
Serbia në kërkim të rrugës për ndarje nga Kosova
Kosovën duhet ta njohim!? Këtë fjali tabu në Beograd deri më tani nuk e ka thënë askush hapur, përveç dy vetave. Edhe ata e kanë bërë këtë me gjysëm zëri, për “interesa personale”. Çedomir Jovanoviq nuk është penduar, edhe pse është etiketuar si tradhtar, ndërsa Vuk Drashkoviq, pasi e ka përmendur njohjen e Kosovës, është tërhequr për shkak se e kuptoi që do ta humbiste elektoratin. Kështu shkruan gazeta “Danas” e cila thekson se pikërisht kjo është fjalia për të cilën Beogradi është duke u përgatitur, pasi që fjalia “Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës” është fjali shterpë, pa bazë dhe e pabesueshme, transmeton “Telegrafi”.“Prandaj hapësira politike e Serbisë është përplot hipokrizi. I tillë është edhe Vuk Jeremiq. Dikur thoshte se nuk ka asgjë nga ‘serbizmi i Kosovës’, para katër vjetësh e deri më tani është përpjekur me diplomaci të imponojë ndarjen e Kosovës, ndërsa sot thotë se Kosova nuk mund të bëhet anëtare e OKB-së pa kalur nëpër trupin e tij të vdekur. I vetmi që nuk ndryshon qëndrim është Vojislav Kostunica. Ai do të thoshte ‘mos e humbni kohën duke më pritur për të ndryshuar’. I pandryshueshëm dhe i pabesueshëm”.
“Por të tjerët kanë dicka tjetër në mendje. Ata nuk e kanë hallin e ndarjes së Kosovës nga Serbia, por të ndarjes së Serbisë nga Kosova. Pritja e momentit të duhur nuk duhet të jetë vendim i keq. Marrim shembull ish-presidentin Boris Tadiq. Sapo iu zgjidhen duart, ai ia shtrëngoi duart Hashim Thacit në Dubrovnik. Ish-presidenti e bëri këtë me mjeshtri, vendosi standard të ri, për vete dhe për të tjerët, në raport me këtë problem”, shkruan e përditshmja beogradase, Danas.
“Ky gjest i Tadicit mund të jetë nxitje për presidentin e ri Tomislav Nikoliq. Por ‘Kosova e tij’ është si një fluskë, zjarr, që e rrotullon nga njëra dorë në tjetrën, nga njëri krah politik tek i tjetri, më pas e kthen prap tek vetja për të pasur rolin kryesor. Ndërkohë bën intriga se do të publikojë marrëveshjet e arritura mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, dhe se do t’i kopromentojë paraardhësit e tij. Sidoqoftë, Nikolic dicka po përpiqet të bëjë, të paktën të hyjë në histori, dhe këtë e kanë kuptuar ndërkombëtaret, me shpresë se ky është njeriu që mund t’i jep fund kësaj detyre të rëndë”.
“Nikolic ka pasur kohë të mendohet për fjalinë e parë të këtij teksti. Ka biseduar me amerikanët. Në takim me Philip Gordon-in më shumë kanë thënë shikimet se sa fjalët. Shtetet e Bashkuara do të ishin të kënaqura nëse Serbia e njeh realitetin, Kosovën e pavarur. Pastaj Nikolic është takuar edhe me kreun e Kishës, nuk e ka marrë bekimin dhe për herë të parë, kreu i Kishës dhe kreu i shtetit nuk janë pajtuar për cështje kombëtare. Kështu, njeriu që ishte i gatshëm ta rreh Tadiqin për duarshtrëngim me Thaçin, së shpejti mund të takohet me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga”.
“Kisha nuk ka qënë kurrë këshilltare e tepërt ndaj shtetit tonë sekular, por me qëndrime të këtilla fundamentale, ajo mund të bëhet një kundërshtar i papërshtatshëm. Kisha nuk e mbron askënd. Cak i kritikave të Patriarkut Irinej, madje, për shkak të ‘keqinterpretimit’ të të tjerëve, ishte edhe ‘patriarku’ tjetër Dobrica Çosiq”..
“Nikoliq është politikani serb që më së shpejti i varros idetë e veta. Fjalia ‘Kosovën duhet ta njohim’ po e mundon këto ditë, prandaj ka filluar të kërkojë konsensusin e partive politike. (KD/INA)
Ahmeti - Zhernovski: Prioritet intergimi evroatlanik, M.O dhe marrëdhëniet ndëretnike
Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetari Ali Ahmeti, ka pritur kryetarin e Partisë Liberalo-Demokratike të Maqedonisë, Andrej Zhernovski.Ahmeti dhe Zhernovski konstatuan marrëdhëniet ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj