
Pas incidenteve, mbyllet kufiri me Serbinë
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi bëri të ditur se pas incidenteve të mëngjesit në pikëkalimin me Serbinë, në Merdar, Kosova ka mbyllur përkohësisht kufirin.
Ai para ligjvënësve raportoi për zhvillimet – incidentet, që kanë ndodhur sot në Mitrovicë e në Merdar, si pasojë e sjelljeve huligane të grupeve e individëve ekstremistë serbë. Në mbledhjen e Kuvendit ai tha se në këto incidente janë lënduar 32 policë, por asnjë me armë zjarri dhe asnjë rëndë.
Lëndimet kanë ndodhur pasi dy autobusë me serbë u ndaluan në Vushtrri nga Policia e Kosovës, të cilët jo vetëm që provokuan policinë por edhe manifestuan sjellje të rrezikshme, meqë ishin të dehur, prandaj u depërtuan përmes pikëkalimit në Merdar. Serbët këtu nga zona neutrale hodhën gurë mbi policët.
Për pasojë 32 policë u plagosën, nga të cilët 9 pati nevojë të trajtohen në QKUK. Ministri Rexhepi po ashtu tha se nuk janë përdorur armë as nga policia, as nga serbët.
12:00 - Disa pjesëtarë të policisë së Kosovës janë lënduar në pikëkalimin kufitar në Merdar pasi ata janë gjuajtur me gjësende të ndryshme nga një grup serbësh të cilët kishin provuar të hynin në Kosovë pa paralajmëruar. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani ka thënë se zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime të lehta, njofton KTV.
Burime të Kosovapress-it kanë njoftuar se turma ekstremiste të serbëve ka plagosur 32 policë të Republikës së Kosovës, deri sa kanë tentuar që në mënyrë të dhunshme të hynë në territorin e Republikës së Kosovës. Këto burime bëjnë të ditur se të plagosurit janë nga armë zjarri dhe mjete të forta.
Lajmin për plagosjen e policëve e ka konfirmuar edhe ministri i brendshëm i Kosovës Bajram Rexhepi Disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar përderisa po depërtonin nga Kosova për në Serbi një grup serbësh te pika kufitare në Merdar, ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi.
Ai për REL tha se bëhet fjalë për lëndime të shkaktuara me gurë, që ky grup serbësh kishte hedhur në drejtim të Policisë së Kosovës.
Rexhepi tha se kishte edhe të shtëna armësh, por nuk janë shënuar plagosje të pjesëtarëve të policisë nga këto të shtëna.
“E kemi kthyer një grup të njohur si Delije (simpatizantë futbolli të Cervena Zvezdes), që njihen si nacionaliste dhe me atë rast janë lënduar disa policë, kryesisht bëhet fjalë për lëndime me gurë”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, ministri Rexhepi.
“Janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por ato kanë qenë në anën e Serbisë", theksoi ai. (INA)
Vrasje në Saraj të Shkupit
Një person është vrarë mbrëmë në afërsi të Sarajit të Shkupit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.30, me ç`rast vrasjes i ka paraprirë një zënkë ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- Ministria e Shëndetësisë anashkalon specialistët shqiptarë (6)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj