
Topi: Kosova pjesë e shtetit amë
Midis qindra takimeve, vizitave dhe bisedave zyrtare e publike, kudo dhe me këdo, Kosova ka qenë e mbetet pjesë themelore e agjendës presidenciale dhe e shtetit amë shqiptar”, tha presidenti shqiptar Bamir Topi sot në Gjakovë, ku u nderua si Qytetar Nderi i Gjakovës.
“Gjatë pesë vjetëve të fundit kam pasur nderin dhe privilegjin t’i shërbej shtetit shqiptar në detyrën e lartë të Presidentit të Republikës. Kufijtë kanë rëndësinë e tyre por jetët, problemet, hallet, emocionet e dashurinë midis vëllezërve të një gjaku nuk e ndajnë asnjë kufij apo asnjë vendim administrativ. Ne jemi pjesë e përbashkët e gjithçkaje që përfaqëson e simbolizon kombi shqiptar, qenia shqiptare, historia e shkuar dhe e ardhmja jonë evropiane”, deklaroi presidenti Topi.
Kreu i shtetit shqiptar shtoi se Shqipëria do qëndrojë krah Kosovës në çdo ndihmë që shtetit i ri do kërkojë.
Topi ka vizituar sot edhe Gllogjanin. Pasi ka vënë kurora lulesh tek varret e dëshmorëve dhe ka nderuar ata me një minutë heshtje, presidenti shqiptar ka vizituar edhe familjen Haradinaj, ku është pritur nga babai i liderit të AAK-së dhe ish-kryeministër i vendit, Hilmi Haradinaj. Topi këtë vizitë në familjen Haradinaj e ka cilësuar si kënaqësi të jashtëzakonshme dhe emocion të veçantë. Në emër të familjes Haradinaj dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit, në shenjë respekti për presidentin dhe shtetin e Shqipërisë, Selmanaj i ka dhuruar presidentit Topi dekoratën “Shkëlzen Haradinaj”, dekoratë kjo e themeluar nga Kuvendi Komunal në Deçan, e cila iu dhurohet personaliteteve të njohura.
Gjatë paradites, presidenti shqiptar vizitoi familjen Jashari në Prekaz. Ai në kullë u prit nga kryefamiljari Rifat Jashari dhe burrat tjerë të familjes, të cilët i dëshiruan mirëseardhje.
Topi ka treguar se është për të satën herë në Prekaz, për të cilin ka thënë se “simbolizon më shumë se çdo vend tjetër i Kosovës atë qëndresë të jashtëzakonshme dhe ato sakrifica të panumërta që kanë bërë qytetarët e Kosovës”.
Rifat Jashari ka falënderuar presidentin Topi për vizitën, sikundër edhe gjithë popullin shqiptar, për të cilin tha se “sot e asaj dite nuk na la vetëm”, ndërkaq Topit i ka dëshiruar shëndet dhe lumturi në të ardhmen.(INA)
Shkupi i shqetësuar nga vetoja greke dhe bullgare
Ministrat e jashtëm të BE-së në seancën e sotme pritet të kërkojnë caktimin e datës për fillimin e bisedimeve të ngecura me Maqedoninë. ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Izet Zeqiri jep dorëheqje nga funksioni i deputetit (8)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
- BDI nuk dorëzohet për Dollnenin, PDSH drejton akuza (5)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj