advertisement
Fillimi | Kosovё | Drejtë normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Drejtë normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Drejtë normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

(Update)- “Vizita e baroneshës Ashton është një mesazh i fuqishëm për progresin e arritur në Kosovë për zotimin e mbështetjes së plotë të BE-së për të arriturat në Kosovë dhe për bashkëpunimin tonë të ngushtë me BE-në”, ka thënë Thaçi pas takimit me Ashton.

Kryeministri Thaçi dhe liderët opozitarë i kanë shprehur edhe njëherë baroneshës Ashton, qëllimin dhe vizionin e Republikës së Kosovës për të ardhmen evropiane dhe anëtarësimin në BE dhe në NATO.

Ata kanë ripërsëritur se çdo zgjidhje në kontekst të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, duhet të bëhet brenda kornizave kushtetuese dhe ligjore të Republikës së Kosovës.

“Shprehëm konkludimin e përbashkët se procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore duhet të vazhdojë në suaza të respektimit të plotë të kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe të standardeve evropiane”, ka nënvizuar Thaçi.

Kryeministri i vendit ritheksoi se bisedimet janë në fazat e fundit për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

“Jemi në një fazë të fundit për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e plotë të gjendjes në veri, për shpërbërjen e strukturave ilegale dhe vendosjen e rendit dhe ligjit në atë pjesë”, ka thënë Thaçi pas takimit.

I pyetur për qëndrimin e Ashton rreth deklaratave kontraverze të Nikoliqit, Thaçi ka thënë se këto deklarata janë ‘befasi edhe për Brukselin'.

Ndërkaq, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar takimin si një përpjekje të fundit për zgjidhjet e duhura në mënyrë që të gjendet një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

I pyetur nëse baronesha Ashton ka vendosur kushte apo presion për palën kosovare, Haradinaj ka thënë:

“Takimi është vazhdimësi e përpjekjeve për të gjetur zgjidhje adekuate në kuadër të legjislacionit dhe kushtetutës së Kosovë. Nuk ka zgjidhje jashtë pakos së Ahtisaarit. Nuk ka kushte të caktuara dhe as presion”, ka thënë Haradinaj para gazetarëve.

Europianët nuk kanë pranuar që zyrtarë të LDK’së të marrin pjesë në takimin e liderëve politikë me Shefen e diplomacisë europiane, Catherine Ashton, raporton gazetari i Gazetës Express.

Ata kanë thënë se në takim janë ftuar vetëm liderët politikë, e jo zyrtarë të rangut më të ulët, duke refuzuar kështu që Ismet Beqiri ta përfaqësojë LDK’në në këtë takim.

Isa Mustafa, sipas njoftimeve të partisë së tij, e kishte të pamundur që të jetë në këtë takim, pasi aktualisht ndodhet në një vizitë në Bruksel.

Ndërkohë, gazetarëve që po e përcjellin takimin e Baroneshës me liderët politikë, u është drejtuar Vjosa Osmani, deputete e LDK’së. Ajo ka sqaruar se pse nuk janë zyrtarët e partisë së saj në takim, derisa ka dhënë mbështetjen e plotë të LDK’së për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.Menjëherë pas takimeve me krerët me të lartë shtetit dhe liderët opozitarë, baronesha Ashton, menjëherë, është nisur për në Beograd, ku do të takojë krerët institucional të Serbisë

 

Ashton vlerëson konstruktivitetit e palëve në bisedime

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, zotëri Hashim Thaçi, takuan sot Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, baroneshën Catherine Ashton.E enjte, 14 mars 2013

Në takim morën pjesë edhe ministrja e integrimeve evropiane, zonjusha Vlora Çitaku dhe koordinatori politik në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, zotëri Blerim Shala.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e vlerësoi vizitën e zonjës Ashton të rëndësishme meqë kontribuon në kuptimin e rëndësisë së procesit të dialogut që po zhvillohet në Bruksel, i cili për synim ka normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Presidentja Jahjaga theksoi se i ka dhënë mbështetje dialogut si e vetmja zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është në interes të qytetarëve të të dyja vendeve dhe për paqen e stabilitetin në gjithë rajonin.

Ajo theksoi se procesi i dialogut nuk ka hapur çështje të tjera që lidhen me statusin ose ato që mund të rrënojnë të arriturat e përbashkëta me bashkësinë ndërkombëtare, dhe vlerësoi se marrëveshjet e arritura deri tash janë një bazë e mirë për lehtësimin e jetës së qytetarëve nga të dyja anët e kufirit.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova ka hyrë në procesin e dialogut e përkushtuar për të përmirësuar pozitën e komunitetit serb në Kosovë dhe për t’i integruar ata në jetën institucionale dhe politike të Kosovës. Ajo tha se duhet të jemi të pakompromisë në insistimin tonë që qeveria e Serbisë duhet të shpërbëjë strukturat e saj ilegale dhe paralele në komunat në veri të territorit të Kosovës, sepse ato po mbajnë peng jetën e qytetarëve serbë.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova ka treguar se është konstruktive dhe fleksibile brenda kornizës ligjore dhe kushtetuese të saj dhe tha se është me rëndësi arritja e marrëveshjeve që mund të zbatohen me sukses.

