advertisement
Fillimi | Kosovё | Jashari, 104 pyetje Azem Sylës
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Jashari, 104 pyetje Azem Sylës

Jashari, 104 pyetje Azem Sylës

Vëllai i Ismet Jasharit, komandant “Kumanova”, Murat Jashari, pas një letre publike, ku ia parashtroi 510 pyetje deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti , tani del me letrën e tij të re, ku i parashtron 104 pyetje deputetit tjetër të PDK-së, Azem Sylës.

Më poshtë, mund ta gjeni letrën me 104 pyetjet e Murat Jasharit, drejtuar deputetit Syla.

*Shënim: Letra është e palekturuar dhe e pandryshuar!

Për: z. Azem Sylën - Ish-Komandant i Përgjithshëm i UÇK-së dhe Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës


Letra Nr.7 e shenjtë!

„SHKRIME-KUJTIME-TESTAMENT“


1. z. Azem Syla, me çdo nxënës e nxënëse tuajën që kam pasur fatin t'i takoj, kam dësgjuar vetëm fjalë miradie për ju, apo jo?

2. Njeriu çdo fazë që e kalon në jetë, në tjetrën duhet të dalë më i pjekur, më i vëmendshëm e vigjilent, e sidoemos kategoria e arsimit, a është kështu?

3. Si u bë, që në momentin kur është dashur të jeni më i vendosur për integritetin tuaj, pra, më i vendosur për të ardhmen si njeri i pjekur, juve ju rrëmbeu mafia politiko-ekonomike-pushtetare-financiare, pra e parave, apo jo?

4. Çka është në pyetje te ju zotëri? Karriera pa kriter, lakmia për para, apo dicka tjetër?

5. A e di kur, ku dhe kush ishte në Mbledhjen e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së kur të zgjodhën Komandant të Përgjithshëm të UÇK-së?

6. Sa anëtarë të SHP të UÇK-së ishin kundër zgjedhjes tuaj në këtë mbledhje?

7. A keni pasur njohuri, që para zgjedhjes apo "vetëzgjedhjes" se sa përgjegjësi ka pasur detyra të cilën e keni marrë?

8. Shpati ishte Komandant i Përgjithshëm i SHP të UNÇSH-së, dhe me partinë në terren çliroi bashkë
2
me forcat e veta Shqipërinë nga fashistët italianë e nazistët gjermanë. A ishte kështu?

9. Shpati me Shtabin e Përgjithshëm dhe me kryesinë e Partisë kishte nën kontroll gati të gjithë Shqipërinë. A ishte kështu?

10. Shpati gjatë luftës, më 8 Nëntor 1941, e formoi Partinë, a ishte kështu?

11. Zotëri, ju kishit përvojë 16 vjecare në Lëvizjedhe egzistojeke Lëvizja, a është kështu?!

10. Zotëri a e kishit veten nën kontroll gjatë luftës?


11. A të kanë treguar „shokët“ e Drejtorisë Politike për marrëveshjen e Crans Montana-s e cila ishte mbajtur më 28 Qershor 1998, ndërmjet Richard Holbrook-ut dhe Bardhyl Mahmutit?

12. A e dinit se në pikën 3 të asaj marrëveshjeje thuhej: "LPK-ja nuk duhet të jetë krah politik i UÇK-së"?

Ndërsa në pikën 4 thuhej se "në terren, në Shtabe Lokale të Zonave, atje ku kishet kuadro drejtuesë të LPK-së, duhej të largoheshin në një mënyrë ose në një tjetër" si dhe pika 5 e kësaj marrëveshjeje thoshte: "të gjithë ata idealistë, vetëm pse nderonin me grusht, etiketoheshin si "enveristë", andaj duhej që të largoheshin nga radhët e UÇK-së, pasi do të prishnin punë
duke kërkuar bashkimin e Kosovës me Shqipërinë". A të kanë thënë „shokët“ e Drejtorisë Politike kështu dhe ju zotëri nuk kundërshtuat asnjërën nga ato pika? Apo jo?

13. “Shokët” tuaj të Drejtorisë Politike para luftës spiunonin dhe u burgosën e u vranë antarët e Shtabit Qendror të UÇK-së, ndërsa gjatë luftës me snajperat që i kam sjellë nga Zvicra u vranë djemtë e vashat më të mira vetëm se ishin anëtarë të devotshëm të LPK-së dhe luftëtar e çlirimtarë me mendje, shpirt e zemër, a ishte kështu?

14. Ju zotëri, si Komandant i Përgjitshëm, a jëni informuar nga Drejtori i Policisë së UÇK-së, se në burgun e Kleckës janë kidnapuar dhe burgosur Behajdin Allaqi dhe Shaban Ramë Shala?

