advertisement
Fillimi | Kosovё | “Ahtisari Plus” për veriun e Kosovës, nxit shqiptarët në Maqedoni
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

“Ahtisari Plus” për veriun e Kosovës, nxit shqiptarët në Maqedoni

“Ahtisari Plus” për veriun e Kosovës, nxit shqiptarët në Maqedoni

Instituti KIPRED në Kosovë në një analizë të publikuar për kërkesat e serbëve në veriun e Kosovës për një autonomi më të gjërë dhe shkëputje nxisin shqiptarët në Maqedoni dhe shfaqin zgjidhjet dhe gjendjen e statusit të padrejtë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi.

Sipas analizës politike “Autonomia për Pjesën Veriore të Kosovës: Shpalosja e Skenarëve dhe Pasojat për Rajonin” të publikuar nga KIPRED, problemi i veriut do të zgjidhet në dialogun e ardhshëm politik mes Kosovës dhe Serbisë nëpërmjet një pako “Ahtisaari Plus” e cila do t’ia japë kësaj pjese të shtetit një autonomi shtesë. Kjo si pasojë do të ketë prishjen e funksionalitetit të Kosovës si shtet normal si dhe efekte negative tek fqinjët, gjegjësisht në Luginën e Preshevës dhe Maqedoni.

“Efektet do të ndjehen edhe në Maqedoni. Aktet e vazhdueshme të dhunshme të karakterit etnik që ndodhën së fundi në Maqedoni po ndikojnë në uljen e legjitimitetit politik të partive shqiptarë në vend e cila krijon vakum politik që do të kapet nga forcat tjera politike më radikale”, deklaroi drejtori i Institutit KIPRED, Ilir Dedja.

Analisti Shpend Kursani nga KIPRED si bashkautor i analizës thekson se protesta e majit e cila spontanisht mblodhi plot 10,000 shqiptarë në Shkup me karakteristika të kombinuara kombëtare e religjioze tregon më së miri për situatën e cila lehtë mund të eskaloj.

Sipas tij nëse e njëjta ndodhë në të ardhmen, me një veri autonom, do të ketë pasoja shumë më të mëdha përçarëse në vend e cila edhe do ta luhatë stabilitetin politik.

“Si rezultat i zgjedhjes Ahtisaari Plus për veriun, shqiptarët në Maqedoni do ta hapin debatin për kërkesa shtesë që kanë të bëjnë me krijimin e Kuvendit dy-dhomësh dhe federalizmin e Maqedonisë, temë që lidershipi politik shqiptar dhe maqedonas mundohen mos ta hapin për shkak të rehatisë politike që gëzojnë”, deklaroi Kursani.

Në skenarët e detajuar që do të pasonin si rezultat i autonomisë së mundshme për veriun, autorët parashohin një ngritje të pakënaqësisë edhe tek pala maqedonase e cila vetëm sa do ta radikalizojë edhe më shumë palën shqiptare. Kjo si rezultat do të çoj tek zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni të cilat do ti gjejnë të dyja kampet etnike më të radikalizuara në vend.

Në planin afat-mesëm, kjo politikë do të rezultojë në krijimin e një terreni të përshtatshëm për rishikimin e plotë të kufijve të tanishëm në rajon. Shqiptarët, ashtu si qëndrojnë aktualisht, nuk janë të gatshëm për hapjen e këtij skenari; ekzistenca e Maqedonisë  në tërësi do të rrezikohet duke përfshirë shtete të tjera përtej Ballkanit Perëndimor, ndërsa B e H ka të ngjarë që të shpërbëhet. Këto ndryshime në rajon nuk do të ndodhin në mënyrë paqësore.