Ajo theksoi se i jep mbështetje të plotë procesit të dialogut dhe tha se me rëndësi është që të arrihen zgjidhje afatgjata e përfundimtare që nuk do të cenojnë funksionalitetin e Kosovës.

Presidentja Jahjaga theksoi se pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës nuk mund të negociohen dhe nuk ka kthim prapa. Ajo tha se Kosova dëshiron që të konsolidojë pozitën e saj ndërkombëtare dhe që të përafrohen më shumë me BE-në.

Presidentja Jahjaga theksoi se me rëndësi është që Kosova të marrë sinjale pozitive nga BE-ja, posaçërisht në procesin e liberalizimit të vizave dhe atë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikë të Jashtme dhe Siguri, baronesha Ashton, theksoi rëndësinë e dialogut për gjetjen e zgjidhjeve dhe vlerësoi konstruktivitetin e palëve në këtë proces.

Ajo tha se është arritur një përparim i dukshëm në dialog dhe theksoi rëndësinë e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura. (INA)

 

Vlerëso tekstin
4.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Kosovё
Previous
image
Peci dorëhiqet, Sadiku emërohet shef i Zyrës Ndërlidhëse në Beograd
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka propozuar ambasadorin aktual në Zagreb, Valdet Sadiku, në detyrën e zyrtarit ndërlidhës të Republikës së Kosovës në Beograd. ...
image
Hill dhe Petritsch shpallen “Doctor Honoris Causa”
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” i ka nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” ambasadorin amerikan Christopher Hill dhe ambasadorin austriak Wolfgang Petritsch, në shenjë falënderimi ...
image
AKR: Jemi parti e fuqishme, nuk po fundosemi
Aleanca Kosova e Re reagon ndaj shkrimit “AKR-ja nuk e kalon pragun “ të botuar në një të përditshme kosovare. ...
image
Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Irlandës për perspektivën evropiane të Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, priti në takim ministren për Çështje Evropiane të Irlandës, Lucinda Creighton, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë. ...
image
VV ndez në flakë "Marrëveshjen me Serbinë"
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur në orët e vona të natës duke organizuar një aksion simbolik me të cilin shprehin mospajtimin e tyre për ...
image
Bondsteel pritet të mbyllet më 2014
Shtetet anëtare të NATO-s po e mendojnë seriozisht reduktimin e mëtutjeshëm të KFOR-it. Në këtë drejtim po mendohet mbyllja e kampit "Bondsteel"....
image
Edhe dy muaj paraburgim për Limaj
Fatmir Limajt e nëntë ish-bashkëluftëtarëve të tij, të akuzuar për krime lufte, tash të njohur si rasti “Kleçka”, u është vazhduar arresti shtëpiak ...
image
Kah do të shkojë Jakup Krasniqi
“Kah do të shkojë Jakup Krasniqi”, “A do të hapë parti të re ai”, “Ka gjasë që Krasniqi të pësojë si Daci,apo të fitoj një numër të konsiderueshëm të votave ”. Këto fjali që po qarkullojnë së fundmi në media e kanë shqetësuar shumë ish-sekretarin e PDK-së, Jakup Krasniqi....
image
Bukoshi i pafajshëm, Tolaj dënohet me 18 muaj burg
Pas gati dy vite ndjekje penale ish –Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj që akuzohej për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare sot doli ...
image
Ministri Hoxhaj po merr pjesë në takimin ministror të Kartës së Adriatikut
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po merr pjesë sot në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5), që po zhvillohet në Shkup. ...
image
VV i përgjigjet diplomatit amerikan, Edward Joseph
Lëvizja Vetëvendosje, konkretisht nënkryetari i saj, Shpend Ahmeti i është përgjigjur diplomatit amerikan, Edward Joseph, i cili kishte thënë se SHBA-të kanë vendosur pesë kushte për Vetëvendosje nëse duan të bashkëpunojnë në të ardhmen....
image
Bruksel: Pa marrëveshje për telekomunikacion as pas 6 orësh bisedime
Delegacioni i Serbisë dhe ai i Kosovës nuk u morën veshë as në fund të bisedimeve të sotshme, të mbajtura si rëndom në Bruksel, që ...
image
Pacolli merr premtim për njohje nga Tajlanda
Zëvendëskryeministri i Kosovës, z.Behgjet Pacolli ka pritur në një takim një delegacion të shtetit të Tajlandës, të udhëhequr nga i dërguari i kryeministressë këtij vendi, z.Pichate Satirachaval....
image
U promovua libri për veprimtarin Naser Hanin
Në Institutin e Albanologjisë në Prishtinë dje u promovua libri “Një jetë në shërbim të lirisë” kushtuar veprimtarit të çështjes kombëtare Naser Hanit, i autorit ...
image
Sot vazhdojnë bisedimet në Bruksel
Brukseli mirëpret sërish të hënën delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, për një raund të ri të dialogut teknik në fushën e telekomunikacionit dhe energjetikës.Sipas paralajmërimeve ...
Next