15. A e keni ditur se Behajdin Allaqi ka qenë anëtar i Komitetit Drejtues të LPK-së dhe Sekretar Ndërlidhës i Këshillave të Rretheve të LPK-së?

16. A jeni i vetëdijshëm se katërshja mafioze e Drejtorisë Politike ua kanë shfrytëzuar idealizmin dhe naivitetin tuaj?

17. A ju ka informuar Xhavit Haliti dhe Ali Ahmeti se Shaban Ramë Shala se të gjitha informacionet të cilat i posedonte UDB-ja për ilegalen, ia ka treguar Behajdin Allaqit e ky shokëve tij, apo jo?

18. Pse nuk i keni dërguar në vend dy snajperë të bardhë të kalibrit 338 të cilët unë t'i dorëzova, një për Komandant Kumanovën (Ismet Jashari) dhe një për Flamurin, (Gafurr Elshanin)?
3
19. Kujt ua dhatë?

20. Lulit (Kadri Veselit)?

21. Unë, ata dy snajperë i pata blerë me porosi të Komandant Kumanovës. A e dinit ju këtë?

22. A e dinit se çka do të thotë porosia-urdhëri i Komandantit?

23. Komandant Kumanova dhe Flamuri m'i kanë kërkuar ata snajperë për të vrarë komandantë të pushtuesit serb e jo që ju po me ata snajperë t'i vrisnit ushtarët më të mirë të lirisë. A ishte kështu?

24. Si e ndjeni veten më shumë, si profesor, ushtarak apo si pehlivan-politikan?

25. Kjo e fundit më duket se ju pëlqen më shumë sepse keni para "lluk-lluk", a është kështu?

26. Ah çka kishte qenë kjo "tenderomania"! Kjo po e zbuluaka shpirtin e zemrën e çdokujt, apo jo?

27. Si ministër i luftës, a e dinit se sa ushtarë lirie keni pasur në fronte?

28. Cila ishte mosha mesatare e ushtarëve të lirisë?

29. Sa ushtarë e eprorë ka pasur në terren nga shteti shqiptar?

30. Sa ushtarë lirie ke pasur në fronte nga trojet e Kosovës?

31. Sa ushtarë lirie ke pasur të Batalionit "Antlantik"?

32. Sa ushtarë lirie ke pasur nga internacionalja dhe nga cilët shtete?

33. A i keni ftuar ndonjëherë së bashku për ndonjë festë të Kosovo*1244?

34. Sa është numri i dëshmorëve të Kosovës?

35. Sa është numri i dëshmorëve të shtetit shqiptar?

36. Sa dëshmorë të trojeve të Kosovës janë vrarë në Kosovë me emblemë të UÇK-së?

37. Sa dëshmorë janë të Batalionit "Atlantiku"?

38. Sa dëshmorë janë të internacionales?

39. Ke qenë anëtar i LPK-së, a është kështu?

40. LPK-ja të ngriti deri në Ministër të luftës, a është kështu?
                                                                                       4
41. LPK-ja ka qenë nëna biologjike e të shenjtës Emblemë të të lavdishmes UÇK, apo jo?

42. Në qershor 1999, në Prizren, LPK-së iu bë atentat nga bijtë e saj, a është kështu?

43. Nënës tënde a është kështu?

44. Profesor i kimisë dhe ish-i burgosur politik dhe atdhetar para lufte, a është kështu?

45. Ushtar e komandant gjatë luftës, a është kështu?

46. Pse aq lehtë hoqe dorë nga LPK-ja?

47. Çfarë turpi pati bërë LPK-ja?

48. Pse aq fort ju kultivoi "dikush" që ta urreni LPK-në?

49. Çfarë gjuhe fliste ai "dikush"?

50. Gjuhën shqipe nuk e fliste, sigurisht që jo, a është kështu?

51. Zotëri, si Ministër i luftës a e dini sa ka kushtuar e tërë lufta „çlirimtare“?

52. Pse jo?

53. Atëherë, pse u emëruat Ministër i Mbrojtjes i luftës,koston e të cilës nuk ishit në gjendje ta raportonit?

54. A e keni njohur biografinë (të kaluarën) e anëtarëve të G2-shit?

55. Pse jo?

56. Çfarë roli primar kanë pasur anëtarët e G2-shit?

57. A e keni njohur biografinë e Shefave të Mobilizimit të Zonave Lokale?

58. Pse jo?

59. Sa Shefa të financave kanë qenë të të gjitha Zonave Lokale?

60. Pse jo?

61. Sa Shefa të Logjistikës të të gjitha Zonave Lokale kanë qenë?

62. Pse jo?

5
63. A të kanë raportuar ndonjëherë Komandantët e Zonave Operative, G2, shefat e Logjistikës e të Financave?

64. Si Komandant i Përgjithshëm dhe Ministër i luftës, ju keni pasur për detyrë dhe obligim që t'i dinit këto të dhëna dhe t'i raportonit, apo jo?

65. Ju zotëri, a keni kërkuar që ata të raportojnë te ju?

66. Pse jo?

67. Si Komandant i Përgjithshëm dhe Ministër i luftës a e posedoni Arkivin e luftës?

68. Pse jo?

69. Kur gjeneratat dëshirojnë të shkruajnë për luftën e lavdishme të UÇK-së dhe Arkivin nuk do të mund ta gjejnë, cka do të thonë?

70. Pse ke qenë i papërgjegjshëm si Komandant I Përgjithshëm i UÇK-së?

71. Pse e ke pranuar atë detyrë pasi nuk keni mundur t'i dilnit zot?

72. Katërshja mafioze e Drejtorisë Politike kanë parë e studiuar personalitetin tënd si naiv dhe të kanë lënë me emër në atë përgjegjësi të madhe dhe tani ju jeni bërë halë në sy i tyre, sikurse të tjerët, të cilëve tashmë po u kalben eshtrat?

73. Si Komandant i Përgjithshëm, kur UÇK u transferua në TMK, si u ndjetë?

74. Kur i dorëzuat armët e lirisë, si u ndjetë?

75. Pse nuk morët vendim të prerë që Serbia si okupatore t'i dorëzonte armët ?

76. A e keni kuptuar tani, se pse vetëm ushtarët e lirisë duhet dorëzuar armët e lirisë?

77. Ju thoni se ndërkombëtarët na kanë detyruar që t'i dorëzonim armët e lirisë, pa e fituar lirinë. A është kështu?

78. Ju thoni se ndërkombëtarët janë pro shqiptarëve, a po?

79. Pse ndërkombëtarët po na i rrëmbejnë me dhunë armët e lirisë?

80. Pse ndërkombëtarët, sipas jush, miq të shqiptarëve, nuk po na lënë që të dalim në Referendum dhe të shprehemi si popull, duam apo nuk duam që t'i bashkohemi shtetit tonë?

6
81. Pse Komandantin e Përgjitshëm të UÇK-së dhe Ministrin e luftës, Drejtoria Politike, e tani Kryesia e PDK-së e komprometojnë me tendera për ndërtimin e shkollave etj.?

82. Pse dëshiron Zvicra që ta komprometojë Komandantin e Përgjithshëm të UÇK-së?

83. Si ish-komandant i Përgjithshëm i UÇK-së pse nuk e ngritët zërin kundër burgosjes së ish-ushtarëve tuaj?

84. A mos keni qenë i zënë me ndarjen e tenderëve për ndërtimin e shkollave?

85. Zotëri Komandant, para "aga" gjatë historisë nuk i kishin thënë askujt, a është kështu?

86. Këthehu te nxënësit, se atje është historia, e jo te tenderomania, a është kështu?

87. UÇK-në e çarmatosët, ushtarëve të lirisë, rinisë e popullit mbas luftës ua vratë dinjitetin e krenarinë, a është kështu?

88. Luftën e lavdishme të UÇK-së e degraduat, a është kështu?

89. Zotëri, detyrën dhe rolin e kujt e keni kryer kundër popullit tuaj, ju me mafian e Drejtorisë Politike dhe të Kryesisë së PDK-së?

90. Jeni deputet i Parlamentit të Kosovo*1244, a është kështu?

91. Keni shumicën në Parlament, a është kështu?

92. Plus 10 vende të serbëve, a është kështu?

93. Sa dëshmorë serbë me Emblemë të UÇK-së kemi?

94. Asnjë, a po?

95. Po prej çetnikëve e narkomanëve serbë janë vrarë 2300 djemë e vajza të babës e nënës shqiptare, a është kështu?

96. Pse privilegjohen aq shumë serbët?

97. Pse nuk privilegjohen nga pushteti i Serbisë, shqiptarët në Kosovën Lindore?

98. Pse nuk bëni presion te ndërkombëtarët, që të njëjtat privilegje të serbëve në Kosovë t'i kenë shqiptarët në Kosovën Lindore?

99. Kush po ju pengon për ta bërë këtë?
                                                                                            7
100. Kryesia e Parlamentit?

