
Ahtisaari, Wisner e Ischinger më 10 shtator në Prishtinë
Me rastin e heqjes së mbikëqyrjes së pavarësisë nga Grupi Ndërkombëtar Drejtues, më 10 shtator, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka paraparë organizimin e një varg aktivitetesh të nivelit të lartë.
Përveç përfaqësuesve të shteteve anëtare të GND-së, pjesëmarrjen e tyre në aktivitetet që do të shënojnë këtë ditë, ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ia kanë konfirmuar edhe shumë personalitete të shquara ndërkombëtare, burrështetas nga rajoni, Evropa dhe bota, raporton RTK.
Pjesëmarrjen e tyre në aktivitetet e zhvilluara më këtë rast, ministrit Hoxhaj ia kanë konfirmuar edhe Martti Ahtisaari, ish-ndërmjetës në bisedimet për zgjidhjen e statusit të Kosovës, përfaqësuesi amerikan në këtë proces, Frank Wisner, dhe ai i Bashkimit Evropian, Wolfgang Ischinger, kanë thënë zyrtarë të kësaj ministrie. (INA)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj