advertisement
Fillimi | Kosovё | Policia demolon pajisjet e RTV Mitrovicës
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Policia demolon pajisjet e RTV Mitrovicës

Policia demolon pajisjet e RTV Mitrovicës

Të martën pasdite, Policia e Kosovës së bashku me disa punonjës të Komunës së Mitrovicës kanë thyer dyert e blinduara të Radio Televizionit të Mitrovicës.

RTV  Mitrovica përmes një komunikate për shtyp njoftoi se gjatë këtij aksioni janë  demoluar dhe nxjerrë jashtë  pajisjet e këtij mediumi lokal.

“Intervenimi i policisë vetëm në bazë të një konkluzioni të kryetarit të Komunës së Mitrovicës dhe pa vendim gjykate është akt i kundërligjshëm që u ndërmor përkundër asaj se shefi i misionit të OSBE në Kosovë Ambasadori Almhoher tërhoqi paraprakisht vëmendjen për këtë. Ky veprim i kundërligjshëm i policisë së Kosovës u ndërmor në kohën kur themeluesi i këtij mediumi ndodhet në vizitë zyrtare jashtë vendit”, thuhet në komunikatë.

Sipas mediumit të lartpërmendur, ky veprim  është pa precedan në historinë e Kosovës  si është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, lirisë së Medias dhe funksionimit te ligjit.

RTV Mitrovica fton komandantin e përgjithshëm të policisë së Kosovës të dënojë fajtorët që bënë këtë shkelje, të kërkojë falje publike dhe të kompensojë dëmin e krijuar.

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) me shqetësim ka marrë lajmin se Policia e Kosovës ka ndërhyrë dhunshëm në lokalet e TV Mitrovica.

Sipas njoftimit, policia me urdhër të komunës ka uzurpuar lokalet në të cilat operon ky televizion lokal dhe ka demoluar edhe pajisjet teknike të kësaj medie, ndërkohë që thuhet se ndërhyrja ka ardhur pas një urdhri të Komunës së Mitrovicës që pretendon pronësi mbi objektin në fjalë.

AGPK kërkon tërheqjen e policisë dhe pezullimin e urdhrit të Komunës deri në vendimin final të gjykatës mbi pronësinë e këtyre lokaleve. (INA)

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Kosovё
Previous
image
Përfundon pa marrëveshje takimi i radhës Thaçi-Daçiç
Takimi ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, i cili për temë ka pasur planin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit, ka përfunduar pa marrëveshje. ...
image
Dëshmitari “M” akuzon EULEX-in për presion
Dëshmitari “M” ka përfunduar dëshminë në rastin “Kleçka”. Ai nëpërmjet video-linkut, zëri i të cilit ka qenë i deformuar dhe nuk i është dukur fytyra, ...
image
Hoxhaj kundër ideve të Daçiqit për shkëmbim territores
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, idetë e Ivicia Daçiqit i ka cilësuar krejtësisht të papranueshme dhe në kundërshtim më vlerat evropiane ...
image
Serbët djegin flamurin e BE-së dhe të Kosovës
Simpatizantë të Partisë Radikale Serbe (SRS) kanë djegur sot flamurin e Bashkimit Evropian dhe atë të Kosovës, përpara ndërtesës së Presidencës së Serbisë ...
image
LB: Heshtje e dyshimtë e Qeverisë së Kosovës
Ditëve të fundit, konsorciumi amerikan “New Generation Power” lidhi një marrëveshje me Qeverinë e Serbisë për investime në gjigantin metalurgjik të Trepçës....
image
Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Sllovenisë dhe Shqipërisë
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Jožef Hlep dhe ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka. ...
image
Bruksel, sot takimi Thaçi - Daçiç
Në Bruksel sot pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç, të cilët do të diskutojnë për ...
image
Guri për Paqe në Kosovë shënon fillimin e Javës së Tolerancës dhe Pajtimit
Kosova sot iu bashkua mbi 100 shteteve që e kanë marrë Gurin për Paqe, një simbol të dëshirës së vendosur për paqe. ...
image
Westerwelle: Zbatimi i marrëveshjes, pastaj integrimet
Pas marrëveshjes së 19 prillit, Kosova dhe Serbia duhet të kalojnë në fazën e zbatimit të saj, ka deklaruar tw hënën në Prishtinë, ministri i ...
image
Westerwelle viziton Prishtinën
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle vazhdon vizitën në Serbi, ku do të takojë sot edhe presidentin dhe kryeministrin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, përkatësisht ...
image
Kosova dhe Shqipëria me rrezik mesatar nga terrorizmi
 Kompania e sigurimeve Aon dhe ndërmarrja për këshillime The Risk Advisory Group kanë hetuar 200 vende të botës lidhur me shkallën e rrezikut terrorist që ...
image
Qeveria e Kosovës do të kërkojë sqarime nga ambasada e SHBA-ve për Trepçën
Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe Resurse Natyrore të Serbisë, për bashkëpunimin biznesor dhe teknik në ...
image
Bllokohen pronat e Naser Kelmendit në Sarajevë
Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës ka bllokuar 7 prona të paluajtshme të biznesmenit kosovar, të arrestuar në Kosovë, Naser Kelmendi. Ndër patundshmëritë e bllokuara është edhe ...
image
Hoxhaj: Estonia, model për Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Estonisë, është takuar sot me ministrin ...
image
Pa marrëveshje bisedimet për çështjet teknike
Shefi i ekipit serb në bisedimet teknike në mes të Kosovës dhe Serbisë, Dejan Paviçeviq e ka vlerësuar si shumë pozitiv takimin e sotëm në ...
Next