advertisement
Fillimi | Kosovё | NATO e qartë, s`ka ndarje të Kosovës
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

NATO e qartë, s`ka ndarje të Kosovës

NATO e qartë, s`ka ndarje të Kosovës

Sekretar i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen pas vizitës që  bëri në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë është takuar me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin.

Në këtë takim të zhvilluar në këtë bazë ushtarake, kryeministri Thaçi në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës falënderoi NATO-n si dhe të gjitha shtetet anëtare të NATO-s që kanë mbështetur dhe vazhdojnë t’a mbështesin Kosovën dhe popullin e saj. Gjithashtu z. Thaçi falënderoi edhe për mbështetjen e vazhdueshme për FSK-në.

Kryeministri Thaçi pas takimit bilateral me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ka marrë  pjesë në takimin e Këshillit Veri Atlantik të NATO-s, ku ishin të pranishëm të gjithë ambasadorët në NATO të shteteve anëtare.

Në dy takimet kryeministri Thaçi tha se “Kosova është e përkushtuar që të jetë faktor i rëndësishëm i paqes, stabilitetit, dhe sigurisë në rajon, dhe këtë e ka dëshmuar edhe me bashkëpunimin e shkëlqyer që ka me KFOR-in”

Kryeministri Thaçi falënderoi  personalisht sekretarin Rassmusen për kontributin dhe përkushtimin e tij  personal ndaj Kosovës. Rassmussen theksoi se NATO-ja është e përkushtuar të sigurojë një ambient të paqes, stabilitetit, dhe të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Rasmussen gjithashtu e falënderoi kryeministrin Thaçi për lidershipin e tij dhe zhvillimet që po ndodhin në Kosovë. Rassmussen theksoi se NATO-ja por edhe bashkësia ndërkombëtare e ka bërë të qartë që nuk ka ndarje të Kosovës, dhe çfarëdo zgjedhje që do të gjendet për veriun e Kosovës duhet të gjendet në mes të Prishtinës dhe banorëve serbë në veriun e Kosovës.

Kryeministri gjithashtu njoftoi përfaqësuesit e vendeve anëtare të NATO-s në takimin e Këshillit të NATO-s se falë mbështetjes së juaj FSK-ja i ka arritur kapacitetet e plota operacionale dhe është afirmuar në një institucion të besueshëm dhe kredibil në vend dhe rajon.

Kryeministri Thaçi po ashtu falënderoi vendet anëtare të NATO-s për fillimin e procesit të hapjes së hapësirës ajrore të Kosovës, sepse është vendim i drejtë dhe në të mirë të Kosovës por edhe të popullit të Kosovës.

Kryeministri gjatë takimit me Këshillin e NATO-s i paraqiti kërkesat e Qeverisë së Kosovës, të cilat përfshijnë: aprovim i kapaciteteve të plota operacionale të FSK-së nga ana e këshillit Veri-Atlantik të NATO-s sa më shpejtë; vendosja e Raporteve Formale të partneritetit me NATO-n (anëtarësim në partneritet për paqe ;anëtarësimi i Kosovës në kartën e Adriatikut A5,  (fillimisht në cilësinë e Vëzhguesit, dhe strukturat tjera rajonale të sigurisë); dhe mundësi dhe ftesë për pjesëmarrjen e njësiteve të FSK-së apo Policisë së Kosovës në operacione jashtë vendit të udhëhequra nga NATO, apo BE-ja.

Për më tepër kryeministri Thaçi theksoi rëndësinë që të ketë një fokusim dhe përkushtim më të madh të NATO-s, respektivisht KFOR-it për sigurimin e lëvizjes së lirë në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Thaçi i njoftoi anëtarët e Këshillit të NATO-s edhe për situatën në veri, të cilën e cilësoi si të tensionuar, “ku ende kemi barrikada dhe liria e lëvizjes edhe për KFOR-in, EULEX-in, e edhe për qytetarët në veri është e cenuar. Kështu që mirëpresim që KFOR-i në Kosovë të jetë më i vendosur për të siguruar lëvizjen e lirë”.

Kryeministri Thaçi gjithashtu u përgjigj në pyetjet e ambasadorëve, si për veriun ashtu edhe për situatën në përgjithësi në Kosovë, e posaçërisht shtrirjes së autoritetit të Republikës së Kosovës në veriun e Kosovës.

Thaçi në emër të Qeverisë së Kosovës gjithashtu falënderoi KFOR-in për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi, dhe theksoi përkushtimin e Kosovës që të vazhdoj me këtë koordinim të ngushtë me KFOR-in, EULEX-in dhe të gjithë partnerët ndërkombëtar që të ketë sundim të ligjit në pjesën veriore të Kosovës, të luftohet krimi i organizuar dhe dukuritë tjera negative.

“Veriu i Kosovës nuk duhet të mbetet vrimë e zezë, ku s’ka sundim të ligjit, ku ka krim të organizuar dhe kontrabandë. Kjo nuk i shërben qytetarëve në atë pjesë, nuk i shërben Kosovës, por as rajonit“,  theksoi kryeministri Thaçi, duke shtuar se do të kemi bashkëpunim të ngushtë që të kemi sundim të ligjit dhe të sigurojmë lirinë e lëvizjes për të gjithë, si dhe një ambient të sigurte për të gjithë qytetarët pa dallim.

