
Burns: Jo status të veçantë për veriun
Ish-nënsekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns paralajmëron se një status i veçantë politik për serbët e veriut të Kosovës do të vinte në rrezik qëndrueshmërinë e vendit. Burns, i cili luajti rol qendror në mbështetjen amerikane për pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, thotë se komuniteti i serbëve në veri duhet të jetë pjesë e shtetit të Kosovës dhe se Serbia është e nevojshme të pranojë plotësisht pavarësinë e Kosovës. Burns foli me Zërin e Amerikës nga studioja e Universitetit të Harvardit, ku është profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare.
“Sigurisht që të drejtat e njeriut për serbët e Kosovës duhet të respektohen, por nga ana tjetër ky komunitet duhet të jetë pjesë e shtetit të Kosovës dhe nëse atyre u jepen status dhe privilegje të veçanta politike, do të thotë që nuk ka garanci për stabilitetin e vendit. Prandaj, unë jam dakord me qeverinë e Kosovës se këto komunitete duhet të jenë pjesë e sistemit politik brenda Kosovës. Dhe mendoj se kohët e fundit Beogradi ka bërë disa deklarata shumë dramatike, në të cilat shihet se e kupton që nëse Serbia dëshiron që e ardhmja e saj të jetë në BE, atëherë ata duhet të jenë shumë më të hapur për pavarësinë e plotë të Kosovës dhe duhet të ketë një normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, një barazi të plotë mes tyre dhe një njohje të plotë nga Serbia të pavarësisë së vërtetë të Kosovës. Ky është qëndrimi amerikan dhe ky është qëndrimi im si qytetar privat”, tha Burns.
Në pyetjen se a parashikon që dy palët të arrijnë një marrëveshje për veriun e vendit së shpejti, Burns u përgjigj se ai nuk punon më për qeverinë amerikane, andaj nuk mund ta dijë se çfarë do të ndodhë. “Këtë do t'ua lë të tjerëve. Por, mendoj se Serbia ka bërë përparim mjaft të madh dhe udhëheqja serbe ka treguar një hapje të re ndaj Kosovës dhe pavarësisë së saj. Shpresoj që ky proces do të vazhdojë dhe do të përfundojë, në mënyrë që Kosova dhe Serbia të përballen me të ardhmen në një mënyrë të re, duke respektuar plotësisht sovranitetin dhe tërësinë territoriale të njëra-tjetrës si dhe pavarësinë. Ky është synimi. Nuk e di se çfarë përparimi do të bëhet në bisedimet e ardhshme, por mendoj se ka shumë rëndësi që të bëhet përparim”, tha pos tjerash në këtë intervistë Nicholas Burns. (INA)
Kontributi francez në ndarjen e veriut të Kosovës
Qeveria e Thaçit ndjen një nevojë kompulsive me e përligj inferioritetin e saj në veri me mënyrat më bizare të mundshme. ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Izet Zeqiri jep dorëheqje nga funksioni i deputetit (8)
- SHSHM reagon për maltretimin e gazetarit të INA (7)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- Qosja: Nëse Berisha fiton përsëri, është katastrofë historike (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj