advertisement
Fillimi | Kosovё | Serbët po e pranojnë shtetin e Kosovës
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Serbët po e pranojnë shtetin e Kosovës

Serbët po e pranojnë shtetin e Kosovës

Vëmendja ndaj Kosovës vazhdon të jetë e lartë në mediat evropiane. “Varur nga Serbia në Kosovën e pavarur”, është titulli i tekstit të së përditshmes austriake “Der Standard”, në të cilin autori fokuset në gjendjen në të cilën ndodhen serbët e Kosovës, ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Der Standard” me rastin e përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës sqaron se në shkurt të vitit 2008, kur Kosova e ka shpallur pavarësinë, ka vlejtur plani i quajtur sipas ish presidentit finlandez, Martti Ahtisaari, i cili ka paraqitur garanci për pjesëmarrjen politike të pakicave, para se gjithash të serbëve, në mënyrë që në shoqërinë shumicë shqiptare ata mos të jenë të shtyrë në margjina.

“Implementimin e Planit e ka marrë përsipër Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO). Më shumë se katër vjet pas pavarësisë, kjo Zyre largohet nga Kosova. Në fillim të shtatorit Kosova edhe zyrtarisht do të shndërrohet në shtet sovran. Çfarë ka ndryshuar?”, shkruan “Der Standard”.

E përditshmja “Der Standard” në këtë pyetje përgjigjet duke marrë shembull enklavën në Shtërpcë. Gazeta shkruan se Plani i Ahtisaarit për serbët e Kosovës ka sjellë ndryshime dhe shpjegon se kjo shihet kur bëhet fjalë për lirinë e lëvizjes, e cila është përmirësuar dukshëm, kurse shumë serbë më nuk i bojkotojnë institucionet e Kosovës, edhe pse ende kanë dyshime. Gazeta njëkohësisht përmend se një pjesë e serbëve, të cilët nuk bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës, janë të varur nga ndihmat financiare të Serbisë.

“Komuna serbe në jug tash pranojnë para nga Prishtina, por nuk janë plotësisht të integruara në shtetin e Kosovës. Sistemi arsimor dhe shëndetësore për serbët në jug mbetet në duart serbe. Mësuesit dhe mjekët në Shtërpcë marrin paga edhe nga shteti serbe edhe nga shteti i Kosovës, edhe pse kjo është në kundërshtim me Planin e Ahtisaarit. Varësia nga institucionet serbe mbetet e larë. 40.000 nga gjithsejtë 100.000 serbe të Kosovës marrin ndonjë ndihmë nga Serbia. 21 mijë prej tyre marrin paga nga Beogradi. Por, nuk janë implementuar asnjë pikë konkrete nga Plani i Ahtisaarit. Për shembull, Kisha ortodokse serbe ka refuzuar bashkëpunimin kur bëhet fjalë për trashëgiminë kulturore dhe fetare. Megjithatë, jashtë udhëzimeve të atij plani ka kthesa të papritura. Kështu, dy priftërinj nga Manastiri i Deçanit mësojnë ndërkohë shqip, kurse pesë të tjerë kanë kërkuar shtetësinë e Kosovës”, shkruan gazeta. (INA)

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Kosovё
Previous
image
Thaçi e Daçiq takohen sot për zbatimin e Marrëveshjes
 Kryeminsitri I Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq sot në Bruksel do të bisedojnë, në një darkë pune te Catherine Ashton, për ...
image
Peci dorëhiqet, Sadiku emërohet shef i Zyrës Ndërlidhëse në Beograd
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka propozuar ambasadorin aktual në Zagreb, Valdet Sadiku, në detyrën e zyrtarit ndërlidhës të Republikës së Kosovës në Beograd. ...
image
Hill dhe Petritsch shpallen “Doctor Honoris Causa”
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” i ka nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” ambasadorin amerikan Christopher Hill dhe ambasadorin austriak Wolfgang Petritsch, në shenjë falënderimi ...
image
AKR: Jemi parti e fuqishme, nuk po fundosemi
Aleanca Kosova e Re reagon ndaj shkrimit “AKR-ja nuk e kalon pragun “ të botuar në një të përditshme kosovare. ...
image
Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Irlandës për perspektivën evropiane të Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, priti në takim ministren për Çështje Evropiane të Irlandës, Lucinda Creighton, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë. ...
image
VV ndez në flakë "Marrëveshjen me Serbinë"
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur në orët e vona të natës duke organizuar një aksion simbolik me të cilin shprehin mospajtimin e tyre për ...
image
Bondsteel pritet të mbyllet më 2014
Shtetet anëtare të NATO-s po e mendojnë seriozisht reduktimin e mëtutjeshëm të KFOR-it. Në këtë drejtim po mendohet mbyllja e kampit "Bondsteel"....
image
Edhe dy muaj paraburgim për Limaj
Fatmir Limajt e nëntë ish-bashkëluftëtarëve të tij, të akuzuar për krime lufte, tash të njohur si rasti “Kleçka”, u është vazhduar arresti shtëpiak ...
image
Kah do të shkojë Jakup Krasniqi
“Kah do të shkojë Jakup Krasniqi”, “A do të hapë parti të re ai”, “Ka gjasë që Krasniqi të pësojë si Daci,apo të fitoj një numër të konsiderueshëm të votave ”. Këto fjali që po qarkullojnë së fundmi në media e kanë shqetësuar shumë ish-sekretarin e PDK-së, Jakup Krasniqi....
image
Bukoshi i pafajshëm, Tolaj dënohet me 18 muaj burg
Pas gati dy vite ndjekje penale ish –Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj që akuzohej për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare sot doli ...
image
Ministri Hoxhaj po merr pjesë në takimin ministror të Kartës së Adriatikut
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po merr pjesë sot në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5), që po zhvillohet në Shkup. ...
image
VV i përgjigjet diplomatit amerikan, Edward Joseph
Lëvizja Vetëvendosje, konkretisht nënkryetari i saj, Shpend Ahmeti i është përgjigjur diplomatit amerikan, Edward Joseph, i cili kishte thënë se SHBA-të kanë vendosur pesë kushte për Vetëvendosje nëse duan të bashkëpunojnë në të ardhmen....
image
Bruksel: Pa marrëveshje për telekomunikacion as pas 6 orësh bisedime
Delegacioni i Serbisë dhe ai i Kosovës nuk u morën veshë as në fund të bisedimeve të sotshme, të mbajtura si rëndom në Bruksel, që ...
image
Pacolli merr premtim për njohje nga Tajlanda
Zëvendëskryeministri i Kosovës, z.Behgjet Pacolli ka pritur në një takim një delegacion të shtetit të Tajlandës, të udhëhequr nga i dërguari i kryeministressë këtij vendi, z.Pichate Satirachaval....
image
U promovua libri për veprimtarin Naser Hanin
Në Institutin e Albanologjisë në Prishtinë dje u promovua libri “Një jetë në shërbim të lirisë” kushtuar veprimtarit të çështjes kombëtare Naser Hanit, i autorit ...
Next