101. Kryesia e PDK-së?

102. Deputetët serbë?

103. Serbët në Qeveri?

104. Apo padronët?


Fribourg (CH), 10 Gusht 2012

MURAT JASHARI-Baca
Orizare-Kumanovë

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (4 publikuar):

lazimja në 09/08/2012 18:40:29
avatar
mjaft se na kerdite me pyetje.
Thumbs Up Thumbs Down
-2
luani në 09/08/2012 19:01:07
avatar
I nderuar BAC formoje levizjen se ne jemi me ty te gjithe te levizjes. Po ja fillojme edhe njeher valles se luftes me mire lufte se sa tradheti me mire me vra spijunat se sa me jetu me to.MJAFT eshte me spijuna dhe tradhetar.
Thumbs Up Thumbs Down
1
jetmir në 09/08/2012 20:29:57
avatar
Ruhova s'bon
Hashimi s'bo
Bardhyli s'bon
UCK s'bon
NATO s'bon

po cili bon be BAC, vetem komunistat -enveristat e LPK se.
Thumbs Up Thumbs Down
0
besa bese në 10/08/2012 10:46:42
avatar
Ju lumte bac. Pyetje me vend.
@jetimir, kush bon? Nuk eshte ketu puna e enveristave, por puna e idealistave! Se edhe demokratet mund me kon idealista, vec mos me u largu prej idealit: Bashkim Kombetar.
Thumbs Up Thumbs Down
-1
total: 4 | Treguar: 1 - 4

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Kosovё
Previous
image
Krasniqi: Kanë hyrë dhe po dalin pa merita nga PDK-ja
Partia Demokratike e Kosovës dita-ditës po “zbrazet”. Shumë anëtarë të rinj që para pak vitesh patën hyrë me shumë entuziazëm në partinë më të madhe ...
image
Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e arrestit shtëpiak për 7 personat e dyshuar për krime lufte, pas 12 orësh  seancë.Avokati i ish-Komandantit të ...
image
Fatmir Sejdiu: Isa Mustafa, inferior ndaj PDK-së
Kryetari i Nderit i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu ka paralajmëruar rikthimin aktiv në politikë, duke goditur kreun aktual të LDK-së, Isa ...
image
Maqedonia, sjellje antievropiane
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se Maqedonia po sillet në mënyrë antievropiane. ...
image
Fushata “Ta pastrojmë Kosovën”
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinore të premten organizon fushatën "Ta pastrojmë Kosovën". Fushata “Ta pastrojmë Kosovën” ka për qëllim mobilizimin e qytetarëve të Kosovës për ...
image
Prokuroria kërkon paraburgim për ambasadorin Selimi dhe të tjerët
Prokuroria Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi është paraqitur në Gjykatën e Apelit, i shoqëruar nga një polic i EULEX-it. Në fillim është thirrur ...
image
Pesë ish-komandantë të UÇK-së arrestohen për krime lufte
Policia e EULEX-it në bashkërendim me Njësinë e Operacioneve Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), kanë arrestuar pesë persona. ...
image
Harmonizohet teksti i marrëveshjes së prillit
Ka përfunduar takimi mes Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiq, i ndërmjetësuar nga baronesha Catherine Ashton. Palët nuk kanë arritur ndonjë ...
image
Sondazhi: PDK 31, LDK 26, VV 20 përqind
Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, atëherë Partia Demokratike e Kosovës do të merrte 31 për qind të votave të qytetarëve të Kosovës, thuhet ...
image
Ritakohen sot Thaçi -Ashton -Daçiq për Marrëveshjen
Dje u raportua nga Brukseli se të dy kryeministrat janë afër me qëndrime rreth planit të zbatimit të Marrëveshjes. ...
image
Dëshmitari “M” akuzon EULEX-in për presion
Dëshmitari “M” ka përfunduar dëshminë në rastin “Kleçka”. Ai nëpërmjet video-linkut, zëri i të cilit ka qenë i deformuar dhe nuk i është dukur fytyra, ...
image
Hoxhaj kundër ideve të Daçiqit për shkëmbim territores
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, idetë e Ivicia Daçiqit i ka cilësuar krejtësisht të papranueshme dhe në kundërshtim më vlerat evropiane ...
image
Serbët djegin flamurin e BE-së dhe të Kosovës
Simpatizantë të Partisë Radikale Serbe (SRS) kanë djegur sot flamurin e Bashkimit Evropian dhe atë të Kosovës, përpara ndërtesës së Presidencës së Serbisë ...
image
LB: Heshtje e dyshimtë e Qeverisë së Kosovës
Ditëve të fundit, konsorciumi amerikan “New Generation Power” lidhi një marrëveshje me Qeverinë e Serbisë për investime në gjigantin metalurgjik të Trepçës....
image
Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Sllovenisë dhe Shqipërisë
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Jožef Hlep dhe ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka. ...
Next