
Rrrugës për në Durrës aksidentohet familja nga Kosova, dy të vdekur
Dy të vdekur nga e njëjta familje dhe një e plagosur është bilanci tragjik i aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në aksin rrugor Kukës-Kalimash.
Viktimat janë identifikuar si Urata Kurti 10-vjeçe dhe Agim Kurti 54-vjeç, ndërkohë që mësohet se kryefamiljarja, Agime Kurti pas aksidentit u dërgua menjëherë në spitalin e Kukësit, ku thuhet të jetë në rrezik jete.
Nga hetimet paraprake mësohet se familja kosovare udhëtonte nga Mitrovica drejt Shqipërisë për pushime verore, por shpejtësia tej normave të lejuara ka bërë që automjeti Wolsvagen, me të cilin ata udhëtonin, të dalë nga rruga dhe të përplaset me anësoret, për të përfunduar në një kanal, transmeton Balkanweb.
Policia nis hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. (INA)
Përfundon pa marrëveshje takimi i radhës Thaçi-Daçiç
Takimi ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, i cili për temë ka pasur planin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit, ka përfunduar pa marrëveshje. ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Izet Zeqiri jep dorëheqje nga funksioni i deputetit (8)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
- BDI nuk dorëzohet për Dollnenin, PDSH drejton akuza (5)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj