advertisement
Fillimi | Kosovё | Kosova përgatit festë për fundin e mbikëqyrjes
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Kosova përgatit festë për fundin e mbikëqyrjes

Kosova përgatit festë për fundin e mbikëqyrjes

Kur të vijë e hëna e dytë e shtatorit, në Prishtinë do të ndodhen personalitete ndërkombëtare të shquara në diplomaci, për të marrë pjesë në një ngjarje me peshë në historinë e Kosovës. Është dita kur shtetit do t’i hiqet mbikëqyrja ndërkombëtare.

Heqja e mbikëqyrjes do të konfirmohet fiks pas një muaji nga Grupi Ndërkombëtar Drejtues (GND), i cili do të mbajë një mbledhje në Prishtinë. Bazuar në një program preliminar për shënimin e kësaj ngjarjeje, Grupi do ta mbajë mbledhjen më 10 shtator në orën 13.00. Është paraparë që mbledhja të zgjasë diku një orë.

Në këtë takim, në nivel ministrash ose zëvendësministrash do të përfaqësohen Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Republika e Çekisë, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Hungaria, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Polonia, Sllovenia, Zvicra, Suedia, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të gjitha këto vende e përbëjnë GND-në, qëllimi parësor i së cilit ka qenë që të përkrahë implementimin e plotë të Planit të presidentit Martti Ahtisaari, mbi bazën e të cilit Kosova ka deklaruar pavarësinë më 17 shkurt të 2008-s.

Një burim ka thënë se “GND-ja do të nxjerrë konstatimin se Kosova i ka përmbushur kushtet e Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit” dhe se “do ta shpallë të përfunduar mandatin e Zyrës Civile Ndërkombëtare”. (KD/INA)

Vlerëso tekstin
4.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Kosovё
Previous
image
Peci dorëhiqet, Sadiku emërohet shef i Zyrës Ndërlidhëse në Beograd
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka propozuar ambasadorin aktual në Zagreb, Valdet Sadiku, në detyrën e zyrtarit ndërlidhës të Republikës së Kosovës në Beograd. ...
image
Hill dhe Petritsch shpallen “Doctor Honoris Causa”
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” i ka nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” ambasadorin amerikan Christopher Hill dhe ambasadorin austriak Wolfgang Petritsch, në shenjë falënderimi ...
image
AKR: Jemi parti e fuqishme, nuk po fundosemi
Aleanca Kosova e Re reagon ndaj shkrimit “AKR-ja nuk e kalon pragun “ të botuar në një të përditshme kosovare. ...
image
Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Irlandës për perspektivën evropiane të Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, priti në takim ministren për Çështje Evropiane të Irlandës, Lucinda Creighton, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë. ...
image
VV ndez në flakë "Marrëveshjen me Serbinë"
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur në orët e vona të natës duke organizuar një aksion simbolik me të cilin shprehin mospajtimin e tyre për ...
image
Bondsteel pritet të mbyllet më 2014
Shtetet anëtare të NATO-s po e mendojnë seriozisht reduktimin e mëtutjeshëm të KFOR-it. Në këtë drejtim po mendohet mbyllja e kampit "Bondsteel"....
image
Edhe dy muaj paraburgim për Limaj
Fatmir Limajt e nëntë ish-bashkëluftëtarëve të tij, të akuzuar për krime lufte, tash të njohur si rasti “Kleçka”, u është vazhduar arresti shtëpiak ...
image
Kah do të shkojë Jakup Krasniqi
“Kah do të shkojë Jakup Krasniqi”, “A do të hapë parti të re ai”, “Ka gjasë që Krasniqi të pësojë si Daci,apo të fitoj një numër të konsiderueshëm të votave ”. Këto fjali që po qarkullojnë së fundmi në media e kanë shqetësuar shumë ish-sekretarin e PDK-së, Jakup Krasniqi....
image
Bukoshi i pafajshëm, Tolaj dënohet me 18 muaj burg
Pas gati dy vite ndjekje penale ish –Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj që akuzohej për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare sot doli ...
image
Ministri Hoxhaj po merr pjesë në takimin ministror të Kartës së Adriatikut
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po merr pjesë sot në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5), që po zhvillohet në Shkup. ...
image
VV i përgjigjet diplomatit amerikan, Edward Joseph
Lëvizja Vetëvendosje, konkretisht nënkryetari i saj, Shpend Ahmeti i është përgjigjur diplomatit amerikan, Edward Joseph, i cili kishte thënë se SHBA-të kanë vendosur pesë kushte për Vetëvendosje nëse duan të bashkëpunojnë në të ardhmen....
image
Bruksel: Pa marrëveshje për telekomunikacion as pas 6 orësh bisedime
Delegacioni i Serbisë dhe ai i Kosovës nuk u morën veshë as në fund të bisedimeve të sotshme, të mbajtura si rëndom në Bruksel, që ...
image
Pacolli merr premtim për njohje nga Tajlanda
Zëvendëskryeministri i Kosovës, z.Behgjet Pacolli ka pritur në një takim një delegacion të shtetit të Tajlandës, të udhëhequr nga i dërguari i kryeministressë këtij vendi, z.Pichate Satirachaval....
image
U promovua libri për veprimtarin Naser Hanin
Në Institutin e Albanologjisë në Prishtinë dje u promovua libri “Një jetë në shërbim të lirisë” kushtuar veprimtarit të çështjes kombëtare Naser Hanit, i autorit ...
image
Sot vazhdojnë bisedimet në Bruksel
Brukseli mirëpret sërish të hënën delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, për një raund të ri të dialogut teknik në fushën e telekomunikacionit dhe energjetikës.Sipas paralajmërimeve ...
Next