advertisement
Fillimi | Kosovё | Kryeakademiku i Kosovës kërkon rishqyrtim të historisë shqiptare
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Kryeakademiku i Kosovës kërkon rishqyrtim të historisë shqiptare

Kryeakademiku i Kosovës kërkon rishqyrtim të historisë shqiptare

Akademikë, historianë e studiues të fushave të ndryshme janë bërë bashkë në Prishtinë në konferencën shkencore për të diskutuar rreth Shqipërisë dhe Kosovës, 100 vjet pas shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar. Me organizimin e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës dhe Institutit të Historisë në Prishtinë, konferenca shkencore dyditore “Pavarësia e Shqipërisë dhe Kosova 100 vjet pas” ka filluar punimet të enjten me fjalën e dy kryetarëve të akademive, të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Akademik Hivzi Islami, kryetar i AShAK-ut, i cili ka hapur konferencën, ka thënë se shpreson që kjo ngjarje me çështjet që do t’i trajtojë në kuadër të temës, me komplementaritetin në mes tyre, mbi bazë të argumenteve të reja shkencore, do të jetë produktive në zbardhjen e një mori problemesh dhe zhvillimesh njëshekullore. Sipas tij, ky jubile duhet të shërbejë si një fillim i shqyrtimit të historisë shqiptare.

“100 - vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe jubileu i 5-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, janë edhe një moment për rishqyrtimin e historisë, më ç’rast ngjarjet dhe personalitet historike do të interpretoheshin dhe vlerësoheshin nga këndvështrimi objektiv shkencor”, ka thënë akademik Islami. Sipas kryeakademikut të Kosovës, këto dy jubile janë gjithashtu një rast që gjakftohtë, pa emocione e patetikë, të nxirren mësime nga pikat e dështimeve dhe qeverisjeve në të dy anët e kufirit dhe të reflektojnë për një qeverisje racionale e produktive dhe perspektivë të sigurt euroatlantike.

“Pavarësia e shtetit duket sikur ndërtimi i shtëpisë, më lehtë bëhet e më vështirë mbahet”, ka thënë kryeakademiku kosovar. Sipas tij, punët dhe përgjegjësitë e institucioneve të Kosovës filluan pikërisht më 17 shkurt 2008 dhe do të jenë edhe më të mëdha pas përfundimit të procesit të mbikëqyrjes ndërkombëtare që ndodhi para tri ditësh. Për kryetarin e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës, problemet dhe sfidat e Kosovës mbesin në radhë të parë te përpjekjet për mbrojtjen nga individualizmi i mundshëm territorial i shtetit, te mbrojtja nga grabitja e pasurisë kombëtare, te sundimi i ligjit, te lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe te angazhimi për jetë dinjitoze të qytetarit të Kosovës.

Por përpos akademik Hivzi Islamit, kërkesën për rishqyrtimin e historisë shqiptare nuk e ka përmendur në fjalën e tij as kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Gudar Beqiraj e as drejtori i Institutit të Historisë në Prishtinë, Jusuf Bajraktari.

Por për akademikun Beqiraj kjo konferencë mund të hedhë dritë përmes studimeve në proceset historiko-politike e kulturore që çuan në realizimin e pavarësisë.

”Me gjithë këto zhvillime dramatike, fitorja e pavarësisë së Shqipërisë dhe fitorja e pavarësisë së Kosovës, gati një shekull më pas, dëshmojnë se nuk mund të ketë forcë në botë që të arrijë ta varrosë ëndrrën e lirisë së një populli”, ka thënë Beqiraj.

E Jusuf Bajraktari ka fokusuar fjalën e tij më shumë në përfshirjen e Kosovës në procesin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912.

Sipas tij, me gjithë rrethanat dramatike që po zhvilloheshin ato kohë në Kosovë, përfaqësimi i saj dhe roli që luajti Kosova dhe kosovarët në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë pasqyrohet jo vetëm me pjesëmarrje të delegatëve, por në veçanti duhet vlerësuar besnikëria e luftëtarëve kosovarë.

“Megjithatë, krijimi i një Shqipërie të pavarur, pa Kosovën, Çamërinë dhe viset e tjera etnike, e përgjysmoi gëzimin e shumëpritur të popullit shqiptar”, ka thënë Bajraktari. Për një temë më ndryshe sesa vetëm procesi historik deri te shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, ka folur akademik Pajazit Nushi. “Mendimi akademik dhe doktrina serbe ndaj shqiptarëve” ka qenë titulli i referimit të akademik Nushit. Sipas tij, mendimi akademik serb ka qenë nxitës i zhvillimeve si vrasjet e dëbimet masive të shqiptarëve në gjithë historinë 100-vjeçare. Ky mendim, sipas tij, ka pasur ndikim autoritar në formimin dhe zhvillimin e qëndrimeve politike të organeve të institucioneve të pushtetit serb.

“Në këtë pikëpamje rezultat i gjurmimit të raporteve ndërmjet mendimit akademik, qëndrimeve politike dhe sjelljeve të formacioneve të armatosura serbe u tregua raport kauzal i ndërlidhur”, ka thënë Nushi. Sipas tij, nga ky rezultat del gjykimi përfundimtar, sipas të cilit misioni i institucionit më të lartë mendor i Serbisë nuk ka arritur ta lidh të vërtetën për shqiptarët me sjellje humaniste. Ai ka bindjen se qëndrimi akademik ndaj shqiptarëve dhe Kosovës është ngurtësuar, madje edhe fanatizuar fetarisht, por ka ngelur i pandryshueshëm gjatë gjithë shekullit të kaluar.

“Konsideroj se pikëpamja e tyre për shqiptarët dhe Kosovën ka përmasa të mendimit doktrinar, që meriton shqyrtim studimor të gjithanshëm në mbështetje të rezultateve më të reja arkeologjike, gjuhësore, historike, sociologjike, psikologjike dhe të vlerësimit krahasimtar të tyre”, ka thënë akademik Nushi. Me referim, në ditën e parë të konferencës shkencore “Pavarësia e Shqipërisë dhe Kosova 100 vjet pas”, kanë folur edhe akademikët Beqir Meta, i cili ka folur për afrimin e institucioneve kombëtare në vitet 20 dhe 30 vjetët e shekullit XX. Pas tij, në pjesën e dytë të konferencës kanë lexuar studimet e tyre edhe studiuesit Emine Bakalli, Biglin Çelik, Valentina Duka, Isa Bicaj, Ferit Duka, Frashër Demaj, Ilira Çaushi, Fehmi Rexhepi, Ana Lalaj, akademik Esat Stavileci e shumë të tjerë. Konferenca do të mbyllet sot (e premte).(KD/INA)

Vlerëso tekstin
4.00

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

Naser në 15/09/2012 09:04:51
avatar
Po, duhet mbeshtetur plotesisht akadmikun HIvzi Islamin, kur eshte fjala per rishqyrimin e historise shqiptare. Eshte me se e vertete se shume prej asaj qe mesohet ne historine shqiptare eshte pjelle e akademise serbe. Ne vecanti kur behet fjale per raportin e shqiptareve me fene islame dhe me osmanlinjte. Kjo ceshtje duhet rishqyrtuar nga studiues objektive dhe shkencetar te mirefillte.
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Kosovё
Previous
image
Krasniqi: Kanë hyrë dhe po dalin pa merita nga PDK-ja
Partia Demokratike e Kosovës dita-ditës po “zbrazet”. Shumë anëtarë të rinj që para pak vitesh patën hyrë me shumë entuziazëm në partinë më të madhe ...
image
Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e arrestit shtëpiak për 7 personat e dyshuar për krime lufte, pas 12 orësh  seancë.Avokati i ish-Komandantit të ...
image
Fatmir Sejdiu: Isa Mustafa, inferior ndaj PDK-së
Kryetari i Nderit i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu ka paralajmëruar rikthimin aktiv në politikë, duke goditur kreun aktual të LDK-së, Isa ...
image
Maqedonia, sjellje antievropiane
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se Maqedonia po sillet në mënyrë antievropiane. ...
image
Fushata “Ta pastrojmë Kosovën”
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinore të premten organizon fushatën "Ta pastrojmë Kosovën". Fushata “Ta pastrojmë Kosovën” ka për qëllim mobilizimin e qytetarëve të Kosovës për ...
image
Prokuroria kërkon paraburgim për ambasadorin Selimi dhe të tjerët
Prokuroria Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi është paraqitur në Gjykatën e Apelit, i shoqëruar nga një polic i EULEX-it. Në fillim është thirrur ...
image
Pesë ish-komandantë të UÇK-së arrestohen për krime lufte
Policia e EULEX-it në bashkërendim me Njësinë e Operacioneve Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), kanë arrestuar pesë persona. ...
image
Harmonizohet teksti i marrëveshjes së prillit
Ka përfunduar takimi mes Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiq, i ndërmjetësuar nga baronesha Catherine Ashton. Palët nuk kanë arritur ndonjë ...
image
Sondazhi: PDK 31, LDK 26, VV 20 përqind
Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, atëherë Partia Demokratike e Kosovës do të merrte 31 për qind të votave të qytetarëve të Kosovës, thuhet ...
image
Ritakohen sot Thaçi -Ashton -Daçiq për Marrëveshjen
Dje u raportua nga Brukseli se të dy kryeministrat janë afër me qëndrime rreth planit të zbatimit të Marrëveshjes. ...
image
Dëshmitari “M” akuzon EULEX-in për presion
Dëshmitari “M” ka përfunduar dëshminë në rastin “Kleçka”. Ai nëpërmjet video-linkut, zëri i të cilit ka qenë i deformuar dhe nuk i është dukur fytyra, ...
image
Hoxhaj kundër ideve të Daçiqit për shkëmbim territores
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, idetë e Ivicia Daçiqit i ka cilësuar krejtësisht të papranueshme dhe në kundërshtim më vlerat evropiane ...
image
Serbët djegin flamurin e BE-së dhe të Kosovës
Simpatizantë të Partisë Radikale Serbe (SRS) kanë djegur sot flamurin e Bashkimit Evropian dhe atë të Kosovës, përpara ndërtesës së Presidencës së Serbisë ...
image
LB: Heshtje e dyshimtë e Qeverisë së Kosovës
Ditëve të fundit, konsorciumi amerikan “New Generation Power” lidhi një marrëveshje me Qeverinë e Serbisë për investime në gjigantin metalurgjik të Trepçës....
image
Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Sllovenisë dhe Shqipërisë
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Jožef Hlep dhe ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka. ...
Next