advertisement
Fillimi | Kosovё | Kosova përkujton Arbër Xhaferrin
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Kosova përkujton Arbër Xhaferrin

Kosova përkujton Arbër Xhaferrin

Në ambientet e Teatrit Kombëtar, në Prishtinë sot pasdite u mbajt një akademi përkujtimore për Arbën Xhaferin, intelektualin e politikanin e përmasave kombëtare, i cili për shumë vite veproi e jetoi në Prishtinë.

Kjo akademi u mbajt nën përkujdesjen e kryeministrit, Hashim Thaçi, i cili e cilësoi Xhaferin si një nga personalitetet më të shquara të skenës politike, intelektuale dhe publicistike të hapësirës shqiptare, mendimtar, filozofi dhe politikë-bërës.

“Arbën Xhaferi ishte figurë publike origjinale dhe unikate që brenda personalitetit të tij përmblidhte në mënyrë simbiotike dhe me harmoni të rrallë dellin e talentit  intelektual me atë politik. Në këtë bashkëdyzim qëndronte esenca dhe identiteti i tij, pavarësisht se në cilën fushë shpërfaqej, në kulturë, në publicistikë, në rrafshin konkret të politikës apo diplomacisë.Arbën Xhaferi kishte dhuntinë dhe përgatitjen e lartë teorike si dhe aftësinë e duhur që dukuritë e ndërlikuara shoqërore, filozofike dhe politike, duke i qartësuar dhe konkretizuar deri në vizuelizim. Kjo qartësi buronte nga njohja e thellë dhe e saktë e dukurive, nga mprehtësia e të gjykuarit,  nga logjika e hekurt dhe diskursi elokuent i të shprehurit. Pikërisht më këtë aftësi konceptimi të Arbën Xhaferit,  shtruarja dhe të kuptuarit e çështjes shqiptare merrte përmasa globale, shfaqet në horizonte të reja, duke tejkaluar copëzimin, jep tërësinë, apo thënë më mirë kuptimësimin e rehatimit të çështjes shqiptare. Ky koncept është më i gjerë, më fleksibël më liberal se vetë relacionet reale të çështjes shqiptare në Ballkan. Është koncept i mendimtarit drejt të cilit e shtyn njohja dhe argumenti shkencor. Cilësi e pashmangshme e mendimit politik të Arbën Xhaferit është njohja rrënjësore e problemeve të zgjidhura e të pazgjidhura kombëtare në Evropë e më gjerë. Prandaj sa herë e shtron problemin e çështjes shqiptare, ai ka pikëshikimin nga largësia, krahasimet, dallimet, që e bëjnë të qartë pikësynimin dhe zgjidhjen tërësore të çështjes shqiptare. Por, mbi të gjitha, Arbën Xhaferi është persistent dhe konsistent në idetë e tij në saje të vetëdijes historike, dijenisë teorike dhe relacioneve të shqiptarëve me fqinjët përreth", theksoi kryeministri Thaçi, duke shtuar se gjatë qëndrimit në skenën politike Arbën Xhaferi rrezatoi lidership të vërtetë.

Sipas tij, Xhaferri ishte lider dhe mbeti lider deri në fund, duke u shndërruar në misionar.  "Shumë procese u avancuan në dobi të shqiptarëve në Maqedoni saje të këmbënguljes, vizionit dhe kërkesave që parashtroi, imponoi dhe projektoi si lider i shqiptarëve të Maqedonisë e më gjerë. Në ditët më të vështira për Kosovën, Arbën Xhaferi luajti rol të rëndësishëm, duke justifikuar potencialin e tij patriotik, politik dhe humanist. Arbën Xhaferi ishte mbështetës dhe përkrahës i natyrshëm i filozofisë politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  Arbën Xhaferi do të luajë rol të jashtëzakonshëm në tejkalimin e krizës humanitare të dëbimit të shqiptarëve nga trojet e tyre në mars prill 1999.  Arbën Xhaferi tërë kohën qëndroi në lartësinë elitare dhe lideriste, duke shmangur konvulsionet, tensionimet, edhe atëherë kur në jetën praktike dilnin paradokset tipike te jetës shqiptare", shtoi Kryeministri kosovar.

Veprimtari i çështjes shqiptare, Adem Demaçi theksoi se Arbër Xhaferri është simbol i një personaliteti të urtë të politikës kombëtare shqiptare.

“Ai ishte prijësi i flamurit të kriterit të mbrojtjes së simbolit dhe çështjes kombëtare, gjithmonë ka vepruar ashtu siç ka qenë më së miri. Karakteri ka qenë guximi dhe njohuritë e një politikani që nuhaste gjërat para se të bëheshin dhe gjithnjë dilte me platforma propozime dhe ide, që rruga jonë drejt çlirimit dhe bashkimit të ecte sa më shpejt dhe me më pak dhimbje. Ai nuk i ka shikuar gjërat njëanshëm, por në mënyrë të gjithanshme”, theksoi Demaçi.

Sipas tij, shqiptarët përmes Arbën Xhaferit i jemi bashkuar formatit të politikanit evropian, dhe se sipas tij, me vdekjen e Xhaferit, kjo lidhje do të dobësohet.

