
Serbët në Gazimestan kërkojnë armë dhe i brohorisin Karaxhiqit e Mladiqit
Mijëra serbë gjatë shënimit të Ditës së Vidovdanit në Gazimestan, afër Prishtinës, i kanë brohoritur kriminelëve të luftës që po gjykohen për krime lufte në Hagë, Radovan Karaxhiqit dhe Ratko Mladiqit.
Ata njëkohësisht kanë klithur “Na jepni armë”. Manifestuesit, ndër të cilët ishin edhe Oliver Ivanoviqi, Slobdan Samarxhqi, nën kryetar i DSS të Koshtunicës.
Medie serbe njoftojnë se nga qindra serbë Polica e Kosovës mori simbolet me ikonografi nacionaliste serbe. Këto simbole u hodhën pastaj në hendekun afër autostradës
Agjencia serbe e lajmeve Beta thotë se disa policë të Kosovës u sollën shumë keq me manifestuesit, ndërsa KiM radio thotë se policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës për të penguar incidentet e mundshme.
Në autobusin me të cilin udhëtonte një grup serbësh që ktheheshin nga Gazimestani janë hedhur koktej mollotovi dhe gurë gjatë kalimit nëpër Prishtinë, kurse gjatë këtij sulmi janë plagosur 16 serbë, nga të cilët dy më rëndë, njoftoi radio KIM sipas deklaratës së mjekut Dejan Millanoviq nga qendra e ndihmës së shpejtë në Lapnasellë. Sipas tij, dy persona që kanë pësuar plagë më të rënda janë transportuar për në repartin e kirurgjisë në Graçanicë.
Në ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se pos 35 policëve të plagosur në Merdare, një incident tjetër ka ndodhur në Graçanicë, tek varrezat serbe në rrugën për në Sushicë, ku disa të rinj serb kanë gjuajtur me gurë një autobus që qarkullon në linjë të rregullt në atë relacion. Lidhur me këtë rast policia ka dalë në vend të ngjarjes, me ç’rast ka arrestuar tre persona të dyshuar si të përfshirë në këtë rast.
Policia ka pranuar një informatë përmes linjës telefonike se në rrugën nga Prishtina në drejtim të Veternikut, te semaforët, afër hotelit Viktoria, disa autobusë janë gjuajtur me gurë nga persona të panjohur.
Të njëjtit kanë informuar, po ashtu përmes linjës telefonike, se kanë vazhduar rrugën për në Llapnasellë, ku edhe kanë kërkuar tretman mjekësor në ambulancën e Llapnasellës. Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje për verifikim të informacionit dhe për veprime të mëtutjeshme policore. (INA)
Rama: Rilindja do ta rrëzoj pushtetin e Saliut
Partia Socialiste ka nisur Konventën e saj zgjedhore në Pallatin e Kongreseve, e cila do të vijojë dy ditë. ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Izet Zeqiri jep dorëheqje nga funksioni i deputetit (8)
- SHSHM reagon për maltretimin e gazetarit të INA (7)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- Qosja: Nëse Berisha fiton përsëri, është katastrofë historike (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj