Tre anëtarë të familjes Asanaj kanë kryer vetëvrasje këta 20 vjetët e fundit. Pos Dino Asanajt i cili, sipas autopsisë, del se ia ka marrë jetën vetes javën e kaluar, edhe motra dhe i ati i tij, sipas burimeve zyrtare, kanë kryer vetëvrasje. Ky fakt për Prokurorinë është marrë si element shtesë që mbështet ekspertizën profesionale se ish-kryetari i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka kryer vetëvrasje. 

Burime nga procesi hetimor kanë thënë se janë në mbledhje të fakteve për këto ndodhi, të cilat pritet të analizohen edhe nga një grup ekspertësh për të nxjerrë një përfundim profesional rreth kësaj. Dy vetëvrasjet e mëhershme gjithsesi nuk po shihen si mundësi për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Dino Asanajt. Gazeta ka provuar të flasë me familjarë të afërm të të ndjerit, por nuk ka arritur as të martën. Ndërkohë në Administratën Komunale në Pejë kanë njohuri për këto ngjarje, por nuk kanë dashur të flisnin për to. 

Por vetëvrasjen nuk po e beson një i afërm i Dino Asanajt. Azem Asanaj, 67 vjeç nga fshati Cërcë i Istogut, ka thënë se Dino nuk ka qenë njeri që bën vetëvrasje. Ai ka treguar se gjyshi i Dinos e babai i tij kanë qenë vëllezër, porse nuk ka ndenjur shpesh me të për shkak të vendeve të ndryshme ku kanë jetuar. Azemi ka thënë se për herë të fundit Dinon e ka parë dy vjet më parë në varrimin dhe gjatë ngushëllimeve për vdekjen e axhës së Dinos në Pejë. 

 “Babën ( e Dinos v.j.) vozi e ka pas shkel pahiri në Pejë tu i kalu shinat”, ka insistuar ai. “A për çikën është e vërtetë që u kanë vetëvrasje, po jo me qëllim. “E di që ajo ka ndodh, po ajo nuk ka ndodh qëllimisht, po tu e pastru armën e babës”. (KD/INA)

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Kosovё
Previous
image
Peci dorëhiqet, Sadiku emërohet shef i Zyrës Ndërlidhëse në Beograd
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka propozuar ambasadorin aktual në Zagreb, Valdet Sadiku, në detyrën e zyrtarit ndërlidhës të Republikës së Kosovës në Beograd. ...
image
Hill dhe Petritsch shpallen “Doctor Honoris Causa”
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” i ka nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” ambasadorin amerikan Christopher Hill dhe ambasadorin austriak Wolfgang Petritsch, në shenjë falënderimi ...
image
AKR: Jemi parti e fuqishme, nuk po fundosemi
Aleanca Kosova e Re reagon ndaj shkrimit “AKR-ja nuk e kalon pragun “ të botuar në një të përditshme kosovare. ...
image
Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Irlandës për perspektivën evropiane të Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, priti në takim ministren për Çështje Evropiane të Irlandës, Lucinda Creighton, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë. ...
image
VV ndez në flakë "Marrëveshjen me Serbinë"
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur në orët e vona të natës duke organizuar një aksion simbolik me të cilin shprehin mospajtimin e tyre për ...
image
Bondsteel pritet të mbyllet më 2014
Shtetet anëtare të NATO-s po e mendojnë seriozisht reduktimin e mëtutjeshëm të KFOR-it. Në këtë drejtim po mendohet mbyllja e kampit "Bondsteel"....
image
Edhe dy muaj paraburgim për Limaj
Fatmir Limajt e nëntë ish-bashkëluftëtarëve të tij, të akuzuar për krime lufte, tash të njohur si rasti “Kleçka”, u është vazhduar arresti shtëpiak ...
image
Kah do të shkojë Jakup Krasniqi
“Kah do të shkojë Jakup Krasniqi”, “A do të hapë parti të re ai”, “Ka gjasë që Krasniqi të pësojë si Daci,apo të fitoj një numër të konsiderueshëm të votave ”. Këto fjali që po qarkullojnë së fundmi në media e kanë shqetësuar shumë ish-sekretarin e PDK-së, Jakup Krasniqi....
image
Bukoshi i pafajshëm, Tolaj dënohet me 18 muaj burg
Pas gati dy vite ndjekje penale ish –Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj që akuzohej për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare sot doli ...
image
Ministri Hoxhaj po merr pjesë në takimin ministror të Kartës së Adriatikut
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po merr pjesë sot në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5), që po zhvillohet në Shkup. ...
image
VV i përgjigjet diplomatit amerikan, Edward Joseph
Lëvizja Vetëvendosje, konkretisht nënkryetari i saj, Shpend Ahmeti i është përgjigjur diplomatit amerikan, Edward Joseph, i cili kishte thënë se SHBA-të kanë vendosur pesë kushte për Vetëvendosje nëse duan të bashkëpunojnë në të ardhmen....
image
Bruksel: Pa marrëveshje për telekomunikacion as pas 6 orësh bisedime
Delegacioni i Serbisë dhe ai i Kosovës nuk u morën veshë as në fund të bisedimeve të sotshme, të mbajtura si rëndom në Bruksel, që ...
image
Pacolli merr premtim për njohje nga Tajlanda
Zëvendëskryeministri i Kosovës, z.Behgjet Pacolli ka pritur në një takim një delegacion të shtetit të Tajlandës, të udhëhequr nga i dërguari i kryeministressë këtij vendi, z.Pichate Satirachaval....
image
U promovua libri për veprimtarin Naser Hanin
Në Institutin e Albanologjisë në Prishtinë dje u promovua libri “Një jetë në shërbim të lirisë” kushtuar veprimtarit të çështjes kombëtare Naser Hanit, i autorit ...
image
Sot vazhdojnë bisedimet në Bruksel
Brukseli mirëpret sërish të hënën delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, për një raund të ri të dialogut teknik në fushën e telekomunikacionit dhe energjetikës.Sipas paralajmërimeve ...
Next