“Karakteristika kryesore e tij ka qenë burrëria dhe guximi i një hulumtuesi, i një politikani, i cili i nuhaste gjërat para së të bëheshin, dhe gjithmonë ishte me platforma, me propozime, me ide se rruga jonë drejtë çlirimit të pjesëve të paçliruara dhe drejt bashkimit të kombit të shkonte më shpejtë dhe sa më pak dhimbje. Arbën Xhaferi nuk i ka shikuar gjërat njëanshme, por gjithmonë ka pas dije dhe fuqi që t’i shikonte gjërat në mënyrë të gjithanshme. Nuk i shikonte gjërat në mënyrë sipërfaqësore, por arrinte deri në palcën e tyre”, ka thënë ai.

Vjosa Xhaferri, anëtare e familjes Xhaferri ka folur mbi personalitetin e Arbërit, duke theksuar se ai simbol i familjes dhe një personalitet që rrezatonte çiltërsi dhe guxim.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, veprimtarë të dalluar të çështjes shqiptare mes tyre Adem Demaçi, si dhe nënkryetari i BDI-së, Rafiz Haliti dhe personalitete tjera politike nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe trevat tjera. (INA)

Vlerëso tekstin
4.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Kosovё
Previous
image
Thaçi e Daçiq takohen sot për zbatimin e Marrëveshjes
 Kryeminsitri I Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq sot në Bruksel do të bisedojnë, në një darkë pune te Catherine Ashton, për ...
image
Peci dorëhiqet, Sadiku emërohet shef i Zyrës Ndërlidhëse në Beograd
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka propozuar ambasadorin aktual në Zagreb, Valdet Sadiku, në detyrën e zyrtarit ndërlidhës të Republikës së Kosovës në Beograd. ...
image
Hill dhe Petritsch shpallen “Doctor Honoris Causa”
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” i ka nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” ambasadorin amerikan Christopher Hill dhe ambasadorin austriak Wolfgang Petritsch, në shenjë falënderimi ...
image
AKR: Jemi parti e fuqishme, nuk po fundosemi
Aleanca Kosova e Re reagon ndaj shkrimit “AKR-ja nuk e kalon pragun “ të botuar në një të përditshme kosovare. ...
image
Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Irlandës për perspektivën evropiane të Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, priti në takim ministren për Çështje Evropiane të Irlandës, Lucinda Creighton, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë. ...
image
VV ndez në flakë "Marrëveshjen me Serbinë"
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur në orët e vona të natës duke organizuar një aksion simbolik me të cilin shprehin mospajtimin e tyre për ...
image
Bondsteel pritet të mbyllet më 2014
Shtetet anëtare të NATO-s po e mendojnë seriozisht reduktimin e mëtutjeshëm të KFOR-it. Në këtë drejtim po mendohet mbyllja e kampit "Bondsteel"....
image
Edhe dy muaj paraburgim për Limaj
Fatmir Limajt e nëntë ish-bashkëluftëtarëve të tij, të akuzuar për krime lufte, tash të njohur si rasti “Kleçka”, u është vazhduar arresti shtëpiak ...
image
Kah do të shkojë Jakup Krasniqi
“Kah do të shkojë Jakup Krasniqi”, “A do të hapë parti të re ai”, “Ka gjasë që Krasniqi të pësojë si Daci,apo të fitoj një numër të konsiderueshëm të votave ”. Këto fjali që po qarkullojnë së fundmi në media e kanë shqetësuar shumë ish-sekretarin e PDK-së, Jakup Krasniqi....
image
Bukoshi i pafajshëm, Tolaj dënohet me 18 muaj burg
Pas gati dy vite ndjekje penale ish –Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj që akuzohej për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare sot doli ...
image
Ministri Hoxhaj po merr pjesë në takimin ministror të Kartës së Adriatikut
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po merr pjesë sot në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5), që po zhvillohet në Shkup. ...
image
VV i përgjigjet diplomatit amerikan, Edward Joseph
Lëvizja Vetëvendosje, konkretisht nënkryetari i saj, Shpend Ahmeti i është përgjigjur diplomatit amerikan, Edward Joseph, i cili kishte thënë se SHBA-të kanë vendosur pesë kushte për Vetëvendosje nëse duan të bashkëpunojnë në të ardhmen....
image
Bruksel: Pa marrëveshje për telekomunikacion as pas 6 orësh bisedime
Delegacioni i Serbisë dhe ai i Kosovës nuk u morën veshë as në fund të bisedimeve të sotshme, të mbajtura si rëndom në Bruksel, që ...
image
Pacolli merr premtim për njohje nga Tajlanda
Zëvendëskryeministri i Kosovës, z.Behgjet Pacolli ka pritur në një takim një delegacion të shtetit të Tajlandës, të udhëhequr nga i dërguari i kryeministressë këtij vendi, z.Pichate Satirachaval....
image
U promovua libri për veprimtarin Naser Hanin
Në Institutin e Albanologjisë në Prishtinë dje u promovua libri “Një jetë në shërbim të lirisë” kushtuar veprimtarit të çështjes kombëtare Naser Hanit, i autorit ...
Next