advertisement
Fillimi | Kosovё | Thaçi: Shtrëngimi i duarve me Tadiq akt i vonuar
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Thaçi: Shtrëngimi i duarve me Tadiq akt i vonuar

Thaçi: Shtrëngimi i duarve me Tadiq akt i vonuar

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi vlerësoi se shtrëngimi i duarve me ish-presidentin serb Boris Tadiq gjatë Samitit të Dubrovnikut ka qenë diçka shumë pak dhe e vonuar, sepse sipas Thaçit, Tadiq këtë nuk e kishte bërë gjatë kohës si president.

Ai këtë e ka theksuar për javoren kroate “Globus”, duke shtuar se lideri i Partisë Demokrate Boris Tadiq ka qenë president dy mandate të plota në Serbi dhe në asnjë mandat nuk kishte treguar vullnetin dhe guximin për ti shtrirë dorën përfaqësuesve të Kosovës.

“Akulli duhet thyer pikërisht në nivelin institucional dhe në kontekst të kontakteve ndërshtetërore, si dhe midis të zgjedhurve legjitim nga dyja shtetet sovrane. Por, këtë lloj të komunikimit e kishte refuzuar Tadiq gjatë viteve të presidencës. Andaj shtrëngimi i duarve në Dubrovnik ka qenë diçka e bërë vonë”, deklaroi Thaçi.

Ai ka shtuar se është i tepruar konstatimi se ky duarshtrëngim është historik, por sipas Thaçit ai është i rëndësishëm dhe një sinjal për gatishmërinë e Qeverisë së Prishtinës për marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë dhe për bashkëpunimin rajonal në rrugën evropiane.

Kryeministri Thaçi nënvizoi se përfaqësuesit e Kosovës gjithmonë ka qenë të gatshëm për çdolloj dialogu që do të shpejtonte dhe lehtësonte pranimin e realitetit të ri politik të Kosovës shtet të njohur ndërkombëtarisht. Ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës është e gatshme për të vazhduar dialogun me Beogradin dhe si palë negociuese do të ishte e pranueshme çdolloj qeverie në Serbi. (INA)

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Kosovё
Previous
image
Protesta në mbrojtje të luftës së UÇK-së
Shoqatat e dala nga lufta të komunave Mitrovicë, Skënderaj, Drenas dhe Klinë, gjatë një takimi të tyre të mbajtur të premten në Skenderaj, kanë vendosur ...
image
Serbia kërkon garanci se marrëveshja s’ka domethënie statusore
Kryeministri serb Ivica Daçiq ka thënë për  B92 se Aleksandar Vuçiq dhe ai po vazhdojnë bisedimet me bashkësinë ndërkombëtare për të kërkuar garanci ...
image
Krasniqi: Kanë hyrë dhe po dalin pa merita nga PDK-ja
Partia Demokratike e Kosovës dita-ditës po “zbrazet”. Shumë anëtarë të rinj që para pak vitesh patën hyrë me shumë entuziazëm në partinë më të madhe ...
image
Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e arrestit shtëpiak për 7 personat e dyshuar për krime lufte, pas 12 orësh  seancë.Avokati i ish-Komandantit të ...
image
Fatmir Sejdiu: Isa Mustafa, inferior ndaj PDK-së
Kryetari i Nderit i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu ka paralajmëruar rikthimin aktiv në politikë, duke goditur kreun aktual të LDK-së, Isa ...
image
Maqedonia, sjellje antievropiane
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se Maqedonia po sillet në mënyrë antievropiane. ...
image
Fushata “Ta pastrojmë Kosovën”
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinore të premten organizon fushatën "Ta pastrojmë Kosovën". Fushata “Ta pastrojmë Kosovën” ka për qëllim mobilizimin e qytetarëve të Kosovës për ...
image
Prokuroria kërkon paraburgim për ambasadorin Selimi dhe të tjerët
Prokuroria Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi është paraqitur në Gjykatën e Apelit, i shoqëruar nga një polic i EULEX-it. Në fillim është thirrur ...
image
Pesë ish-komandantë të UÇK-së arrestohen për krime lufte
Policia e EULEX-it në bashkërendim me Njësinë e Operacioneve Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), kanë arrestuar pesë persona. ...
image
Harmonizohet teksti i marrëveshjes së prillit
Ka përfunduar takimi mes Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiq, i ndërmjetësuar nga baronesha Catherine Ashton. Palët nuk kanë arritur ndonjë ...
image
Sondazhi: PDK 31, LDK 26, VV 20 përqind
Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, atëherë Partia Demokratike e Kosovës do të merrte 31 për qind të votave të qytetarëve të Kosovës, thuhet ...
image
Ritakohen sot Thaçi -Ashton -Daçiq për Marrëveshjen
Dje u raportua nga Brukseli se të dy kryeministrat janë afër me qëndrime rreth planit të zbatimit të Marrëveshjes. ...
image
Dëshmitari “M” akuzon EULEX-in për presion
Dëshmitari “M” ka përfunduar dëshminë në rastin “Kleçka”. Ai nëpërmjet video-linkut, zëri i të cilit ka qenë i deformuar dhe nuk i është dukur fytyra, ...
image
Hoxhaj kundër ideve të Daçiqit për shkëmbim territores
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, idetë e Ivicia Daçiqit i ka cilësuar krejtësisht të papranueshme dhe në kundërshtim më vlerat evropiane ...
image
Serbët djegin flamurin e BE-së dhe të Kosovës
Simpatizantë të Partisë Radikale Serbe (SRS) kanë djegur sot flamurin e Bashkimit Evropian dhe atë të Kosovës, përpara ndërtesës së Presidencës së Serbisë ...
Next