advertisement
Fillimi | Kosovё | Thaçi: OKB-ja nuk mund të marrë pjesë në dialogun teknik
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Thaçi: OKB-ja nuk mund të marrë pjesë në dialogun teknik

Thaçi: OKB-ja nuk mund të marrë pjesë në dialogun teknik

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi sot në Prishtinë realizoi një takim të veçantë me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon.

Pas takimit në një konferencë shtypi kryeministri Hashim Thaçi vizitën e z. Ban Ki moon  në Kosovë e ka vlerësuar si takim miqësor , produktiv dhe shumë të rëndësishëm.

“Është një vizitë  jashtëzakonisht e rëndësishëm dhe historike për Republikën e Kosovës, është vizita e parë që ndodh prej një sekretari të Përgjithshëm të OKB-së në shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Është një mesazh i mbështetjes së progresit të Kosovës”, ka thënë z. Thaçi duke shtuar se  zoti Ban Ki Moon njeh realitetin në Kosovë dhe respekton, vlerëson dhe mbështet aspiratat e qytetarëve të Kosovës. Aspiratat e qytetarëve të Kosovës janë e ardhmja evropiane dhe vizioni ynë, qëllimi ynë është anëtarësimi në NATO, Bashkimin Evropian dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Më tutje z. Thaçi ka deklaruar se  Kosova si shtet po konsolidohet dhe forcohet çdo ditë. Po ndërtojmë Kosovën e re, demokratike, atdhe të gjithë qytetarëve të saj. Kosova është e njohur prej gjysmës së anëtarëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“E informova Sekretarin e Përgjithshëm për të gjitha të arriturat në Kosovë edhe procesin e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë, për hapat e mëtutjeshme që do të ndërmarrim, për ndryshimet  kushtetuese që do të ndodhin në fund të gushtit apo fillim të shtatorit, për gatishmërinë e Kosovës për fqinjësi të mirë me të gjithë duke përfshirë edhe Serbinë që është  parakusht i domosdoshëm për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë si dhe për integrim në NATO dhe BE.”, pohoi z. Thaçi duke premtuar përkushtimet për normalizimin e gjendjes në veri, lëvizje të lirë për gjithë qytetarët, në të njëjtën kohë të kemi rend dhe ligj, demokraci, zgjedhjet e lira, lidereship legjitim por edhe investime socio – ekonomike.

Kryeministri Thaçi ka thënë se OKB-ja nuk mund të marrë pjesë në dialogun teknik që ka filluar tash e dy vjet me Serbinë. Paraprakisht duhet të ndodh implementimi i marrëveshjeve që janë arritur në Bruksel dhe pastaj të shikohen mundësitë e vazhdimit të dialogut teknik për fqinjësi  dhe normalizim të marrëdhënieve ndërshtetërore midis Kosovës dhe Serbisë.  (INA)

 

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Kosovё
Previous
image
Qeveria e Kosovës do të kërkojë sqarime nga ambasada e SHBA-ve për Trepçën
Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe Resurse Natyrore të Serbisë, për bashkëpunimin biznesor dhe teknik në ...
image
Bllokohen pronat e Naser Kelmendit në Sarajevë
Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës ka bllokuar 7 prona të paluajtshme të biznesmenit kosovar, të arrestuar në Kosovë, Naser Kelmendi. Ndër patundshmëritë e bllokuara është edhe ...
image
Hoxhaj: Estonia, model për Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Estonisë, është takuar sot me ministrin ...
image
Pa marrëveshje bisedimet për çështjet teknike
Shefi i ekipit serb në bisedimet teknike në mes të Kosovës dhe Serbisë, Dejan Paviçeviq e ka vlerësuar si shumë pozitiv takimin e sotëm në ...
image
Sfidat e Kosovës në procesin e eurointegrimeve
Sot në Kolegjin Universitar ISPE është mbajtur konferenca me temë:’’Roli i Komisionit për Integrime Evropianë në Procesin e Integrimeve të Kosovës në BE’’, panelistë në ...
image
Nikoliq paralajmëron Westerwelen: As Kosovën, as vetëvrasje
“Gjermania do të duhej ta kuptonte se nuk ia vlen që me shantazhe të na detyrojë t’ia presim vetes venet ose të bëjmë vetëvrasje. Kosovën ...
image
Rasti Limaj, mbrojtja pret të bie poshtë aktakuza
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në sallën e improvizuar në "Kinemanë ABC1", sot mbahet seanca e radhës ndaj Fatmir Limajt dhe të akuzuarve të tjerë ...
image
Aktakuzë ndaj kryetarit dhe pesë zyrtarëve të Prizrenit
Prokurori i EULEX-it ka ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë zyrtarëve tjerë të kësaj komune.Ramadan Mujës i ngarkohen katër ...
image
Spanja: Nuk e njohim Kosovën, pa e njohur Serbia
Spanja edhe më tej refuzon ta njoh shtetin e Kosovës, ka deklaruar sot ministri spanjoll i Punëve të Jashtme, Jose Manuel Garcia Margallo gjatë vizitës ...
image
Kërkohet zbardhja e fatit të Ukshin Hotit
Në Krushë të Madhe të Rahovecit, në 14-të vjetorin e zhdukjes së tij nga Burgu i Dubravës, u kërkua sërish zbardhja e fatit të Ukshin ...
image
Biden kërkoi nga Daçiqi zbatimin e plotë të marrëveshjes
Zëvendëspresidenti i SHBA, Joseph Biden ka takuar në Washingtonn kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq të cilin e ka uruar ‘për arritjen e marrëveshjes fillestare në ...
image
Veseli: proceset ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së janë politike
Nënkryetari i parë i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli gjatë një vizite në Malishevë ka thënë se proceset gjyqësore që janë duke vazhduar ndaj ...
image
Bilanci zyrtar i Luftës së Kosovës: 11 840 të vrarë
Në Kosovë nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 ka pasur 12 843 viktima shqiptare, prej tyre 1 741 femra......
image
Albin Kurtit i jepet viza amerikane
Pas shumë refuzimeve, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti ka marrë vizën amerikane.Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje në përbërjen e Albin Kurtit do të qëndrojnë ...
image
Njohja nga Egjipti, inspirim për botën arabe
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, priti sot në takim një delegacion të lartë të Këshillit Egjiptian për Punë të Jashtme, i cili po viziton Republikën e Kosovës. ...
Next