advertisement
Fillimi | Kosovё | Autostrada për Shkup ndërtohet nëse ka buxhet
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Autostrada për Shkup ndërtohet nëse ka buxhet

Autostrada për Shkup ndërtohet nëse ka buxhet

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë të mërkurën se janë duke u bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e ndërtimit të autostradës në drejtim të Shkupit, vitin e ardhshëm. Por ky projekt, sipas tij, nuk mund të nisë nëse nuk ka burime të mjaftueshme për ndërtimin e saj dhe nëse nuk ka një stabilitet të qëndrueshëm makrofiskal, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Ne do të sigurohemi fillimisht se kemi burime të mjaftueshme për financim dhe stabilitet të qëndrueshëm makrofiskal e pastaj të fillojmë me realizimin e projektit”, tha ministri Hamza.

Sipas tij, qëndrueshmëria makrofiskale tashmë është siguruar, por burime të mjaftueshme për financimin e projektit ende nuk janë siguruar. Ministria ende nuk ka ndonjë plan për mënyrën e financimit të kësaj rruge.

Se qëndrueshmëria makrofiskale tashmë është siguruar, sipas tij, flet dëshmia e ardhur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili në bazë të përmbushjes së kushteve të parapara, ka alokuar edhe 48 milionë euro në buxhetin Kosovës si kredi të buta.

Mjetet e FMN-së, të miratuara së fundi nga kjo organizatë, do të jenë pjesë e buxhetit që do të dedikohen për likuiditet bankar.

“Si rezultat i përmbushjes së suksesshme të reformave, dje Bordi i FMN-së ka aprovuar disbursimin e këstit të dytë të kredisë prej 48 milionë eurove dhe ne presim që deri në fund të vitit, të kemi disbursimin edhe të një shume prej mbi 40 milionë eurosh”, tha ministri Hamza.

Sipas tij, kjo tregon një arritje të mirë për vendin, por mesazh edhe më i rëndësishëm është vazhdimi politikave reformuese të Kosovës dhe vlerësimi pozitiv nga ana e FMN-së.

“Raporti i fundit i FMN-së dhe vlerësimi i Bordit Ekzekutiv dëshmon se ekonomia e Kosovës ka vazhduar me ritmet e saj pozitive të rritjes, pavarësisht krizës së disa vendeve të Eurozonës”, ka theksuar ministri Hamza.

Kjo është një kredi e butë që fillon ta paguajë pas tre vjetësh. Me këtë shumë  mjetesh Kosova ka ngritur borxhet publike në 5.5 për qind e GDP-së, por që vazhdon të jetë ndër më të voglat në rajon. Ministri Hamza ka deklaruar po ashtu se privatizimi i PTK-së për këtë vit nuk është kriter i FMN-së. Ai ka thënë se kriter nga FMN për PTK-në, është shpallja e interesit për privatizim deri në fund të muajit gusht të këtij viti, por jo edhe shitja e saj.

“Mjetet e FMN-së janë në harmoni me parashikimet tona, politikat makroekonomike dhe fiskale janë vlerësuar pozitivisht nga FMN-ja, duke qenë se ruajtja e stabilitetit makroekonomik ashtu siç kemi deklaruar shumë herë deri më tani mbetet top prioritet yni”, theksoi ministri Hamza. (KD/INA)

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Kosovё
Previous
image
Prokuroria kërkon paraburgim për ambasadorin Selimi dhe të tjerët
Prokuroria Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi është paraqitur në Gjykatën e Apelit, i shoqëruar nga një polic i EULEX-it. Në fillim është thirrur ...
image
Fushata “Ta pastrojmë Kosovën”
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinore të premten organizon fushatën "Ta pastrojmë Kosovën". Fushata “Ta pastrojmë Kosovën” ka për qëllim mobilizimin e qytetarëve të Kosovës për ...
image
Pesë ish-komandantë të UÇK-së arrestohen për krime lufte
Policia e EULEX-it në bashkërendim me Njësinë e Operacioneve Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), kanë arrestuar pesë persona. ...
image
Harmonizohet teksti i marrëveshjes së prillit
Ka përfunduar takimi mes Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiq, i ndërmjetësuar nga baronesha Catherine Ashton. Palët nuk kanë arritur ndonjë ...
image
Sondazhi: PDK 31, LDK 26, VV 20 përqind
Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, atëherë Partia Demokratike e Kosovës do të merrte 31 për qind të votave të qytetarëve të Kosovës, thuhet ...
image
Ritakohen sot Thaçi -Ashton -Daçiq për Marrëveshjen
Dje u raportua nga Brukseli se të dy kryeministrat janë afër me qëndrime rreth planit të zbatimit të Marrëveshjes. ...
image
Dëshmitari “M” akuzon EULEX-in për presion
Dëshmitari “M” ka përfunduar dëshminë në rastin “Kleçka”. Ai nëpërmjet video-linkut, zëri i të cilit ka qenë i deformuar dhe nuk i është dukur fytyra, ...
image
Hoxhaj kundër ideve të Daçiqit për shkëmbim territores
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, idetë e Ivicia Daçiqit i ka cilësuar krejtësisht të papranueshme dhe në kundërshtim më vlerat evropiane ...
image
Serbët djegin flamurin e BE-së dhe të Kosovës
Simpatizantë të Partisë Radikale Serbe (SRS) kanë djegur sot flamurin e Bashkimit Evropian dhe atë të Kosovës, përpara ndërtesës së Presidencës së Serbisë ...
image
LB: Heshtje e dyshimtë e Qeverisë së Kosovës
Ditëve të fundit, konsorciumi amerikan “New Generation Power” lidhi një marrëveshje me Qeverinë e Serbisë për investime në gjigantin metalurgjik të Trepçës....
image
Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Sllovenisë dhe Shqipërisë
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Jožef Hlep dhe ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka. ...
image
Bruksel, sot takimi Thaçi - Daçiç
Në Bruksel sot pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç, të cilët do të diskutojnë për ...
image
Guri për Paqe në Kosovë shënon fillimin e Javës së Tolerancës dhe Pajtimit
Kosova sot iu bashkua mbi 100 shteteve që e kanë marrë Gurin për Paqe, një simbol të dëshirës së vendosur për paqe. ...
image
Westerwelle: Zbatimi i marrëveshjes, pastaj integrimet
Pas marrëveshjes së 19 prillit, Kosova dhe Serbia duhet të kalojnë në fazën e zbatimit të saj, ka deklaruar tw hënën në Prishtinë, ministri i ...
image
Westerwelle viziton Prishtinën
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle vazhdon vizitën në Serbi, ku do të takojë sot edhe presidentin dhe kryeministrin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, përkatësisht ...
Next