advertisement
Fillimi | Kosovё | Në korrik rreth 500 mijë kosovarë vizituan Shqipërinë
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Në korrik rreth 500 mijë kosovarë vizituan Shqipërinë

Në korrik rreth 500 mijë kosovarë vizituan Shqipërinë

Pikëkalimi kufitar i Morinë -Vermicë që lidh Shqipërinë me Kosovën vazhdon të mbajë vendin e parë për numrin e hyrje-daljeve të shtetasve, madje me një epërsi të thellë, krahasuar me pikëkalimit e tjera kufitare, duke lënë mbrapa pikëkalime si Portin e Durrësit, Aeroportin e Rinasit, por edhe vendkalimet kufitare tokësore si  ato të Kakavijës në Gjirokastër dhe Kapshticës në Korçë, në kufi me Greqinë.

Policia kufitare e rajonit të Kukësit ka bërë të ditur numrin e kalimit të shtetasve nga Kosova, të cilët emërtohen me termin “të huaj” për shkak të përllogaritjeve për efekte statistikore.

Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Kukësit, zoti Mirjan Hoxha, ka bërë të ditur për “Kohën Ditore” se gjatë muajit korrik janë llogaritur të kenë hyrë në Shqipëri 418.167 shtetas nga Kosova dhe të tjerë shtetas të huaj dhe kanë dalë nga Shqipëria duke hyrë në Kosovë 266.384 shtetas nga Kosova dhe shtetas të tjerë të emërtuar “të huaj”. Numri i automjeteve që ka shoqëruar këta shtetas ka qenë 69.991 në hyrje dhe 80.056 në dalje.

Ndërkohë që është rritur edhe numri i shtetasve nga Shqipëria që kanë vizituar Kosovën gjatë muajit korrik. Në bazë të të dhënave të policisë kufitare në Kukës, numri i shtetasve nga Shqipëria që kanë hyrë në Kosovë për muajin korrik është 75.126 persona me 26.314 automjete, ndërsa kanë dalë nga Kosova për muajin korrik përmes Morinit 34.592 shtetas me 15.956 automjete.

Shifrat e hyrjes në Shqipëri të shtetasve nga Kosova për muajin korrik flasin për një rritje prej 10% më shumë se viti kaluar. Në korrik të vitit 2011 kanë hyrë në Shqipëri rreth 380 mijë shtetas nga Kosova. (INA)

Vlerëso tekstin
4.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Kosovё
Previous
image
Peci dorëhiqet, Sadiku emërohet shef i Zyrës Ndërlidhëse në Beograd
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka propozuar ambasadorin aktual në Zagreb, Valdet Sadiku, në detyrën e zyrtarit ndërlidhës të Republikës së Kosovës në Beograd. ...
image
Hill dhe Petritsch shpallen “Doctor Honoris Causa”
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” i ka nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” ambasadorin amerikan Christopher Hill dhe ambasadorin austriak Wolfgang Petritsch, në shenjë falënderimi ...
image
AKR: Jemi parti e fuqishme, nuk po fundosemi
Aleanca Kosova e Re reagon ndaj shkrimit “AKR-ja nuk e kalon pragun “ të botuar në një të përditshme kosovare. ...
image
Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Irlandës për perspektivën evropiane të Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, priti në takim ministren për Çështje Evropiane të Irlandës, Lucinda Creighton, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë. ...
image
VV ndez në flakë "Marrëveshjen me Serbinë"
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur në orët e vona të natës duke organizuar një aksion simbolik me të cilin shprehin mospajtimin e tyre për ...
image
Bondsteel pritet të mbyllet më 2014
Shtetet anëtare të NATO-s po e mendojnë seriozisht reduktimin e mëtutjeshëm të KFOR-it. Në këtë drejtim po mendohet mbyllja e kampit "Bondsteel"....
image
Edhe dy muaj paraburgim për Limaj
Fatmir Limajt e nëntë ish-bashkëluftëtarëve të tij, të akuzuar për krime lufte, tash të njohur si rasti “Kleçka”, u është vazhduar arresti shtëpiak ...
image
Kah do të shkojë Jakup Krasniqi
“Kah do të shkojë Jakup Krasniqi”, “A do të hapë parti të re ai”, “Ka gjasë që Krasniqi të pësojë si Daci,apo të fitoj një numër të konsiderueshëm të votave ”. Këto fjali që po qarkullojnë së fundmi në media e kanë shqetësuar shumë ish-sekretarin e PDK-së, Jakup Krasniqi....
image
Bukoshi i pafajshëm, Tolaj dënohet me 18 muaj burg
Pas gati dy vite ndjekje penale ish –Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj që akuzohej për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare sot doli ...
image
Ministri Hoxhaj po merr pjesë në takimin ministror të Kartës së Adriatikut
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po merr pjesë sot në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5), që po zhvillohet në Shkup. ...
image
VV i përgjigjet diplomatit amerikan, Edward Joseph
Lëvizja Vetëvendosje, konkretisht nënkryetari i saj, Shpend Ahmeti i është përgjigjur diplomatit amerikan, Edward Joseph, i cili kishte thënë se SHBA-të kanë vendosur pesë kushte për Vetëvendosje nëse duan të bashkëpunojnë në të ardhmen....
image
Bruksel: Pa marrëveshje për telekomunikacion as pas 6 orësh bisedime
Delegacioni i Serbisë dhe ai i Kosovës nuk u morën veshë as në fund të bisedimeve të sotshme, të mbajtura si rëndom në Bruksel, që ...
image
Pacolli merr premtim për njohje nga Tajlanda
Zëvendëskryeministri i Kosovës, z.Behgjet Pacolli ka pritur në një takim një delegacion të shtetit të Tajlandës, të udhëhequr nga i dërguari i kryeministressë këtij vendi, z.Pichate Satirachaval....
image
U promovua libri për veprimtarin Naser Hanin
Në Institutin e Albanologjisë në Prishtinë dje u promovua libri “Një jetë në shërbim të lirisë” kushtuar veprimtarit të çështjes kombëtare Naser Hanit, i autorit ...
image
Sot vazhdojnë bisedimet në Bruksel
Brukseli mirëpret sërish të hënën delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, për një raund të ri të dialogut teknik në fushën e telekomunikacionit dhe energjetikës.Sipas paralajmërimeve ...
Next