
Anulohet tenderi për autostradën Prishtinë - Shkup
Ministria e Infrastrukturës në mungesë të ofertave ka anuluar tenderin për këshilltarin e transaksionit të “Rrugës 6”, autostradës që pritet të lidhë Prishtinën me Hanin e Elezit. Asnjë kompani ndërkombëtare nuk ka shprehur interesimin që të dorëzojë aplikacionin për tenderin e këshilltarit të transaksionit të “Rrugës 6”, Prishtinë-Han i Elezit, ani pse shpallja e Ministrisë së Infrastrukturës ishte bërë edhe në media të huaja, shkruan sot Koha Ditore).
Sipas informacioneve të Ministrisë, 15 kompani ndërkombëtare i kanë tërhequr aplikacionet për të konkurruar në këtë tender, porse asnjëra prej tyre nuk ka dorëzuar ofertë në afatin e paraparë me ligj. Në këtë mënyrë ministria ka vendosur që të zgjasë afatin për kontraktimin e këshilltarit të transaksionit duke e çuar lëndën në ritenderim. Sipas njoftimit të së premtes, nëpërmjet ritenderimit i është dhënë afat shtesë deri më 12 shtator procesit të kontraktimit të këshilltarit të transaksionit për projektin të cilin Qeveria pretendon ta nisë në tremujorin e parë të vitit 2013. (KD/INA)
Maqedonia në fund të rangimeve botërore për turizëm
Sipas një analize me të dhënat numerike dhe statistikore, rezulton se vendi më i vizituar në botë është Franca, vend të cilin gjatë vitit të ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Izet Zeqiri jep dorëheqje nga funksioni i deputetit (8)
- SHSHM reagon për maltretimin e gazetarit të INA (7)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj