advertisement
Fillimi | Kosovё | Ministri Hoxhaj në Timorin Lindor kërkon njohjen nga ky shtet
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Ministri Hoxhaj në Timorin Lindor kërkon njohjen nga ky shtet

Ministri Hoxhaj në Timorin Lindor kërkon njohjen nga ky shtet

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka filluar sot një vizitë zyrtare dy ditore në Timorin Lindor, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të këtij shteti, Jose Luis Guterres.

Në ditën e parë të vizitës, Ministri Hoxhaj është pritur në një takim bilateral nga Ministri i Punëve të Jashtme i Timorit Lindor,  Jose Luis Guterres.

Në këtë takim, Ministri Hoxhaj edhe zyrtarisht ia ka dorëzuar kërkesën e Republikës së Kosovës për njohje të plotë nga Timori Lindor.

“Kosova dhe Timori Lindor në aspektin gjeografik janë larg njëra-tjetrës, por ne ndajmë kujtesën e represionit dhe shkeljeve masive të drejtave të njeriut nga regjimet e huaja si dhe lavdinë e popujve tanë për liri. Prandaj, njohja e Timorit do të ishte edhe një mirënjohje dhe respekt për dinjitetin e viktimave”, ka thënë Ministri Hoxhaj, gjatë takimit.

Më pas, në emër të qytetarëve dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministri Hoxhaj ka falënderuar Ministrin Guterres për ftesën dhe mirëpritjen e ngrohtë.

“Shpresoj që kjo vizitë është një kapitull i ri i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.  Është një fat i madh për popujt tanë që fillimi i shekullit 21 i gjeti të dy vendet tona si vende të pavarura, sovrane dhe demokratike, që prosperojnë si anëtarë të vendeve të lira të botës”, ka theksuar Ministri Hoxhaj.

Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm i Timorit Lindor, Jose Luis Guterres ka thënë se është i nderuar me vizitën e Ministrit Hoxhaj, e cila po ndodh në 10 vjetorin e pavarësisë së Timorit Lindor.

“Ne, popullin tuaj gjithmonë e kemi pas në zemër. Prandaj edhe njohja e Republikës së Kosovës, përtej një akti formal është një obligim që vjen nga zemra jonë”, ka theksuar Ministri Jose Luis Guterres, në takim.

Dy ministrat kanë biseduar edhe për mundësinë e bashkëpunimit në shumë fusha, në mënyrë që marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve të thellohen edhe më shumë. (INA)

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Kosovё
Previous
image
Kosova dhe Shqipëria me rrezik mesatar nga terrorizmi
 Kompania e sigurimeve Aon dhe ndërmarrja për këshillime The Risk Advisory Group kanë hetuar 200 vende të botës lidhur me shkallën e rrezikut terrorist që ...
image
Qeveria e Kosovës do të kërkojë sqarime nga ambasada e SHBA-ve për Trepçën
Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe Resurse Natyrore të Serbisë, për bashkëpunimin biznesor dhe teknik në ...
image
Bllokohen pronat e Naser Kelmendit në Sarajevë
Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës ka bllokuar 7 prona të paluajtshme të biznesmenit kosovar, të arrestuar në Kosovë, Naser Kelmendi. Ndër patundshmëritë e bllokuara është edhe ...
image
Hoxhaj: Estonia, model për Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Estonisë, është takuar sot me ministrin ...
image
Pa marrëveshje bisedimet për çështjet teknike
Shefi i ekipit serb në bisedimet teknike në mes të Kosovës dhe Serbisë, Dejan Paviçeviq e ka vlerësuar si shumë pozitiv takimin e sotëm në ...
image
Sfidat e Kosovës në procesin e eurointegrimeve
Sot në Kolegjin Universitar ISPE është mbajtur konferenca me temë:’’Roli i Komisionit për Integrime Evropianë në Procesin e Integrimeve të Kosovës në BE’’, panelistë në ...
image
Nikoliq paralajmëron Westerwelen: As Kosovën, as vetëvrasje
“Gjermania do të duhej ta kuptonte se nuk ia vlen që me shantazhe të na detyrojë t’ia presim vetes venet ose të bëjmë vetëvrasje. Kosovën ...
image
Rasti Limaj, mbrojtja pret të bie poshtë aktakuza
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në sallën e improvizuar në "Kinemanë ABC1", sot mbahet seanca e radhës ndaj Fatmir Limajt dhe të akuzuarve të tjerë ...
image
Aktakuzë ndaj kryetarit dhe pesë zyrtarëve të Prizrenit
Prokurori i EULEX-it ka ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë zyrtarëve tjerë të kësaj komune.Ramadan Mujës i ngarkohen katër ...
image
Spanja: Nuk e njohim Kosovën, pa e njohur Serbia
Spanja edhe më tej refuzon ta njoh shtetin e Kosovës, ka deklaruar sot ministri spanjoll i Punëve të Jashtme, Jose Manuel Garcia Margallo gjatë vizitës ...
image
Kërkohet zbardhja e fatit të Ukshin Hotit
Në Krushë të Madhe të Rahovecit, në 14-të vjetorin e zhdukjes së tij nga Burgu i Dubravës, u kërkua sërish zbardhja e fatit të Ukshin ...
image
Biden kërkoi nga Daçiqi zbatimin e plotë të marrëveshjes
Zëvendëspresidenti i SHBA, Joseph Biden ka takuar në Washingtonn kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq të cilin e ka uruar ‘për arritjen e marrëveshjes fillestare në ...
image
Veseli: proceset ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së janë politike
Nënkryetari i parë i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli gjatë një vizite në Malishevë ka thënë se proceset gjyqësore që janë duke vazhduar ndaj ...
image
Bilanci zyrtar i Luftës së Kosovës: 11 840 të vrarë
Në Kosovë nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 ka pasur 12 843 viktima shqiptare, prej tyre 1 741 femra......
image
Albin Kurtit i jepet viza amerikane
Pas shumë refuzimeve, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti ka marrë vizën amerikane.Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje në përbërjen e Albin Kurtit do të qëndrojnë ...
Next