Sekretari Rasmussen theksoi se e çmon përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për integrimin e komunitetit serbë që jeton në pjesën veriore të Kosovës, si dhe të gjithë hapat që po i ndërmerr Qeveria e Kosovës në atë drejtim. Gjithashtu edhe ambasadorët e vendeve anëtare e përshëndetën progresin e arritur, dhe theksuan se do t’i ofrojnë mbështetjen e pa rezervë  Qeverisë së Kosovës. (INA)

 

08:13 - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen i shoqëruar nga një delegacion i lartë i Aleancës do të vizitojë sot në Kosovë trupat paqëruajtëse të KFOR-it.

Siç njoftohet, delegacioni në të cilin marrin pjesë zyrtarë të lartë të BE së, do të takohet me komandantin e KF0R-it, gjeneralinbrigade Erhard Dreës si dhe me përfaqësuesit kryesorë të pranisë ndërkombëtare në Kosovë. Gjithashtu delegacioni do të takohet me kryeministrin Hashim Thaçi dhe zëvëndëskryeministrin Sllobodan Petroviq.

Në orët e pasditës (17.00) sekretari i përgjithshëm i NAT0-s Anders Fogh Rasmussen do të zhvillojë një konferencë për media në aeroportin ushtarak të Sllatinës.

Rasmussen së bashku me përfaqësuesit e lartë të secilit shtet anëtar të NAT 0-s do të diskutojnë në Kosovë çështje të politikave apo ato operacionale, të cilat kërkojnë vendime kolektive. (INA)

Vlerëso tekstin
4.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Kosovё
Previous
image
Krasniqi: Kanë hyrë dhe po dalin pa merita nga PDK-ja
Partia Demokratike e Kosovës dita-ditës po “zbrazet”. Shumë anëtarë të rinj që para pak vitesh patën hyrë me shumë entuziazëm në partinë më të madhe ...
image
Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e arrestit shtëpiak për 7 personat e dyshuar për krime lufte, pas 12 orësh  seancë.Avokati i ish-Komandantit të ...
image
Fatmir Sejdiu: Isa Mustafa, inferior ndaj PDK-së
Kryetari i Nderit i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu ka paralajmëruar rikthimin aktiv në politikë, duke goditur kreun aktual të LDK-së, Isa ...
image
Maqedonia, sjellje antievropiane
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se Maqedonia po sillet në mënyrë antievropiane. ...
image
Fushata “Ta pastrojmë Kosovën”
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinore të premten organizon fushatën "Ta pastrojmë Kosovën". Fushata “Ta pastrojmë Kosovën” ka për qëllim mobilizimin e qytetarëve të Kosovës për ...
image
Prokuroria kërkon paraburgim për ambasadorin Selimi dhe të tjerët
Prokuroria Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi është paraqitur në Gjykatën e Apelit, i shoqëruar nga një polic i EULEX-it. Në fillim është thirrur ...
image
Pesë ish-komandantë të UÇK-së arrestohen për krime lufte
Policia e EULEX-it në bashkërendim me Njësinë e Operacioneve Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), kanë arrestuar pesë persona. ...
image
Harmonizohet teksti i marrëveshjes së prillit
Ka përfunduar takimi mes Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiq, i ndërmjetësuar nga baronesha Catherine Ashton. Palët nuk kanë arritur ndonjë ...
image
Sondazhi: PDK 31, LDK 26, VV 20 përqind
Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, atëherë Partia Demokratike e Kosovës do të merrte 31 për qind të votave të qytetarëve të Kosovës, thuhet ...
image
Ritakohen sot Thaçi -Ashton -Daçiq për Marrëveshjen
Dje u raportua nga Brukseli se të dy kryeministrat janë afër me qëndrime rreth planit të zbatimit të Marrëveshjes. ...
image
Dëshmitari “M” akuzon EULEX-in për presion
Dëshmitari “M” ka përfunduar dëshminë në rastin “Kleçka”. Ai nëpërmjet video-linkut, zëri i të cilit ka qenë i deformuar dhe nuk i është dukur fytyra, ...
image
Hoxhaj kundër ideve të Daçiqit për shkëmbim territores
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, idetë e Ivicia Daçiqit i ka cilësuar krejtësisht të papranueshme dhe në kundërshtim më vlerat evropiane ...
image
Serbët djegin flamurin e BE-së dhe të Kosovës
Simpatizantë të Partisë Radikale Serbe (SRS) kanë djegur sot flamurin e Bashkimit Evropian dhe atë të Kosovës, përpara ndërtesës së Presidencës së Serbisë ...
image
LB: Heshtje e dyshimtë e Qeverisë së Kosovës
Ditëve të fundit, konsorciumi amerikan “New Generation Power” lidhi një marrëveshje me Qeverinë e Serbisë për investime në gjigantin metalurgjik të Trepçës....
image
Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Sllovenisë dhe Shqipërisë
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Jožef Hlep dhe ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka. ...
Next