
Selimi: E vërteta e rrahjes
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi thotë se i është kundërpërgjigj fizikisht, provokimit të deputetit të PDK-së, Latif Gashit. Ai thotë se i vjen keq ajo çfarë ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës.
“Ne si deputet në Kuvend jo rrallë herë jemi provokuar me situata, që PDK i ka krijuar me eksponentët të saj të SHIK-ut. Durimi është një virtyt që shumë herë më ka përcjell edhe kur kemi qenë të provokuar, mirëpo nganjëherë i vjen fundi durimit. Ajo që ka ndodh sot ishte një provokim i radhës. Këtij provokimi pa dashjen time nuk munda t’i rezistojë”, ka thënë Selimi në emisionin Interaktiv të KTV-së.
Ai ka thënë se ngjarja ka ndodh në kohën kur ai ishte duke dalë jashtë hollit të Kuvendit për t’i dhënë një deklaratë një gazetare dhe në ato momente është provokuar verbalisht nga deputeti Gashi. “Lata provokoj njeriun e gabuar, një provokimi verbalist iu përgjigja fizikisht”, ka pohuar Selimi.
Ai ka mohuar të jetë grushtuar nga deputeti Gashi. “Nuk ka pas shkëmbime grushtesh, unë e kam shty dhe ai është rrëzuar mbi një vazo lulesh. Në momentin që do të marr grushte nga dikush, nuk do të jem më as deputet”, është shpreh Selimi.
Ai ka fol edhe për përleshjen tjetër në mes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi dhe deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu-Kamishi. Ai thotë se edhe në këtë rast Krasniqi është provokuar nga deputet i PDK-së Bekim Haxhiu.(INA)
Ahmeti - Zhernovski: Prioritet intergimi evroatlanik, M.O dhe marrëdhëniet ndëretnike
Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetari Ali Ahmeti, ka pritur kryetarin e Partisë Liberalo-Demokratike të Maqedonisë, Andrej Zhernovski.Ahmeti dhe Zhernovski konstatuan marrëdhëniet ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj