
Tre kandidatë për rektor të UP-së
Ibrahim Gashi ka lënë postin e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe të nënkryetarit të Aleancës Kosova e Re me synim që të bëhet rektor në Universitetin e Prishtinës. Emri i tij figuron në listën e tre kandidatëve, të cilët deri të martën pasdite kanë qenë të vetmit që kanë konkurruar për postin e të parit të UP-së. Përveç Gashit, postit të rektorit ia kanë mësyrë edhe Berim Ramosaj e Valon Murtezaj. Konkursi është hapur më 20 qershor dhe mbyllet sot, më 4 korrik, shkruan sot “Koha Ditore”.
Gashi nuk ka dhënë zyrtarisht ndonjë arsye për brakatisjen e posteve të deritashme, ndërsa gazeta nuk ia ka dalë ta kontaktojë të martën. Ai ka dhënë dorëheqje të hënën nga posti i zëvendësministrit të MPJ-së, kurse të martën nga të gjitha pozitat që i ka pasur në AKR.
Në Ministrinë e Arsimit kanë thënë se si ministri janë të interesuar që Rektorati në procedurën e përzgjedhjes së rektorit të ri të Universitetit ta zbatojë Ligjin për arsimin e lartë, Statutin e UP-së, si edhe aktet e tjera normative.
“Autonomia e Universitetit mendoj se duhet të jetë parësore për caktimin e organeve të saj, të cilat do ta drejtojnë atë me devotshmëri dhe me program të mirë”, ka thënë ai. (KD/INA)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj