advertisement
Fillimi | Kosovё | Vatra: Zgjidhja për Kosovën Lindore sikur për veriun
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Vatra: Zgjidhja për Kosovën Lindore sikur për veriun

Vatra: Zgjidhja për Kosovën Lindore sikur për veriun

Shoqata që tubon shqiptarët e Kosovës Lindore “Vatra” apelon që [ështja e rajonit të tyre që është nën Serbi të ketë zgjidhje të njëjtë me Veriun e Kosovës.

Kjo kërkesë ka pasuar përmes kryetarit të kësaj shoqate, Sejdulla Kadriu, i cili ka vlerësuar se me nxitjen e bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit, është mundësia që të hidhet në tavolinë [çështja e tre komunave Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc për zgjidhje të drejtë apo paralelisht me ate të serbëve të pjesës veriore të Kosovës.

Nga ajo çka po shkruajnë mediat  dhe deklarimet e ndryshme të faktorit ushtarak të NATO-së në Kosovë dhe qendrave politike ndërkombëtare, vërehet së Veriu i Kosovës është bërë problem. Nëse është kështu, atëherë edhe Kosova Lindore të cilësohet si i tillë nga të gjithë, sepse i tillë është. Populli shqiptar i Preshevës, Bujanocit e Medvegjës,  nga bisedimet e deritashme në mes Kosovës e Serbisë ka  përvoja të hidhura, sepse çështja e pazgjidhur e tyre ka mbetur prapa dyerve të Rambujesë, Vjenës e takimeve tjera duke e lënë që ajo popullatë të diskriminohet e nëpërkëmbet nga pushteti serb duke i shkelur kështu të gjitha konventat ndërkombëtare të popujve për të jetuar të lirë”, theksoi Kadriu.

Sipas tij, “Vatra” duke pasur parasysh këto dhe frikën së përsëri Kosova Lindore do të mbetet jashtë agjendës, kërkon nga Institucionet e Kosovës dhe nga faktori Ndërkombëtar që në bisedimet eventuale  Kosovë-Serbi, çështja e pazgjidhur e Kosovës Lindore të jetë domosdoshmërisht pjesë e ktyre bisedimeve, duke marrë pjesë edhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.  


“Çdo alternativë tjetër, stimulon fillim të problemeve të rajonit, sepse, në një anë duke i favorizuar serbët e Kosovës  e në anën tjetër duke mbajtur të pushtuar dhe duke i diskriminuar shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës i ofendon e frustron, prandaj ai (populli shqiptar) edhe në të ardhmen, si gjithë herë do të kërkojë më ngulm, që  e drejta  e popujve për vetëvendosje të realizohet edhe te populli shqiptar i këtij rajoni. Moszgjidhja e të drejtave të popujve në këto hapësira në mënyrë të njëjtë, e në këtë rast e shqiptarëve të Kosovës Lindore përgjegjës do të jenë ata që vendosin në kundërshtim me vullnetin e popullit shqiptar”, theksoi kryetari i kësaj shoqate.

Sipas tij, populli shqiptar i Kosovës Lindore është përcaktuar për bashkëngjitje me trungun e vet- Kosovën në Referendumin e 1 e 2 Marsit 1992, Luftën e UÇPMB-së dhe Deklaratën Politike të Këshilltarëve të tri komunave. (R.Demiri/INA)

Vlerëso tekstin
4.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Kosovё
Previous
image
Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e arrestit shtëpiak për 7 personat e dyshuar për krime lufte, pas 12 orësh  seancë.Avokati i ish-Komandantit të ...
image
Fatmir Sejdiu: Isa Mustafa, inferior ndaj PDK-së
Kryetari i Nderit i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu ka paralajmëruar rikthimin aktiv në politikë, duke goditur kreun aktual të LDK-së, Isa ...
image
Maqedonia, sjellje antievropiane
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se Maqedonia po sillet në mënyrë antievropiane. ...
image
Fushata “Ta pastrojmë Kosovën”
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinore të premten organizon fushatën "Ta pastrojmë Kosovën". Fushata “Ta pastrojmë Kosovën” ka për qëllim mobilizimin e qytetarëve të Kosovës për ...
image
Prokuroria kërkon paraburgim për ambasadorin Selimi dhe të tjerët
Prokuroria Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi është paraqitur në Gjykatën e Apelit, i shoqëruar nga një polic i EULEX-it. Në fillim është thirrur ...
image
Pesë ish-komandantë të UÇK-së arrestohen për krime lufte
Policia e EULEX-it në bashkërendim me Njësinë e Operacioneve Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), kanë arrestuar pesë persona. ...
image
Harmonizohet teksti i marrëveshjes së prillit
Ka përfunduar takimi mes Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiq, i ndërmjetësuar nga baronesha Catherine Ashton. Palët nuk kanë arritur ndonjë ...
image
Sondazhi: PDK 31, LDK 26, VV 20 përqind
Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, atëherë Partia Demokratike e Kosovës do të merrte 31 për qind të votave të qytetarëve të Kosovës, thuhet ...
image
Ritakohen sot Thaçi -Ashton -Daçiq për Marrëveshjen
Dje u raportua nga Brukseli se të dy kryeministrat janë afër me qëndrime rreth planit të zbatimit të Marrëveshjes. ...
image
Dëshmitari “M” akuzon EULEX-in për presion
Dëshmitari “M” ka përfunduar dëshminë në rastin “Kleçka”. Ai nëpërmjet video-linkut, zëri i të cilit ka qenë i deformuar dhe nuk i është dukur fytyra, ...
image
Hoxhaj kundër ideve të Daçiqit për shkëmbim territores
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, idetë e Ivicia Daçiqit i ka cilësuar krejtësisht të papranueshme dhe në kundërshtim më vlerat evropiane ...
image
Serbët djegin flamurin e BE-së dhe të Kosovës
Simpatizantë të Partisë Radikale Serbe (SRS) kanë djegur sot flamurin e Bashkimit Evropian dhe atë të Kosovës, përpara ndërtesës së Presidencës së Serbisë ...
image
LB: Heshtje e dyshimtë e Qeverisë së Kosovës
Ditëve të fundit, konsorciumi amerikan “New Generation Power” lidhi një marrëveshje me Qeverinë e Serbisë për investime në gjigantin metalurgjik të Trepçës....
image
Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Sllovenisë dhe Shqipërisë
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Jožef Hlep dhe ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka. ...
image
Bruksel, sot takimi Thaçi - Daçiç
Në Bruksel sot pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç, të cilët do të diskutojnë për ...
Next