Fuqitë perëndimore janë lodhur me Ballkanin. Ato i shohin marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës si çështjen e fundit të pazgjidhur në rajon dhe po kërkojnë ‘normalizim’ marrëdhëniesh mes të dyjave, pa njohje të ndërsjellë. Sipas autorëve, “çmimi” për këtë normalizim është autonomia për pjesën veriore të Kosovës. Duke marrë parasysh dinamikën rajonale, kjo autonomi e parashikuar nuk do të çoj kah stabiliteti më i madh, por më shumë në kahe të kundërt. Do të krijoj skenën për edhe një përfshirje ndërkombëtare pas 5-10 viteve, me shumë me pak legjitimitet dhe besim nga lojtarët vendor rajonal dhe nga njerëzit e rajonit. (INA)

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Kosovё
Previous
image
Takimet vazhdojnë pasdite
Në Bruksel takimet pritet të vazhdojnë në orët e pasdites, duke qenë se përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton, ka angazhime tjera ndërkohë....
image
Ritakohen sot Thaçi -Ashton -Daçiq për Marrëveshjen
Dje u raportua nga Brukseli se të dy kryeministrat janë afër me qëndrime rreth planit të zbatimit të Marrëveshjes. ...
image
Dëshmitari “M” akuzon EULEX-in për presion
Dëshmitari “M” ka përfunduar dëshminë në rastin “Kleçka”. Ai nëpërmjet video-linkut, zëri i të cilit ka qenë i deformuar dhe nuk i është dukur fytyra, ...
image
Hoxhaj kundër ideve të Daçiqit për shkëmbim territores
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, idetë e Ivicia Daçiqit i ka cilësuar krejtësisht të papranueshme dhe në kundërshtim më vlerat evropiane ...
image
Serbët djegin flamurin e BE-së dhe të Kosovës
Simpatizantë të Partisë Radikale Serbe (SRS) kanë djegur sot flamurin e Bashkimit Evropian dhe atë të Kosovës, përpara ndërtesës së Presidencës së Serbisë ...
image
LB: Heshtje e dyshimtë e Qeverisë së Kosovës
Ditëve të fundit, konsorciumi amerikan “New Generation Power” lidhi një marrëveshje me Qeverinë e Serbisë për investime në gjigantin metalurgjik të Trepçës....
image
Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Sllovenisë dhe Shqipërisë
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Jožef Hlep dhe ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka. ...
image
Bruksel, sot takimi Thaçi - Daçiç
Në Bruksel sot pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç, të cilët do të diskutojnë për ...
image
Guri për Paqe në Kosovë shënon fillimin e Javës së Tolerancës dhe Pajtimit
Kosova sot iu bashkua mbi 100 shteteve që e kanë marrë Gurin për Paqe, një simbol të dëshirës së vendosur për paqe. ...
image
Westerwelle: Zbatimi i marrëveshjes, pastaj integrimet
Pas marrëveshjes së 19 prillit, Kosova dhe Serbia duhet të kalojnë në fazën e zbatimit të saj, ka deklaruar tw hënën në Prishtinë, ministri i ...
image
Westerwelle viziton Prishtinën
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle vazhdon vizitën në Serbi, ku do të takojë sot edhe presidentin dhe kryeministrin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, përkatësisht ...
image
Kosova dhe Shqipëria me rrezik mesatar nga terrorizmi
 Kompania e sigurimeve Aon dhe ndërmarrja për këshillime The Risk Advisory Group kanë hetuar 200 vende të botës lidhur me shkallën e rrezikut terrorist që ...
image
Qeveria e Kosovës do të kërkojë sqarime nga ambasada e SHBA-ve për Trepçën
Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe Resurse Natyrore të Serbisë, për bashkëpunimin biznesor dhe teknik në ...
image
Bllokohen pronat e Naser Kelmendit në Sarajevë
Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës ka bllokuar 7 prona të paluajtshme të biznesmenit kosovar, të arrestuar në Kosovë, Naser Kelmendi. Ndër patundshmëritë e bllokuara është edhe ...
image
Hoxhaj: Estonia, model për Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Estonisë, është takuar sot me ministrin ...
Next