advertisement
Fillimi | Kosovё | Ministrja Kusari sot në interpelancë
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Ministrja Kusari sot në interpelancë

Ministrja Kusari sot në interpelancë

Në mbledhjen e sotme plenare, e fundit në sesionin pranveror, të Kuvendit të Kosovës, e cila për shkak të agjendës së ngjeshur mund të zgjasë edhe ditën e premte.

Si rëndom, fillimisht do të shterohen deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare për punën e Qeverisë së Kosovës. Në vazhdim do të shqyrtohet për herë të dytë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L 079 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2012. Për herë të dytë, ndërkaq, do të shqyrtohet edhe Projekt-rregullorja e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ministrja Mimoza Kusari Lila paraqitet në interpelancë lidhur me vendimin e marrë nga MTI për vendosjen e tarifës prej 35 % çimentos nga Shqipëria. Interpelanca mbahet sipas kërkesës së grupit të deputetëve nënshkrues.

Në vazhdim të seancës do të shqyrtohen: Raporti i dytë për zbatimin e Planit të Veprimit të Kuvendit të Kosovës për integrim evropian për vitin 2012, Raporti vjetor të punës i Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit, për vitin 2011, si dhe Raporti vjetor dhe pasqyrave të audituara të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, po për vitin e shkuar.

Në të njëjtën seancë, sipas kërkesës së deputetëve nënshkrues, do të zhvillohet debat parlamentar lidhur me përdorimin e tri kodeve të huaja telefonike në Kosovë.

Si pika të fundit të rendit të ditës së seancës së fundit të Sesionit pranveror do të jenë: shqyrtimi i parë i Projektligjit për shfrytëzimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesës në bashkëpronësi, si dhe shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Komisionit të Pavarur për Media. (KD/INA)

Vlerëso tekstin
4.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Kosovё
Previous
image
Pesë ish-komandantë të UÇK-së arrestohen për krime lufte
Policia e EULEX-it në bashkërendim me Njësinë e Operacioneve Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), kanë arrestuar pesë persona. ...
image
Harmonizohet teksti i marrëveshjes së prillit
Ka përfunduar takimi mes Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiq, i ndërmjetësuar nga baronesha Catherine Ashton. Palët nuk kanë arritur ndonjë ...
image
Sondazhi: PDK 31, LDK 26, VV 20 përqind
Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, atëherë Partia Demokratike e Kosovës do të merrte 31 për qind të votave të qytetarëve të Kosovës, thuhet ...
image
Ritakohen sot Thaçi -Ashton -Daçiq për Marrëveshjen
Dje u raportua nga Brukseli se të dy kryeministrat janë afër me qëndrime rreth planit të zbatimit të Marrëveshjes. ...
image
Dëshmitari “M” akuzon EULEX-in për presion
Dëshmitari “M” ka përfunduar dëshminë në rastin “Kleçka”. Ai nëpërmjet video-linkut, zëri i të cilit ka qenë i deformuar dhe nuk i është dukur fytyra, ...
image
Hoxhaj kundër ideve të Daçiqit për shkëmbim territores
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, idetë e Ivicia Daçiqit i ka cilësuar krejtësisht të papranueshme dhe në kundërshtim më vlerat evropiane ...
image
Serbët djegin flamurin e BE-së dhe të Kosovës
Simpatizantë të Partisë Radikale Serbe (SRS) kanë djegur sot flamurin e Bashkimit Evropian dhe atë të Kosovës, përpara ndërtesës së Presidencës së Serbisë ...
image
LB: Heshtje e dyshimtë e Qeverisë së Kosovës
Ditëve të fundit, konsorciumi amerikan “New Generation Power” lidhi një marrëveshje me Qeverinë e Serbisë për investime në gjigantin metalurgjik të Trepçës....
image
Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Sllovenisë dhe Shqipërisë
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Jožef Hlep dhe ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka. ...
image
Bruksel, sot takimi Thaçi - Daçiç
Në Bruksel sot pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç, të cilët do të diskutojnë për ...
image
Guri për Paqe në Kosovë shënon fillimin e Javës së Tolerancës dhe Pajtimit
Kosova sot iu bashkua mbi 100 shteteve që e kanë marrë Gurin për Paqe, një simbol të dëshirës së vendosur për paqe. ...
image
Westerwelle: Zbatimi i marrëveshjes, pastaj integrimet
Pas marrëveshjes së 19 prillit, Kosova dhe Serbia duhet të kalojnë në fazën e zbatimit të saj, ka deklaruar tw hënën në Prishtinë, ministri i ...
image
Westerwelle viziton Prishtinën
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle vazhdon vizitën në Serbi, ku do të takojë sot edhe presidentin dhe kryeministrin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, përkatësisht ...
image
Kosova dhe Shqipëria me rrezik mesatar nga terrorizmi
 Kompania e sigurimeve Aon dhe ndërmarrja për këshillime The Risk Advisory Group kanë hetuar 200 vende të botës lidhur me shkallën e rrezikut terrorist që ...
image
Qeveria e Kosovës do të kërkojë sqarime nga ambasada e SHBA-ve për Trepçën
Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe Resurse Natyrore të Serbisë, për bashkëpunimin biznesor dhe teknik në ...
Next