advertisement
Fillimi | Kosovё | Hoxhaj - Pusić intensifikojnë marrëdhëniet Kosovë - Kroaci
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Hoxhaj - Pusić intensifikojnë marrëdhëniet Kosovë - Kroaci

Hoxhaj -  Pusić intensifikojnë marrëdhëniet Kosovë - Kroaci

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, përveç pjesëmarrjes në Samitin “Kroacia 2012” në Dubrovnik, ka zhvilluar një takim zyrtar me ministren e Jashtme dhe të Çështjeve Evropiane të Kroacisë, Vesna Pusić.

Hoxhaj dhe Pusić kanë biseduar për thellimin e gjithanshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, për avancimin e bashkëpunimit politik e institucional, fuqizimin e shkëmbimeve ekonomike e tregtare si dhe rritjen e bashkëpunimit në fushat e kulturës, arsimit etj. 

Ministri Hoxhaj ka kërkuar përkrahjen e Kroacisë në avancimin e shpejtë dhe të suksesshëm nga ana e Kosovës, të proceseve integruese në struktura euro-atlantike. 

Ministrja Pusić ka theksuar vendosmërinë e Kroacisë për t’i ofruar Kosovës tërë ndihmën e nevojshme në proceset integruese, përmes ofrimit të përvojës së suksesshme kroate në këtë rrugë. 

Ministri Enver Hoxhaj gjatë Samitit Ndërkombëtar “Kroacia 2012”, ka zhvilluar takime dhe me shumë përfaqësues të lartë të shteteve të tjera, përfshirë edhe vendeve që ende nuk kanë marrë vendimin për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. 

Hoxhaj ka zhvilluar një takim të veçantë me zëvendësministrin e Çështjeve Evropiane të Egjiptit, Amr Helmy, nga i cili ka kërkuar njohjen sa më të shpejtë të Kosovës nga Egjipti. (INA)


Vlerëso tekstin
0

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Kosovё
Previous
image
Bllokohen pronat e Naser Kelmendit në Sarajevë
Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës ka bllokuar 7 prona të paluajtshme të biznesmenit kosovar, të arrestuar në Kosovë, Naser Kelmendi. Ndër patundshmëritë e bllokuara është edhe ...
image
Hoxhaj: Estonia, model për Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Estonisë, është takuar sot me ministrin ...
image
Pa marrëveshje bisedimet për çështjet teknike
Shefi i ekipit serb në bisedimet teknike në mes të Kosovës dhe Serbisë, Dejan Paviçeviq e ka vlerësuar si shumë pozitiv takimin e sotëm në ...
image
Sfidat e Kosovës në procesin e eurointegrimeve
Sot në Kolegjin Universitar ISPE është mbajtur konferenca me temë:’’Roli i Komisionit për Integrime Evropianë në Procesin e Integrimeve të Kosovës në BE’’, panelistë në ...
image
Nikoliq paralajmëron Westerwelen: As Kosovën, as vetëvrasje
“Gjermania do të duhej ta kuptonte se nuk ia vlen që me shantazhe të na detyrojë t’ia presim vetes venet ose të bëjmë vetëvrasje. Kosovën ...
image
Rasti Limaj, mbrojtja pret të bie poshtë aktakuza
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në sallën e improvizuar në "Kinemanë ABC1", sot mbahet seanca e radhës ndaj Fatmir Limajt dhe të akuzuarve të tjerë ...
image
Aktakuzë ndaj kryetarit dhe pesë zyrtarëve të Prizrenit
Prokurori i EULEX-it ka ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë zyrtarëve tjerë të kësaj komune.Ramadan Mujës i ngarkohen katër ...
image
Spanja: Nuk e njohim Kosovën, pa e njohur Serbia
Spanja edhe më tej refuzon ta njoh shtetin e Kosovës, ka deklaruar sot ministri spanjoll i Punëve të Jashtme, Jose Manuel Garcia Margallo gjatë vizitës ...
image
Kërkohet zbardhja e fatit të Ukshin Hotit
Në Krushë të Madhe të Rahovecit, në 14-të vjetorin e zhdukjes së tij nga Burgu i Dubravës, u kërkua sërish zbardhja e fatit të Ukshin ...
image
Biden kërkoi nga Daçiqi zbatimin e plotë të marrëveshjes
Zëvendëspresidenti i SHBA, Joseph Biden ka takuar në Washingtonn kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq të cilin e ka uruar ‘për arritjen e marrëveshjes fillestare në ...
image
Veseli: proceset ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së janë politike
Nënkryetari i parë i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli gjatë një vizite në Malishevë ka thënë se proceset gjyqësore që janë duke vazhduar ndaj ...
image
Bilanci zyrtar i Luftës së Kosovës: 11 840 të vrarë
Në Kosovë nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 ka pasur 12 843 viktima shqiptare, prej tyre 1 741 femra......
image
Albin Kurtit i jepet viza amerikane
Pas shumë refuzimeve, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti ka marrë vizën amerikane.Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje në përbërjen e Albin Kurtit do të qëndrojnë ...
image
Njohja nga Egjipti, inspirim për botën arabe
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, priti sot në takim një delegacion të lartë të Këshillit Egjiptian për Punë të Jashtme, i cili po viziton Republikën e Kosovës. ...
image
Vetëvendosje kërkon zgjedhje sa më parë
 Sot, 2 vite e 5 muaj pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2010 në të cilat u bë vjedhja e orkestruar e votës dhe u degradua ...
Next