
Në Zvicër mbi 160 mijë kosovarë ende me pasaporta serbe
Pesë vjet pas pavarësisë së Kosovës, në Zvicër jetojnë mbi 160 mijë shtetas të Kosovës, të cilët ende kanë pasaportën e Serbisë.
“Sikur t’i kishin sot pasaportat e Republikës së Kosovës pas katër vjetësh pavarësie, sigurisht Berna zyrtare kosovarët do t’i radhiste në rangun e parë të emigrantëve dhe jo të tretin, pas portugezëve dhe gjermanëve”, ka deklaruar për agjencinë informative “Presheva Jonë”, Lisa Blaser, zyrtare nga Departamenti Federal për Migracion.
“Shpesh në mediat apo nga personalitet zvicerane sa herë që flasin për kosovarët në Zvicër, vazhdimisht nga ta kemi dëgjuar refrenin se ‘kosovarët janë komuniteti më i madh dhe më i rëndësishëm në vendin tonë’ Por në fakt shifrat e Zyrës Federale për Statistika me seli në Neuchatel, flasin të kundërtën.
Sipas "Presheva Jonë", kështu ndodh për shkak se në Zvicër ende shumë kosovarë kanë pasaporta serbe, prej mbi 160 mijë syresh” ka thënë Blaser .
Megjithëkëtë, Blaser ka thënë se gjithnjë e më shumë është në rritje numri i personave që paraqiten me pasaportë kosovare.
“Por, nëse kemi parasysh se për katër vite institucionet kosovare kanë arritur të furnizojnë vetëm shtatë mijë pasaporta, atëherë për të arritur shifrën prej 200 mijë kosovarëve, siç flitet se janë në vendin tonë, natyrisht që nevojitet punë dhe kohë, bile së paku edhe disa vjet për të arritur shifrën e lartpërmendur” përfundon Blaser. (INA)
Hoxhaj kërkoi hapjen e pikës kufitare Stançiq - Bellanoc
Prishtina kërkon hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc – Stançiq dhe se kjo kërkesë sot është bërë në Shkup nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Nga na dolën “160.000 kosovarë me shtetësi serbe”?
http://www.albinfo.ch/ch-ballkani/aktuale/nga-na-dol%C3%ABn-%E2%80%9C160000-kosovar%C3%AB-me-shtet%C3%ABsi-serbe%E2%80%9D-77983
Publikoni komentin tuaj