
Refuzon të jetë kryenegociator në bisedimet me Serbinë
Ish-zëvendës kryeministri dhe Ministri i Drejtësisë së Kosovës, Hajredin Kuçi në një ligjëratë mbajtur sot para studentëve të Kolegjit ISPE në Prishtinë, u shpreh se dorëheqja e tij nga postet qeveritare ishte një veprim krejtësisht personal për të mbajtur premtimin publik të dhënë para gazetarëve kohë më parë, për nenet e ‘famshme’ të Kodit Penal 37,38.
“Unë do të vazhdojë të jemë nënkryetar i PDK-së, pasi këtij subjekti politik i detyrohem shumë, por edhe kam kontribuar për kaq shumë vite”, është shprehur Kuçi, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA në Prishtinë.
Sa i përket bisedimeve Kosovë-Serbi, ai ka hedhur poshtë se ka ndonjë ambicie për të qenë kryenegociator në këto bisedime dhe se do të refuzonte një të till nëse do ti kërkohet.
Sipas tij, nëse Komuniteti ndërkombëtar vendos për tu zhvilluar bisedime, krejt ajo çfarë mund të bejnë autoritetet e Kosovës është që të zgjasin për pak kohë datën e fillimit të tyre dhe jo të mund të refuzojne bisedimet.
“Mund të ketë negociata të sukseshme dhe jo të sukseshme, por jo negociatorë të sukseshëm”, ka shtuar Kuçi. (INA)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj